Një 33-vjeçar, pasagjer në një makinë ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Berat-Dimal, në fshatin Otllak, ku shoferi 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMË, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Sipas policise nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Njoftimi i policise
Berat/Informacion paraprak
Në aksin rrugor Berat-Dimal, në fshatin Otllak, shtetasi G. Sh., 34 vjeç, banues në Kuçovë duke drejtuar automjetin tip BMË, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga dalja nga rruga e automjetit, ka humbur jetën pasagjeri, shtetasi L. Ll., 33 vjeç, banues në Kuçovë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Discussion about this post