GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Perëndimi e ndihmoi për…”/ Pushtimi i Ukrainës, Putin “kthen sytë” nga Kosova

08:41 - 18/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Perëndimi e ndihmoi për…”/ Pushtimi i Ukrainës, Putin “kthen sytë” nga Kosova
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pas pushtimit të një pjesë të madhe të Ukrainës ka marrë si shembull pavarësinë e Kosovës, për të njohur sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara, si republikë të vetëshpallur Donbasin. Deklaratën Putin e bëri gjatë fjalimit të tij në “Forumin Ekonomik Ndërkombëtar” në St.Petersburg.

“Kur Kosova u pavarësua, nën presionin e shteteve ndërkombëtare, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë deklaroi se nuk është shkel ligji ndërkombëtar i Kombeve të Bashkuara. Do të thotë se nuk duhet të pyetet qeveria qendrore për t’u pavarësuar. Ky ishte një precedent”, ka deklaruar Putin.
Ai ka thënë se kjo nënkupton që dy rajonet, Luhansku dhe Donetsku, s’kanë nevojë të marrin leje prej Kievit. Këto dy rajone shpallën pavarësinë pak para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës.
“Ato shpallën pavarësinë. A kemi të drejtë t’i njohim? Sigurisht që po”, ka thënë Putin.
Presidenti rus po ashtu theksoi se pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe Bashkimit Sovjetik, “Perëndimi iu kthye ndarjes së Kosovës nga Serbia”.
Sipas tij, vendet perëndimore nisën luftëra në shkallë të gjerë, duke përfshirë Irakun, Libinë e Afganistan.
“Por puna është se situata të tilla u zhvilluan siç donin ata, dhe jo siç do të duhej. Në shumë raste, le të themi për shembull në Jugosllavi, shteti u copëtua. Pas BRSS-së dolën vende tjera dhe interesa të reja shpërthyen. Kishte kontradikta të brendshme dhe ata i nxitën. Pastaj filluan ta shkëpusin Kosovën nga Serbia. S’është e qartë pse”, ka thënë Putin.
Ndryshe, Putin ka fajësuar shtetet perëndimore për krizën botërore ekonomike në botë.

Lajme të lidhura

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani
Aktualitet

E pazakontë! Djali im nuk i ha kotoletat e pulës në vende të tjera”, ja si shqiptari fitoi azili në Britani

12:43 - 19/03/26
U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve
Aktualitet

U tradhtuan nga koshi i mbeturinave, policia gjermane zbulon plantacionin e kanabisit të shqiptarëve

10:34 - 19/03/26
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U iku karabinierëve dhe i theu nofullën njërit prej tyre, përfundon arratia e shqiptarit në Itali

07:58 - 19/03/26
Para
Europa përfshihet nga valët e të nxehtit, priten temperatura rekord

Europa përfshihet nga valët e të nxehtit, priten temperatura rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë
Breaking Views

Krahasimi: Në Itali nafta ulet në 1.9 Euro për litër, në Shqipëri arrin në 214 lekë

16:23 - 19/03/26

Këtë të enjte çmimi i naftës në tregun vendas shënoi 214 lekë për litër. Që prej nisjes së konfliktit në...

Lexo më shumë
Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

Berisha nga Brukseli: Paraqitëm krizën që po gllabëron Shqipërinë dhe kërkesën për qeveri teknike

15:32 - 19/03/26
Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

Fermerët e Dimalit në protestë: Prodhimet shiten shumë lirë, nuk na janë dhënë dëmshpërblimet

15:10 - 19/03/26
Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

Nafta vazhdon të rritet/ Ministri Karakaçi rrëzon propozimin e PD: Taksa e qarkullimit nuk do të ulet!

14:31 - 19/03/26
SPAK i përgjigjet kritikave të Ramës: Vetëm 9.7 % e të paraburgosurve po hetohen nga ne!

40 bashki të përfshira në hetimet e SPAK-ut! Tenderat që po fundosin pushtetin lokal

14:17 - 19/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com