GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Për barkthatët, jo barkderrat!

21:34 - 15/02/22
në OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Për barkthatët, jo barkderrat!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Denisa Skodi

 

Ç’ide! Ndërsa i bën ballë acarit, thua se erërat e gjithë botës të mblidhen në duar, si fillim të duhet të gjesh një qese. Për këtë s’kërkohet shumë mund, ka plot.

Më pas, puna e do ta zbrazësh sa më shpejt. Duhet nxituar, para se gishtërinjtë e mpirë të mos i hyjnë në punë as dreqit.

Dashtë Zoti të kesh pak fat e të gjesh një qese që s’qelbet fort erë. E zbras dhe nis ta shqyesh vrap e vrap në shirita të barabartë. I merr dhe në to kalon me shkathtësi dorezat e bidonëve plastikë.

Qëllon që ndonjëri të ketë pasur turshi. Sa të mirë janë turshitë në dimër, ë?

Përshkon edhe dorezat e fundit që të kanë mbetur dhe ja ku mbylle pune. Tani vargje- vargje, e mban tërë atë tufë bidonësh të pistë, fare lehtë

Fantastike kur mendon se ti që po e bën të gjithën këtë, je vetëm 8 vjeç. E quaj Flokëverdhi, e bëj qëllimisht. Dua që sa herë t’ua tregoj të tjerëve të mos thonë se “romët” kështu e kanë. Vizitorët e mitur të koshave, sot s’njohin ngjyrë

E ndesh paraditeve, në një prej lagjeve të kryeqytetit. Orar kur duhet të ishte në shkollë, ndoshta në orën e sporteve apo duke pritur me padurim pushimin e gjatë. Rrethanat e ngrenë çdo mëngjes herët, ia heqin ato pak shtresa që e mbulojnë dhe e shpien te koshat e mbeturinave. Duhet të mbledhë bidonë, sa më shumë të mundet. Vetëm kështu ka sigurinë se në mesditë, buka s’do të mungojë

Ai s’di asgjë rreth “çoç zhvillimit” të Tiranës, nuk ia del të rrëmbeje faqet e para, as të dyta të gazetave, përkundrazi kërcënon çdo fasade. Ai do vetëm njohur, lexuar për të, me shpresën se kushedi, përveç bukës, në pjatë mund t’i shtohet pak mish.

Lajme të lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Para
Soreca: Arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta duhet të vazhdojnë

Soreca: Arrestimet dhe dënimet e niveleve të larta duhet të vazhdojnë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com