GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?

15:26 - 23/11/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Përgjimet/ “Do të çoj të 5-in në listë”, kush është koka e PS që i premtoi Mond Çekiçit favorizimin e Jyrgis Çyrbjas?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hetimet në ngarkim të ish-deputetit të PS, Jyrgis Çyrbja zbardhin bashkëpunimin e socialistëve me eksponentë të krimit të organizuar në zgjedhjet parlamentare të Prillit 2021, për të siguruar vota në favor të Partisë Socialiste.

Një episod në dosjen hetimore të SPAK zbulon se si Edmond Koçi, një i dënuar i njohur si ish-anëtar i bandës së Durrësit, i tregonte Çyrbjas se kishte biseduar me një person me influencë në mënyrë që në zgjedhje të favorizohej në renditjen e kandidatëve për deputetë në Qarkun e Durrësit.

Përgjimet

Sipas të dhënave hetimore, në komunikimin e datës 5 Mars 2021, nga ora 10:12 e në vijim, Jurgis Cyrbja, përmes aplikacionit Sky ECC, komunikon me Edmond Koçin.

Ky i fundit i bën me dije se “është investuar te persona të tjerë që ky shtetas (Cyrbja) të ishte kandidat për deputet në listën fituese duke këmbëngulur që të mos renditej i shtati në renditjen e kandidatëve për deputet në Qarkun Durrës, por të renditej i pesti”.

“Tashi sa e mbylla muhabetin tat se kam 3 or me atë po mos fol me njeri iher. Mos i thuaj asnjonit. Vetëm mos fol se na prishin shumë pun. Bo sikur zdi gjo. Se ja kërkova personalisht, E du unë kët gjo i thash përvec se e dun të gjith. Do ja coj ashtu tha normalisht, ti i pesti Liri i shtati”. Në mesazhin më lartë, Edmond Koçi i njohur edhe si “Mond Çekiçi”, i tregon Çyrbjes se kishte marrë garanci nga një figurë e fuqishme brenda Partisë Socialiste për ta favorizuar në renditjen e kandidatëve për deputetë.

Por, Prokuroria e Posaçme, nuk e ka zbuluar se cili është personi në fjalë, i cili i garanton një personazhi të krimit favorizimin e një kandidati në listën zgjedhore të PS

Më tej, në dosjen hetimore, thuhet se në vijim të komunikimit Koçi-Çyrbja, ky i fundit e falënderon të parin dhe i konfirmon se nuk do ta diskutojë me njeri çështjen në fjalë. “Ok vllai rrofsh je i madh. Rofsh vlla. Joooooo. A rofsh o vlla na ngrejte Moralin se na kishte ik mendja”, i shkruan Çyrbja – Koçit, i cili vritet në një atentat disa ditë pas komunikimit, 20 Mars 2021.

Në listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e Prillit 2021, Jurgis Çyrbja u rendit i treti në Qarkun e Durrësit, që nxori në total 14 deputetë – 8 nga PS dhe 6 nga opozita, mes tyre edhe kryeministrin Edi Rama.

Akuzat

Jurgis Çyrbja akuzohet për veprat penale “Tregimi i sekretit shtetëror” më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, më tepër se një herë, “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Sipas SPAK: Nga analiza e akteve të administruara deri në këto momente, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se, funksionarë publik (të paidentifikuar deri në këtë fazë të hetimit), në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës në 7(shtatë) raste, kanë zbuluar akte të cilat ligji i përcakton si sekret shtetëror, pasi me përmbajtjen e tyre rezulton se është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, duke konsumuar elementët e veprës penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se aktet sekrete me anën e të cilave është vënë në dijeni personi nën hetim Jurgis Çyrbja, konfirmonin faktin se bashkëbiseduesit e aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” ishin persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror, i është transmetuar pikërisht personave të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, personi nën hetim Jurgis Çyrbja, është vënë në dijeni edhe të disa planeve operacionale të Policisë së Shtetit, lidhur me kontrollet që do zhvilloheshin në zonën e Durrësit, me qëllim për të kapur personat e shpallur në kërkim dhe ky informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror u është transmetuar personave të shpallur në kërkim, si drejtëpërdrejtë prej tij, ashtu edhe përmes angazhimit të personit tjetër nën hetim Ahmet Masha, me qëllim për të mundësuar njoftimi i personave të shpallur në kërkim, duke konsumuar elementët e veprës penale “Tregimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Informacionin që personat nën hetim Jurgis Çyrbja dhe Altin Masha u kanë transmetuar personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar ka shërbyer si një e dhënë e rëndësishme që këta persona të qëndronin të fshehur me qëllim që t’i shpëtonin kapjes apo arrestimit të mundshëm nga strukturat e Policisë së Shtetit, duke konsumuar elementët e veprës penale “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, nga hetimi i këtij procedimi penal ka rezultuar se Çyrbja, në kohën e kryerjes së veprave penale ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë, i cili ka patur një marrëdhënie miqësore me personin tjetër nën hetim Altin Hajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kryerjen e veprave shumë të rënda penale. Çyrbja, për shkak të funksionit të tij si deputet i ka ofruar favorizime të ndryshme të hetuarit të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Altin Hajri, duke ndërhyrë në agjenci të ndryshme të zbatimit të ligjit në Shqipëri, me qëllim favorizimin e tij apo të lidhjeve të ngushta familjare e shoqërore, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Nga ana tjetër, Hajri, në këmbim të këtyre favoreve të siguruara nga Çyrbja, i ofronte këtij të fundit që të votonte si dhe të siguronte votues në funksion të mbështetjes së tij si kandidat për deputet në Qarkun e Durrësit, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021, duke konsumuar elementët e veprës penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”.

Ish-deputeti ka mohuar të ketë përdorur aplikacionin “SKY”, megjithatë argumentet e tij nuk kanë bindur gjykatën.

Çyrbja u arrestua një muaj më parë (20 Tetor), dy ditë pasi dorëzoi mandatin e deputetit. Ndaj tij është lënë në fuqi masa e sigurisë” arrest në burg” nga të dyja shkallët e gjykimit.

Etiketa: bashkepunimi krim-politikeJyrgis ÇyrbjaKryesore1Spakzgjedhjet e Prillit 2021

Lajme të lidhura

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët
Aktualitet

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
Para
Haland mund të dënohet, protestoi ashpër dhe postoi në rrjetin…

Gjoba e çuditshme pritet t’i kushtojë shtrenjtë Erling Haland, sulmuesi rrezikon burgun

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com