GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përballja me Arapin, Shkëmbi: Kemi burra të fortë, shumë shokë të mitë janë bërë trajnerë

13:43 - 06/12/21
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Shkëmbi: “Treguam mungesë karakteri, duhet t’i kërkojmë falje tifozëve”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dinamo do të presë Teutën në ‘Elbasan Arena’ këtë të martë në orën 16:45 për javën e 12 të Superligës.

Duke folur në prag të kësaj sfide trajneri i ‘Bluve’ të kryeqytetit, Bledi Shkëmbi ka folur së pari për disfatën e thellë ndaj Laçit me rezultatin 5-0, të cilën e cilësoi si të turpshme.  

“Ishte një rezultat i thellë, një ndeshje e turpshme. Nuk ishte problem i mbrojtjes, por i gjithë skuadrës. Kemi pak kohë të përgatitemi, pasi luajmë nesër me Teutën. Kemi folur me skuadrën. Jemi munduar të marrim përgjegjësitë, por edhe të kuptojmë çfarë na ndodhi me Laçin. Nesër do të jetë një ndeshje me fytyrë tjetër”.-tha ai.

Më tej tekniku shtoi se ai rezultati nuk tregoi se Dinamo nuk ka burra, pasi është gjë që i ndodh çdo ekipi.

“Humbje me Laçin nuk tregon se nuk kemi burra në skuadër, i ndodh shumë skuadrave në botë. Humbja me Tiranën dhe kjo duket sikur ka mungesë karakteri. Treguam që duhet të kishim më shumë karakter në situata të veçanta, të mos linim që ndeshja të rrëshqiste në atë drejtim. Skuadra ka burra dhe lojtarë të fortë. Të fortë janë ata që rikthehen pas momenteve të vështira. Nuk kemi bërë asnjëherë dy ndeshje të dobëta radhazi. Ta fshijmë ndeshjen me Laçin dhe të fitojmë me Teutën”.-tha Shkëmbi.

Drejtuesi i stolit të ‘Nëndetëses blu’ ka thënë ndër të tjera se qëllimi i tij është që ta përfundojnë këtë kampionat në 4 vendet e para.

“Ne vazhdojmë të synojmë, të kemi objektiv 4 vendet e para. Vendi i tretë nuk është larg. Edhe Tirana që është e para, si dhe Kukësi, ndodh që të ketë ulje e ngritje. E rëndësishme është ajo që bëjmë ne vetë”.-vijoi ai.

Shkëmbi nuk la pa përmendur as ish-shokun e skuadrës që ka marrë drejtimin e skuadrës se durrsakëve, Renato Arapin, të cilit i uroi suksese.

“Nuk e prisja kaq shpejt të përballesha me Arapin. I urova suksese që kur u bë trajner. Më vjen mirë që shumë shokë të mi janë bërë trajnerë apo drejtojë.”,-shtoi ai./K.T/Gijotina.com

Etiketa: arapiburrashkembi

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Basha jep mesazhin e qartë: Një parti, një Kuvend më 18 dhjetor

Basha: Të përjashtohen dhe të dënohen politikanët që merren me krime zgjedhore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com