GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pentagoni, nga 15 shtatori vaksinimi i detyrueshëm për trupat ushtarake

21:00 - 09/08/21
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pentagoni, nga 15 shtatori vaksinimi i detyrueshëm për trupat ushtarake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pentagoni do të kërkojë nga ushtarët amerikanë që të bëjnë vaksinën kundër COVID-19 deri më 15 shtator, sipas një dokumenti që ka arritur të sigurojë agjencia e lajmeve Associated Press. Ky afat mund të shtyhet nëse vaksina merr miratimin përfundimtar të Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve ose normat e infeksionit vazhdojnë të rriten.

“Unë do të kërkoj miratimin e presidentit për t’i bërë vaksinat të detyrueshme jo më vonë se mesi i shtatorit, ose menjëherë pas “miratimit të rregullt të vaksinës nga Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve”, cilado që të vijë e para”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin në një dokument dërguar trupave, duke i paralajmëruar ata që të përgatiten për rregullin e ri.

Aishtoi se nëse niveli i infeksioneve rritet dhe ka potencial për të ndikuar në gatishmërinë ushtarake“do të veprojë pa hezitim më shpejtësi ose do t’i rekomandoj Presidentit të ndjekë një tjetër drejtim nëse do të jetë e nevojshme. Për të mbrojtur këtë vend, ne kemi nevojë për një forcë të shëndetshme dhe në gatishmëri”.

Rregulli pritet të njoftohet zyrtarisht të hënën.

Vendimi i Sekretarit Austin vjen pak më shumë se një javë pasi Presidenti Joe Biden u tha zyrtarëve të mbrojtjes që të zhvillojnë një plan për të bërë të detyrueshëm vaksinimin për ushtarët si pjesë e një fushate më të gjerë për të rritur nivelin e vaksinimit tek punonjësit federale. Masa pasqyron vendime të ngjashme tëndërmarra nga qeveritë dhe kompanitë në të gjithë botën, ndërsa vendet po luftojnë me variantin shumë më ngjitës delta të koronavirusit që ka shkaktuar një rritje të rasteve të reja të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, të shtrimeve në spitale dhe të vdekjeve që nuk është parë që nga dimri i vitit të kaluar.

Sekretari Austin thotë në udhëzimin e tij se repartet ushtarake do të duhet të bëjnë përgatitjet në javët e ardhshme për të përcaktuar sasinë e vaksinave që u nevojiten dhe mënyrën se si do të zbatohet rregulli i ri. Koha shtesë, megjithatë, është gjithashtu një shenjë e përçarjes së ashpër politike mbi vaksinën dhe mendimin se detyrimi për vaksinën ka të ngjarë të shkaktojë kundërshtime në mesin e kundërshtatëve të këtij veprimi brenda qeverisë shtetërore dhe asaj federale, Kongresit dhe publikut amerikan.

Kjo gjithashtu i jep më shumë kohë Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për të dhënë miratimin përfundimtar për përdorimin e vaksinës Pfizer, që pritet të ndodh në fillim të muajit tjetër. Pa këtë miratim formal, Sekretari Austin do të kishte nevojë për një masë përjashtuese nga Presidenti Biden për ta bërë vaksinimin të deturueshëm për ushtarët.

Ushtarët shpesh jetojnë dhe punojnë në grupe nëpër kazerma dhe luftanije, duke rritur rrezikun e përhapjes së shpejtë të koronavirusit në mesin e tyre. Dhe çdo shpërthim i madh i koronavirusit në ushtri mund të ndikojë në aftësinë e Amerikës për të mbrojtur veten në rastë të një krize.

Vendimi do të shtojë vaksinën kundër COVID-19 në një listë të vaksinave të tjera që ushtarët tashmë janë të detyruar të bëjnë. Në varësi të vendndodhjes së tyre në të gjithë botën, ushtarët mund jenë të detyruar të bëjnë deri në 17 vaksina të ndryshme.

Në udhëzimin e Sekretarit Austin gjithashtu thuhtet se për momentin, Pentagoni do të respektojë urdhrin e Presidentit Biden për kufizime shtesë për çdo anëtarë të personelit federal të pavaksinuar. Këto masa përfshijnë mbajtjen e maskës, distancimin fizik dhe kufizimin e udhëtimeve të lidhura me punën.

Sipas Pentagonit, më shumë se 1 milion ushtarë janë vaksinuar plotësisht dhe 237,000 të tjerë kanë marrë vetëm një dozë të vaksinës kundër Covid-19./VOA

Lajme të lidhura

Trump shprehet optimist:  Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë
Botë

Trump shprehet optimist: Një marrëveshje për Ukrainën është më afër se kurrë

11:28 - 16/12/25
Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video)
Aktualitet

Trafik armësh drejt Italisë, arrestohen 3 shqiptarë! Ja çfarë u sekuestrua (Video)

11:05 - 16/12/25
Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi
Aktualitet

Pas protestave dhe padive, Kushner tërhiqet nga plani për ndërtimin e hotelit “Trump”në Serbi

08:03 - 16/12/25
Para
Manchester United ofron 650 mijë euro në javë për të marrë Lionel Messin

Manchester United ofron 650 mijë euro në javë për të marrë Lionel Messin

TË FUNDIT

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
Breaking Views

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25

Ish-trajneri i Kombetares Shqiptare, Kristian Panuçi ka komentuar deklaratat e trajnerit të Napolit, Antonio Konte, i cili pati thënë se...

Lexo më shumë
Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

Trafik kilometrik kamionësh në aksin Morinë –Vërmicë, shkak puna e ngadaltë në doganë

22:38 - 16/12/25
Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

Masat e SPAK për Ergys Agasin dhe grupin e AKSHI-it/ A do ta mbrojë kryeministri Linda Karçanajn, njësoj si Ballukun?

21:45 - 16/12/25
Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë  votën Sylvinho dhe Gjimshiti

Çmimet FIFA “The Best”/ Ja kujt ia dhanë votën Sylvinho dhe Gjimshiti

21:29 - 16/12/25
Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

Shfryhet operacioni “Metalurgjiku’, Gjykata e Elbasanit liron 16 personat e vënë në pranga

21:13 - 16/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com