GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Për herë të parë, Irani vret një person të arrestuar në protesta

10:37 - 08/12/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Për herë të parë, Irani vret një person të arrestuar në protesta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani ka ekzekutuar një të burgosur, i cili është arrestuar gjatë protestave në të gjithë vendin që janë bërë javët e fundit. Ngjarja besohet se shënon ndëshkimin e parë të tillë të kryer nga Teherani.

Vrasja vjen teksa edhe të burgosur të tjerë përballen me dënime me vdekje për përfshirjen e tyre në protestave.

Protestat kanë shpërthyer kundër Policisë për Moral në Iran, pas vdekjes së Mahsa Aminit, 22-vjeçares e cila është ndaluar nga zyrtarë të këtij departamenti, nën dyshimet se nuk e ka vendosur si duhet mbulesën në kokë.

Ndërkohë protestat janë zgjeruar edhe me kërkesa tjera, duke sfiduar teokracinë e Iranit në mënyrë më serioze prej Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Aktivistët paralajmërojnë që edhe persona tjera mund të ekzekutohen.

“Ekzekutimi i Mohsen Shekarit duhet të rezultojë me reagime të fuqishme, pasi në të kundërtën do të përballemi me ekzekutime të përditshme të protestuesve”, ka thënë Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i Grupit për të Drejtat e Njeriut në Iran, që ka selinë në Oslo.

“Ky ekzekutim duhet të përcillet me pasoja praktike në nivel ndërkombëtar”.

Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejta të Njeriut ka votuar më 24 nëntor për të nisur hetime rreth shtypjes së protestave.

Irani e kundërshtuar një nismë të tillë duke thënë se këto veprime shkelin sovranitetin kombëtar.

Agjencia iraniane e lajmeve, Mizan, e ka bërë të ditur ekzekutimin. Në të, burri i ekzekutuar është akuzuar për bllokim të rrugëve dhe sulm ndaj pjesëtarëve të sigurisë në Teheran.

Autoritetet iraniane kanë pasur vështirësi në ndaljen e protestave dhe i kanë përshkruar ato si “trazira” të nxitura nga vendet që konsideron armike si Shtetet e Bashkuara, Britania dhe Izraeli.

Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka thënë se autoritetet iraniane synojnë të ekzekutojnë edhe të paktën 21 persona tjerë përmes “gjykimeve të rreme”.

Deri më tani, të paktën 475 persona kanë vdekur nëpër protestat e nisura javë më parë në Iran, derisa mbi 18.000 të tjerë besohet se janë arrestuar.

Irani është një prej vendeve që kryen më së shumti ekzekutimeve në botë. Autoritetet e këtij vendi i ekzekutojnë të burgosurit kryesisht duke i varur.

Etiketa: Iraniprotestate arrestuar

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Del “zbuluar” shqiptari në Greqi, çfarë i gjeti policia në banesë

Del “zbuluar” shqiptari në Greqi, çfarë i gjeti policia në banesë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja
Sport

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

Kristjan Asllani pritet të jetë në stol ndaj Fenerbahçes. Trajneri Sergen Jalçin do të befasonte kështu mesfushorin shqiptar, pikërisht para...

Lexo më shumë
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26
Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

Pas 3 muaj e gjysmë në burg, Apeli liron rojen e karburantit të Edmond Mëhallës

19:43 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com