GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Kurti: Veprimi i Serbisë, një agresion. Ndërkombëtarët të bëjnë presion

09:10 - 15/06/23
në Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë, Kurti: Veprimi i Serbisë, një agresion. Ndërkombëtarët të bëjnë presion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë ka thënë se veprimi i djeshëm i Serbisë ishte veprim agresor, të cilët rrëmbyen tre zyrtarë të policisë në brendi të territorit të Kosovës.

“Rasti i ndjeshëm ishte agresion ndaj shtetit tonë demokratik, hakmarrje ndaj policisë që po lufton krimin, dhe intencë për eskalim dhe destabilizim ku ne tashmë kemi propozuar planin pesë pikësh për de-eskalim dhe normalizim”, tha Kurti.

Albin Kurti ka folur për “veprimin agresor të Serbisë dje” dhe siutatën e përgjithshme të sigurisë, sidomos në veri.

“Institucionet e sigurisë dhanë vlerësimet e tyre, ndanë të dhënat e fundit dhe gjithashtu propozuan rekomandimet e tyre”, tha Kurti.

Kurti tha se Serbia nuk ka ndryshuar, ndërsa e vlerësoi të çuditshme sjelljen e ndërkombëtarëve.

“Kemi një foto të hartës që mund të shihni se si vendi ku janë marrë peng tre policët tanë ndodhet 1 kilometra larg kufirit. Rrëmbimi i policëve ka ndodhur në territorin e Kosovës.  Kemi dhe fotografitë e rrugës së prerë që shihet qartazi që nuk kanë mundur ta tejkalojnë tutje siç pretendon Serbia.

Nuk bëhet fjalë për arrestim në territorin e Serbisë, por bëhet fjalë për rrëmbim të policëve në territorin e Kosovës. Në vendin e ngjarjes ka qenë KFOR, ku janë gjetur gjurmët e këpucëve  të huaja dhe prangat.

Ajo që më habit është fakti se as të nesërmen me këto fakte që ndodhën nuk del KFOR. Pse nuk del KFOR me shpjegim zyrtarë. Automjeti dhe ushqimi që kanë ngrënë policët ,gjithçka është thellë në territorin e Kosovës. Bëhet fjalë për dy formacione të Serbisë që kanë hyrë në Kosovë me të cilët duhet të merret KFOR.

Ajo që është e çuditshme është heshtja dhe toleranca e faktorëve ndërkombëtarë ndaj veprimeve të Serbisë”, tha Kurti.

Për shkak të rastit të djeshëm, Kurti tha se institucionet e sigurisë “e kanë rritur nivelin e gatishmërisë”, ndërsa tregoi se janë shtuar kontrollet ndaj automjeteve me targa serbe, për shkak të sigurisë.

“Veprimet e radhës do të merren në bazë të rekomandimeve të institucioneve përkatëse”, tha ai dhe u bëri thirrje faktorëve ndërkombëtarë “që ta dënojnë këtë akt agresioni të Serbisë dhe të bëjnë trysni mbi Beogradin zyrtar”.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës, përveç Kurtit dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, morën pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, e të tjerë.

Tre policë patrullues të kufirit u rrëmbyen të mërkurën nga një njësit special i policisë serbe, sipas Policisë së Kosovës, “thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës”.

Ata ishin në detyrë, siç u tha, në një pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare.

Kurti tha se dyshojnë se “ata janë rrëmbyer nga ushtria e Serbisë, qartazi si hakmarrje e Serbisë për arrestimin e djeshëm të kriminelit famëkeq Millun Millenkoviq – Lune, i cili paraqet një ndër krerët e krimit të organizuar dhe kontrabandës”. Lune u arrestua të martën në Mitrovicën e Veriut.

Sveçla e përshkroi atë si organizator të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, pjesëtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve.

Etiketa: Albin KurtiKosovaKryesore1situata e tensionuar

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Moti i keq rikthehet në Itali, lëshohet alarmi në Abruzzo, Basilicata dhe Kalabria

Moti i keq rikthehet në Itali, lëshohet alarmi në Abruzzo, Basilicata dhe Kalabria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26

Ish-ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke i cilësuar...

Lexo më shumë
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com