GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Përfundon afati i moratoriumit njëvjeçar, DASH bën thirrje për bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë

14:13 - 05/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon afati i moratoriumit njëvjeçar, DASH bën thirrje për bashkëpunim mes Kosovës dhe Serbisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Moratoriumi i nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në prani të ish-presidentit Donald Tramp, nga Serbia dhe Kosova, ka skaduar ditën e sotme. Ky moratorium përmbante zotimin e Serbisë se do ta ndalë fushatën në kërkim të ҫ’njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa kjo e fundit do të ndalte përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. E gjithë kjo ishte një përpjekje e Uashingtonit zyrtar në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përpjekje kjo që po vazhdon edhe sot. Pas skadimit të këtij moratoriumi, Departamenti Amerikan i shtetit inkurajoi në një deklaratë për Zërin e Amerikës, Kosovën dhe Serbinë “që të vazhdojnë moratoriumin”.

“Në mënyrë që të mbështetet suksesi i dialogut dhe përpjekjeve të tjera, ne inkurajojmë të dy palët që të mbajnë moratoriumin e tyre mbi çështjen e njohjeve që komplikon përparimin në fushat teknike”, tha një zëdhënës i DASH-it.

Dokumenti gjashtëmbëdhjetë pikësh në dy versione, një për palën kosovare dhe një për atë serbe, u nënshkrua më 04.09.2020, një vit më parë në Shtëpinë e Bardhë, në prani të ish-presidentit amerikan Donald Trump, nga ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Departamenti Amerikan i Shtetit shpreson për bashkëpunim me Kosovën dhe Serbinë, “në përmbushjen e detyrimeve të tyre, duke mbështetur, qëllimin e normalizimit gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”.

“Shpresojmë që partnerët tanë të respektojnë detyrimet që ata pranuan vitin e kaluar në Uashington në mirëbesim. Elemente të shumta të marrëveshjes mbështesin prioritetet e vizionit tonë më të gjerë të rajonit, diversifikimin e energjisë, lidhjen rajonale, aplikimin e një moratoriumi për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe fushatën për tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, si dhe gjetjen dhe identifikimin e personave të zhdukur “, thuhet në deklaratën e DASH-it. Më tej u kërkohet të dyja vendeve “pjesëmarrje serioze dhe thelbësore në procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja”, duke inkurajuar Kosovën dhe Serbinë “që të shënojnë bashkëpunim në fushat e interesit të përbashkët, siç është rimëkëmbja nga pandemia dhe përmirësimi i marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare”.

Etiketa: DASHKosoveMoratoriumiSerbi

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Pozitiv me COVID-19, Hungaria humb kapitenin pak orë para ndeshjes me Shqipërinë

Pozitiv me COVID-19, Hungaria humb kapitenin pak orë para ndeshjes me Shqipërinë

TË FUNDIT

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
Breaking Views

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Lexo më shumë
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados

13:13 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com