GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përfundon takimi i Presidentit me partitë e vogla për zgjedhjet, Duka: Propozuam datën 4 Maj

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përfundon takimi i Presidentit me partitë e vogla për zgjedhjet, Duka: Propozuam datën 4 Maj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ka përfunduar takimi i presidentit Bajram Begaj me kryetarët e partive të vogla parlamentare, Partisë Republikane, Fatmir Mediu, të PBDNJ-së Vangjel Dule, të LZHK-së, Dashamir Shehi dhe të PAA, Agron Duka, për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Mësohet se krerët e partive të vogla kanë propozuar 4 Majin si datë të zgjedhjeve, pasi në 9 Maj mbahet takimi i Komunitetit Politik Europian.

Ndërkohë, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një prononcim për mediat deklaroi se është normale që presidenti të nisë konsultimet me partitë politike, pasi e përcakton qartë edhe Kushtetuta.

“Ne propozuam datën 4. Kushtetuta e përcakton 15 prill-15 maj. Më e arsyeshme për ne është maji, por duke qenë se përfiltet që me datë 19 ka një aktivitet me pjesëmarrje të kryeministreve të Europës kjo mund të ndikojë në zgjedhje dhe mendoj se data 11 është e papërshtatshme. Besoj do të takojë edhe të tjerët presidenti, por në fund të fundit ata që do vendosin dihet se kush janë.

Ne kemi dhënë mendimin tonë. Kushtetuta përcakton 4 të diela, data 1 është  e përcaktuar në kushtetutë dhe diskutohet patjetër. Por për shkak se paragjykohet për atë që u thashë, mund të ndikojë edhe në zgjedhje, se i bie të mbyllë fushatën me datë 9 të mbledhë të Europës, të flasë si do ai dhe kjo nuk është normale sipas mendimit tim.

Kjo është logjike, ne jemi në opozitë. Ju a mendoni kështu si unë, ka efekt nëse këtu ka një efekt kaq madhor? Po. Edhe PD të njëjtin qëndrim do mbajë”, tha Duka.

Në deklaratat publike, Partia Demokratike nuk ka shprehur ndonjë datë të preferuar se kur mund të mbahen zgjedhjet, ndërsa kreu i saj, Sali Berisha ka deklaruar se zgjedhjet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur.

Etiketa: dukaKryesore1propozimZgjedhje

Lajme të lidhura

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi
Aktualitet

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Para
Aparat fotografik që të nxjerrë bukur Erion Veliajn, ja tenderi 13 milionë lekë i Bashkisë Tiranë

Aparat fotografik që të nxjerrë bukur Erion Veliajn, ja tenderi 13 milionë lekë i Bashkisë Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht
Aktualitet

Tre hetime për dhunën policore dhe asnjë efektiv i proceduar penalisht

19:13 - 21/10/26

Prokuroria e Tiranës ka regjistruar vetëm tre procedime penale lidhur me dëmtimet e shkaktuara protestuesve gjatë javës së fundit, por...

Lexo më shumë
Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

Tirana digjet nga protestat, Rama ikën në Mal të Zi

18:46 - 21/10/26
Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com