Një hambar për ushqimin e bagëtive është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në fshatin Vajkan të Fierit.
Nuk dihen ende shkaqet e këtij zjarri, por si pasojë e flakëve është përhapur tym i madh në zonë.
Forcat zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur shuarjen e flakëve, por gjithçka është shkrumbuar.