GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për beton dhe suva, Ergys Verdho i fal 1.3 MLD lekë Paqësor Buzit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Për beton dhe suva, Ergys Verdho i fal 1.3 MLD lekë Paqësor Buzit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prej disa kohësh Paqësor Buzi kishte rënë në heshtje dhe nuk ishte parë më në “garat” për tenderët,  ku gjithmonë synonte prokurimet që kanë vlera të larta. Dhe kush më mirë se miku i tij, Ergys Verdho, mund t’i xhironte një mal me para?!

Drejtori i KESH e ka gostitur me 1.2 miliardë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Rehabilitimi i tunelit të shkarkimit pranë Digës Zadejë”, me një fond limit në vlerën 126,859,115 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Shohim se në tender kanë marrë pjesë 5 firma, ku fituese është shpallur G.P.G. COMPANY e Paqsor Buzit.

Kjo firmë ka ofruar 116,507,853 lekë të reja pa TVSH ose rreth 1.4 miliardë lekë përfshirë TVSH. Por nëse krahasojmë këtë shifër me ato të dhëna nga kompanitë e tjera pjesëmarrëse, vëmë re se njëra ka ofruar gati 200 milionë lekë më pak se Buzi, por nuk është marrë parasysh nga Verdho.

Gjithashtu, vlen të theksojmë se vlera e ofruar nga Paqsor Buzi është sa 92% e fondit limit të tenderit, duke shtuar dyshimet se ka patur një marrëveshje të heshtur në këtë tender. Prej disa vitesh Paqësor Buzi njihet për tenderët e majmë që merr nga “Rilindja”.

Por, më parë ai njihej për mashtrimet që ka bërë dhe se është person me precedent penal. Kujtojmë se, në vitin 2019, Paqsor Buzi është arrestuar nga policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ai u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”.

Këta biznesmenë u akuzuan në atë kohë se kishin krijuar një skemë me fatura fiktive shitje-blerjesh mes njëri-tjetrit me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti.

Në këto kushte, duke parë që tenderi mban “Flamurin e Kuq” sipas vlerësimit të Open Data, si dhe aferat e Verdhos që shtohen, nuk është aspak çudi që këto 1.4 miliardë lekë të firojnë pa arritur të investohen sipas planit. Tunelit do t’i hidhet vetëm një dorë betoni e suvaje. Sepse aq tregohet edhe në kontratë: do të ketë vetëm riparim, të mureve dhe pjesës elektrike, punë që sigurisht mund të bëhej me më pak para. Por Verdho si gjithmonë i bie me top sepse i ka dalë frika edhe nga SPAK-u.

Lexo edhe:Agolli i FSHZH-së i fal 5.8 MLN dollarë Paqësor Buzit për arnimin e dy rrugëve në Spille dhe në Lushnjë

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: abuzimOaqesor Buzitender

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Ballkani synon rezultat pozitiv në përballjen me Dinamon e Zagrebit

Ballkani synon rezultat pozitiv në përballjen me Dinamon e Zagrebit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur
Breaking Views

Arrin në 310 numri i të lënduarve gjatë protestës, ditën e sotme plagoset edhe një i mitur

21:56 - 19/10/26

310 persona kanë marrë ndihmë mjekësore që prej nisjes së protestave më 13 tetor, sipas përditësimit të publikuar nga institucionet...

Lexo më shumë
Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

Senatori amerikan Peters reagon për protestat në Shqipëri: Ndalni agresionin ndaj protestuesve

21:50 - 19/10/26
Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë

Rama miraton vendimin për shpërblimin për 2750 efektivët e policisë

21:41 - 19/10/26
Shpërblimi 2500 euro për policët, protestuesit: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!

Shpërblimi 2500 euro për policët, protestuesit: Lekët ua paguajmë ne, jo Rama!

21:28 - 19/10/26
Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

Dhuna policore në oborrin e Katedrales, reagon Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë: Respektoni vendet e shenjta

21:20 - 19/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com