GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Për darkë të “Nusret”? Bashkia Tiranë, udhëtim 3 ditor në Dubai

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Për darkë të “Nusret”? Bashkia Tiranë, udhëtim 3 ditor në Dubai
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Udhëtimet në vendet ekzotike dhe darkat në restorantet më të shtrenjta në botë, janë kthyer në rutinë e zyrtarëve të Bashkisë Tiranë, të cilët mesa duket kanë Dubain si destinacionin e tyre të preferuar turistik.

Në median online, qarkullojnë detaje nga tenderi për blerje bileta udhëtimi për një vizitë tre ditore të Dubai, duke nxjerrë zbuluar krerët e Bashkisë Tiranë. Sipas dokumenteve, bashkia ka hapur një procedurë tenderimi për blerje bileta udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe. Tenderi është nën 8 milionë lekë të vjetra dhe është me objekt “blerje 3 bileta udhëtimi vajtje-ardhje me itinerar Tiranë-Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe – Tiranë.

Një udhëtim luksi, duke pasur parasysh zhvillimin e vendit në Lindjen e Mesme, apo edhe restorantet dhe dyqanet luksozë të shumtë, të cilët krerët tanë i njohin shumë mirë.

“Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna blerje 1 biletë udhëtimi me nisje nga Tirana drejt Dubai-t do të bëhet në datën 31.10.2021 në drekë, pa ndalesë. Kthimi nga Dubai drejt Tiranës do të bëhet në datën 02.11.2021 në drekë, pas mesnate, mbërritja në Tiranë para orës 13.30, me një ndalesë” thuhet në dokumente, ndërsa ka të përfshira edhe bagazhet.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës do të blejë edhe 2 bileta të tjera, me të njëjta kushte, teksa kësaj herë këta dy zyrtarë do të kthehen në datën 3 nëntor 2021. Madje, këta zyrtarë i kanë kërkuar që mos të ketë ndalesa të tjera. Nuk dihet nëse do të jetë Arbjan Mazniku, ai që do të shoqërojë dy zyrtarët e tjerë, nisur nga fakti që ky i fundit i di vendet e mira në Dubai pasi ka qenë dhe herë tjetër.

Në 9 janar të këtij viti, restoranti i famshëm “Nusret” në Dubai postoi një video ku dukeshin teksa darkonin një grup personash. Në pamje duken nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbjan Mazniku, drejtori i Komunikimit në kryeministri Endri Fuga me bashkëshorten, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku dhe sipërmarrësi Samir Mane.

Aso kohe ngjarja u quajt një skandal pasi ndërsa vendi ynë ishte nën ujë nga përmbytjet, politikanët tanë darkonin në Dubai. Nëse marrim shembull një nga faturat e gjetura në Google, një racion nga bifteku i famshëm kushton 1250 AED, dhe pas një konvertimi në Euro, kuptojmë se bëhet fjalë për rreth 267.3

I menjëhershëm ishte reagimi i kryeministrit Rama, i cili u justifikua duke thënë se darka ishte takim pune dhe se shpenzimet mbuloheshin nga “mikpritësit”.  Tani, kushdo të shkojë në Dubai, presim që të na serviri ndonjë foto nga “takimet e punës”./ D.L/ Gijotina.com

Etiketa: biftekDubaikryesore2MaznikuVeliaj

Lajme të lidhura

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Para
Lajm i mirë për Edi Rejan, mbrojtësi i Kombëtares kalon Covid-in

Lajm i mirë për Edi Rejan, mbrojtësi i Kombëtares kalon Covid-in

TË FUNDIT

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente
Breaking Views

Të rinjtë qëndrojnë përpara Kryeministrisë për orë të tëra pa krijuar incidente

23:12 - 23/10/26

Mbrëmja e së premtes kaloi në qetësi para Kryeministrisë. Më pak se 100 të rinj që u mblodhën në bulevard,...

Lexo më shumë
Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

Pedagogu i filozofisë Klementin Mile: Protesta nuk mjafton, duhen paralizuar bankat, shëndetësia, transporti

22:49 - 23/10/26
Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

Edhe sindikata e artistëve i bashkohet protestës së studentëve: Nesër në orën 11:00 para Kryeministrisë

22:24 - 23/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

“Të rinjtë duan të ikë Rama Kongresmeni demokrat amerikan: Të dëgjohet zëri i qytetarëve

22:05 - 23/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com