GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Përdh*noi nipin e tij 6 vjeç”, trondit dokumentari i ri mbi kultin sekret, ku “Profeti” abuzonte me femra

19:40 - 08/06/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Përdh*noi nipin e tij 6 vjeç”, trondit dokumentari i ri mbi kultin sekret, ku “Profeti” abuzonte me femra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një dokumentari i ri nga Netflix, të titulluar “Keep Sweet: Pray and Obey” ka tronditur rrjetin, pasi dëshmitë e personazheve janë reale dhe, këto të fundit janë viktima të dhunës seksuale.
Një ndër to është Elissa Wall, e cila ka ndarë historinë e saj pikëlluese, duke sqaruar se është detyruar të martohej me kushëririn e saj vetëm 14 vjeç dhe është përdhunuar në mënyrë rutinore, teksa pësoi dy aborte në kohën kur ishte 16 vjeç.


“U detyrova të martohesha me kushëririn tim në moshën 14 vjeç nga udhëheqësi i sëmurë i kultit Mormon, Ëarren Jeffs, i cili kishte 78 gra dhe përdhunoi nipin e tij, 6 vjeç”, thotë Elissa në rrëfimin e saj.
E lindur në Kishën Fundamentaliste të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme (FLDS), e cila mëson besimtarët se të gjithë burrat duhet të kenë tre ose më shumë gra, ajo dhe 22 vëllezërit e motrat e saj adhuruan dhe iu bindën udhëheqësit të saj, ‘profetit’ Ëarren Jeffs. Ajo ka rrëfyer se brenda këtij kulti “Mormon”, vajzat deri në 12 vjeç detyroheshin të martoheshin me burra të moshuar.


Në dokumentar shfaqet gjithashtu motra e Elisës, Rebecca Ëall, e cila u detyrua të martohej me babanë 85-vjeçar të Jeff-it kur ajo ishte 19 vjeç, së bashku me nënat, fëmijët e të cilëve u rrëmbyen dhe u dërguan për të jetuar në Sion, ‘toka e premtuar’ e kultit, në moshën dy vjeçare.
“Ne besuam se Ëarren ishte Zot dhe fjala e tij ishte e vërteta. “Ne do të bënim gjithçka që ai na thoshte”, thotë Elissa.
Elissa u rrit në komunitetin FLDS në Short Creek. Ajo dhe “vëllezërit e motrat” e saj u rritën për të besuar në martesën poligame, pavarësisht se ajo ishte e ndaluar në fenë Mormone për më shumë se 100 vjet.


Babai i Ëarren Jeffs, Rulon, ishte udhëheqës i grupit fundamentalist kur ajo ishte fëmijë dhe konsiderohej përfaqësuesi i Zotit në Tokë. Kur konsideroheshin mjaft të vjetra për t’u martuar, vajzat ‘ia dorëzonin’ profetit, i cili zgjidhte burrin e tyre.


Në moshën 19-vjeçare, Rebeka u bë një nga 75 gratë e Rulon dhe si një virgjëreshë naive, kreu marrëdhënie seksuale me burrin e saj 85-vjeçar.
“Në moshën 19-vjeçare, nuk e dija se çfarë duhej të bëje për të mbetur shtatzënë fizikisht. Nuk e prisja që Rulon Jeffs të më prekte në atë mënyrë. Më kujtohet që ai rrotullohej mbi mua dhe më thoshte hapi këmbët. Pse një njeri, e lëre më profeti i Zotit, po ma bënte këtë mua?”, rrëfen ajo.
Ndërkohë “profeti” Jeffs kishte 78 gra, 24 prej të cilave ishin të mitura, duke përfshirë një 12-vjeçare që ai përdhunoi para grave të tjera. Ai gjithashtu abuzonte me fëmijët në moshën 6-vjeçare dhe jepte “mësime qiellore” se si ta kënaqte atë.


Jeffs u dënua përfundimisht për përdhunim dhe sulm seksual ndaj fëmijëve, pjesërisht falë guximit të Elisës për të folur në gjyqin e tij të vitit 2008 dhe u burgos përgjithmonë plus 20 vjet.

Lajme të lidhura

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës
Botë

Irani humbet edhe një zyrtar të lartë, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

14:50 - 06/04/26
Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit
Aktualitet

Sapo ishte liruar nga burgu, shqiptari gjendet i pajetë në stacionin e tramvajit

14:26 - 06/04/26
Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
Para
“Fluturoi” mes plumbave, kush është Marklen Haka?

“Fluturoi” mes plumbave, kush është Marklen Haka?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com