GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale

17:43 - 16/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Për herë të dytë brenda një viti, Greqi rrit pagën minimale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Greqia do të rikthejë pagën minimale të 10 viteve më parë, përpara se paga të ulej për shkak të krizës ekonomike, duke e çuar në 751 euro. Kjo rritje vjen si pjesë e një pakete ndihme për qytetarët që jetojnë në Greqi, e që po përballen me rritjen e çmimeve kryesisht të energjisë elektrike që u shkaktua prej luftës në Ukrainë.

Këtë paketë “bujare”, e cila do të hyjë në fuqi më 10 shtator, e prezantoi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, të martën.

Disa prej masave do të jenë të karakterit emergjent dhe të përkohshme, sa për të përballuar krizën muajt e ardhshëm, ndërsa të tjera, siç është rritja e pagës minimale, do të jetë e qëndrueshme.

Kështu, paga minimale në Greqi do të jetë 751 euro, nga 713 që ishte, duke shënuar kështu herën e dytë që Greqia rrit pagën minimale brenda vitit. Kujtojmë se më 1 maj të këtij viti, qeveria greke rriti pagën minimale nga 650 euro në 713.

Kujtojmë se Greqia doli zyrtarisht këtë muaj prej krizës së borxheve ndaj BE-së, që nisi në vitin 2010. Komisioni Evropian më 10 gusht bëri me dije se Greqia ka përmbushur pjesën më të madhe të angazhimeve financiare.

Greqia po e rimerr veten pas edhe një sezoni tejet të suksesshëm turistik ku raportohet se të ardhurat janë parashikuar rreth 20 miliardë euro. Duket se këto përfitime Greqia po i kanalizon në shërbim të qytetarëve, duke shtuar paketat e ndihmës.

Etiketa: Greqipage minimale

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

SKEMA/ Si favorizoi Autoriteti i Konkurencës hungarezët e kompanisë celulare “One”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com