GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përfundon me sukses edicioni i parë i kursit i trajnerëve për licencën UEFA C në Fier. Diplomohen 44 të apasionuar pas futbollit

17:25 - 24/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon me sukses edicioni i parë i kursit i trajnerëve për licencën UEFA C në Fier. Diplomohen 44 të apasionuar pas futbollit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit përmbylli një tjetër kurs të rëndësishëm për trajnerë në Shqipëri për këtë vit. Bëhet fjalë për kursin e nivelit UEFA C, teksa ka përfunduar me sukses edicioni i parë i këtij kursi në zonën e jugut, në Fier.

Ky kurs nisi më 13 mars të këtij viti dhe zgjati për rreth 3 muaj, teksa të gjitha leksionet janë zhvilluar në qytetin e Fierit nën kujdesin e SHRF Fier.

Një risi e FSHF-së, ku sipas direktivave të UEFA-s, “licenca” duhet të shkojë te trajneri, për të pasur një shpërndarje të këtij kursi në të gjithë vendin dhe për të përmirësuar dhe për të rritur cilësinë e trajnerëve.

Në seancat mësimore të këtij kursi morën pjesë 44 kursantë, të cilët janë të apasionuar pas futbollit dhe dëshirojnë të bëhen pjesë e këtij sporti dhe të kualifikohen me një licencë fillestare siç është ajo e ‘UEFA C’.

E gjithë kurrikula që ndoqën trajnerët tashmë të rinj, është përgatitur nga UEFA në bashkëpinim me Sektorin e Edukimit në FSHF.

Kjo e mërkurë e 24 majit shënoi edhe ditën e fundit të kursit për 44 pjesëmarrësit, mes të cilëve 4 ishin vajza. Ditën e sotme, përmes një ceremonie modeste të organizuar nga FSHF, të gjithë kursantët patën mundësi të tërhiqnin edhe kartën e licencimit në Fier.

Drejtori i Shkollës së Trajnerëve, Sulejman Starova dhe kryetari i SHRF Fier, Iljas Haxhiraj u uroi shumë suksese të gjithë të diplomuarve dhe i ftoi të ndjekin dhe të zhvillojnë rrugën e tyre si trajnerë në Shqipëri.

Kursi i licencës UEFA C është i bazuar në katër shtylla që janë: trajneri, lojtari, ndeshja dhe ambienti, ndërkohë që kjo licencë është edhe baza e trajningut prej nga ku nis edhe rrugëtimi për t’u bërë trajner profesionist.

Të gjithë personat që pajisen me licencën UEFA C kanë mundësinë të trajnojnë skuadra në futbollin amator dhe mund të punojnë si zëvendës-trajnerë me ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e të gjitha niveleve të organizuara nga FSHF në vend.

Etiketa: fshfSporttrajneret

Lajme të lidhura

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët
Sport

Rikthimi i Roberto De Zerbit në Premier League/ Trajneri i ri i Tottenham për të shpëtuar londinezët

23:27 - 31/03/26
Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve
Breaking Views

Kombëtarja mposhtet pa reaguar nga Ukraina në miqesoren e të zhgënjyerve

23:02 - 31/03/26
Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë
Breaking Views

Kosovë 0-1 Turqi/ Dardanët iu afruan shumë, por nuk arritën të barazojnë

22:53 - 31/03/26
Para
Pesë zakone të përditshme që po dëmtojnë dhëmbët tuaj

Pesë zakone të përditshme që po dëmtojnë dhëmbët tuaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com