GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Për çfarë është ‘de facto’ në burg Beleri? Debat mes Dhulit e Lalës

22:26 - 25/05/23
në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Për çfarë është ‘de facto’ në burg Beleri? Debat mes Dhulit e Lalës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Skerdjan Dhuli, zëdhënësi i fushatës së kandidatit të Himarës, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se Fredi Beleri nuk është në burg për akuzat e bëra për masakrën e Peshkëpisë, apo të tjera, por për një çmenduri të Ramës pasi pa dy ditë përpara zgjedhjeve të 14 majit se PS-ja dilte humbëse në sondazhe.

Por gazetarja Klodiana Lala tha se Prokuroria e Krimeve të Rënda e ka mbyllur dosjen ndaj tij sepse Greqia nuk solli asnjë informacion për masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994.

Debati në studio:

Rakipi: Çfarë kontestoni ju në këtë rast? Ka përgjime ku Beleri ja jep paratë dikujt tjetër 400 mijë për 8 vetë dhe 300 euro për të infiltruarin. Nuk ka blerë vota Beleri në këtë rast?

Dhuli: Nëse provohet se Alfred Petro Beleri, po të duash i shtojmë edhe atë Dhionisis, paguan para për të blerë vota, do të shkoj unë t’i çoj cigare në burg dhe do të vij të të kërkoj ty falje publikisht. Prokuroria nuk thotë që Fredi Beleri jep lekë, thotë që shtetasi Pandeli Kokaveshi.

Lala: Prokuroria thotë që z. Beleri e instrukton të infiltruarin te Pandeli Kokaveshi dhe në momentin dhe në momentin që merren paratë ndërhyhet për t’u arrestuar. Cila është njohja mes Fredi Belerit dhe të infiltruarit?

Dhuli: Shtetasi Arsen Rama furnizonte me peshk lokalin e z. Beleri prej vitesh, jo tani.

Lala: Ju i mohoni bisedat mes Belerit dhe Arsen Ramës për blerje votash?

Dhuli: Unë nuk kam qenë gjatë bisedave. Unë jam zëri i tij politik, jo avokati, jam zyrtar i Partisë Demokratike. Një ditë para se të arrestohej Beleri më ka thënë tekstualisht: Këto ditë bëhu gati për sulme të ashpra.

Unë nuk i kam bërë publike kërcënimet dhe nuk trembem. Akuza ndaj z. Beleri ka qenë e hershme.

Rakipi: Ti ke qenë i vogël. Ka qenë i akuzuar për 4 njerëzit që kanë shkuar në Peshkëpi.

Lala: Ka qenë i pandehur zyrtarisht.

Dhuli: E dini se sa herë kalon kufirin z. Beleri njoftohet antiterrori nga policia?

Hoxha: Edhe kur kaloj unë në Greqi, antiterrori grek…

Lala: Prokuroria për Krime të Rënda e ka marrë të pandehur z. Beleri për masakrën e Peshkëpisë dhe çështja është pushuar sepse Greqia zyrtare nuk solli asnjëherë informacion për arrestimin e pjesëtarëve të organizatës MAVI dhe nuk vuri asnjë informacion në dispozicion për armët që ishin marrë nga Peshkëpia.

Dhuli: Fred Beleri nuk është në burg për masakrën e Peshkëpisë, por për një çmenduri të Edi Ramës. E dini pse i jam bashkuar unë fushatës së Fred Belerit?

Lala: Për këto thirrjet antishqiptare?

Dhuli: Po unë jam mysliman, jam lab, s’kam lidhje.

Hoxha: Po edhe Beleri lab është, nga Progonati.

Dhuli: Jam bashkuar jo vetëm si ish-zyrtar i PD-së për zonën e Himarës e që votoj vetë në atë zonë, por për të bërë zëdhënësin e tij në pjesën e imazhit. Beleri i ka të qarta vetë problematikat që ka patur. Pse shteti shqiptar për gjithë këto vite nuk e ka shqetësuar dhe dy ditë parpara zgjedhjeve, kur Ramës i shkuan sondazhet në tavolinë.

Lala: Fredi është marrë i pandehur për masakrën e Peshkëpisë dhe Greqia asnjëherë nuk solli informacion./TPZ

Etiketa: beleriDhuliHoxhaLalaRakipi

Lajme të lidhura

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm
Aktualitet

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar
Breaking Views

Mandati i Ballukut/ Ulsi Manja: Kemi kohë deri në 16 mars, pas tre muajve kërkesa quhet e rrëzuar

22:28 - 05/02/26
Para
Pas marrjes së PD-së, Berisha nis ‘luftë’ me SHBA-të, sulmon Sekretarin Blinken

“Non grata” e Berishës/ Grenell: Vendim i Blinken, unë s’kam parë asnjë provë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij
Aktualitet

Media turke: Edi Rama një klloun i pakëndshëm, e ka bërë imoralitetin kod të sjelljes së tij

08:37 - 06/02/26

Media turke Atik ka publikuar një artikull ku e quan kryeministrin Rama, një "klloun të pakëndshëm" dhe kritikon takimin e tij me...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 06/02/26
Lubonja: Në Shqipëri po instalohet modeli i diktaturës, Rama po bëhet tepër i rrezikshëm

Lubonja: Nëse largohet Berisha, Rama bëhet edhe më i rrezikshëm, duhet bashkim i opozitës

07:56 - 06/02/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Shkurt 2026

07:32 - 06/02/26
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull

Parashikimi i motit për sot, 6 Shkurt 2025

07:31 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com