GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Për MIMOZËN

18:01 - 14/03/23
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Për MIMOZËN
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Nga Aida Topalli
“Po punoj me dy turne. Kam nevojë për para. Vajza e vogël është në shkollë. Dritat e uji janë për t’u paguar. Edhe ajo qira e poshtër. Vetëm shpenzime. S’mjafton një rrogë, jo! Jam pak në moshë, por e përballoj. Nuk ka gjë.”
Ajo ishte një grua e vuajtur. Quhej Mimoza Paja. Kishte punuar gjithë jetën e saj, “për bukën e gojës”. U martua herët dhe lindi dy fëmijë. Një vajzë dhe një djalë. Ndër vite martesa nuk i shkoi mirë dhe u divorcua. Fëmijët i rriti vetë, ashtu duke sakrifikuar, në Tiranën e vështirë.
U bë gjyshe 10 vjet më parë. Për fat të keq, edhe e bija ju divorcua. Për disa të ardhura më shumë, u largua drejt Kosovës.
Të voglën e la bashkë me gjyshen, Mimozën.
Mimoza sakrifikoi shumë. Punët që bëri ishin të lodhshme dhe nuk paguheshin mjaftueshëm sa për tia dalë. E megjithatë, ashtu duke u “zvarritur”, ja doli.
Pak kohë më parë, në një lokal në Don Bosko, kërkohej banakiere.
E kishte në krah me shtëpinë e saj. Çfarë fati. Punë afër, shkolla e vajzës afër, mund ta mbante edhe aty pasditeve.
Dhe kështu veproi. Kështu veproi edhe mbrëmë.
Në kufinjtë e sakrificës, merrte mbesën dhe e ulte në lokalin ku punonte. Në natën e saj të fundit.
Mimoza, kjo grua fatkeqe, këmbanë alarmi për sigurinë e femrave në shoqërinë tonë, po punonte qetësisht, kur papritur e pa menduar, breshëri plumbash u derdhën mbi trupin e saj, duke e lënë të vdekur në vend.
Bashkë me të u plagos edhe mbesa 10 vjeçare.
Dy persona që nuk kishin aspak lidhje me këtë histori monstrash gjakftohtë.
Mimoza shkoi…. Iku pa patur faj. Iku, duke ja marrë jetën ca plumba të mallkuar, që se ç’kërkonin në trupin e saj.
Iku, duke na lënë të terrorizuar. Mimoza na la të pasigurta. Se nesër, mund të jem unë, mund të jesh ti, mund të jetë kushdo, në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
Mbesa e saj do të rritet me traumat e shkaktuara nga ajo se çfarë i panë sytë atë mbrëmje tmerri.
Situata është alarmante. Janë 4 gra të vrara, në 12 ditë.
Kush do të na mbrojë?
Etiketa: Aida TopalliMimoza

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
“Tmerri i Belgjikës”, arrestohen 3 ‘skifterët’ shqiptarë

"Tmerri i Belgjikës", arrestohen 3 'skifterët' shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia në lidhje me vendimin e sotëm të GJKKO për...

Lexo më shumë
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26
Nuk e ka fajin moti, por abuzimi me fondet! Inxhinieri tregon shkaqet që çuan në shembjen  rrugëve

Skandalet e Ballukut/ Blushi: Të ngrihet Komision hetimor për 4 miliard euro investime në infrastrukturën rrugore që u shemb

12:31 - 18/03/26
Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

Dosja ‘Meta’/ Avokati: Gjykata pranoi mangësitë në hetim, por e kaloi çështjen për gjykim!

12:08 - 18/03/26
Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

Brukseli godet përsëri Ramën: Mali i Zi, vendi kandidat më i përparuar në rrugën drejt BE-së

11:57 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com