GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet e “Sky Ecc”, Berisha: Kushtetueses po i bëhet presion i jashtëzakonshëm

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Ofendim që kreu i KMSH nuk ftohet në ceremoni”, Berisha: Xhaminë e Namazgjasë e nisëm ne në 2013
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një kohë kur Gjykata Kushtetuese ka marrë në shqyrtim një padi për zhvlerësimin e përgjimeve të aplikacioneve të koduara SKY/ECC, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncon se mbi këtë trupë gjykuese po bëhet presion i jashtëzakonshëm.

Sipas tij, janë gati 1 milion faqe përgjime dhe biseda që zbërthejnë 95 për qind të trafiqeve dhe krimeve të tjera të ndodhura në vitet e fundit, ku thotë se përfshihen edhe emra politikanësh.

“Me gjyqtarët brenda Gjykatës Kushtetuese po ndodhin të gjitha format antikushtetuese të presionit ndaj tyre dhe gjithçka synohet të delegjitimojë dokumente legjitime zyrtare. Prapa kësaj përpjekjeje të jashtëzakonshme qëndron pjesëmarrja direkte në krime e qeveritarëve nga Edi Rama, Taulant Balla, Agaç e kompani”, tha Berisha në një deklaratë për mediat këtë të premte.

Lideri i opozitës, nga arresti shtëpiak, komentoi edhe ngjarjen e të enjtes në Kuvend, ku deputetët e opozitës u përplasën me Gardën dhe forcat e Policisë së Shtetit. Berisha e konsideron si akt puçist hyrjen e forcave të rendit në Kuvend dhe akuzon ministrin e Brendshëm dhe kryetaren e Kuvendit si përgjegjës.

“Këta nuk kanë as ligj dhe as Kushtetutë, se ato ishin akte puçiste. Nuk mund të fusësh në territorin e parlamentit, pa vendim të parlamentit, forca të tjera përveç Gardës së Republikës. Duhet të shpallësh gjendje të jashtëzakonshme që të angazhosh forca të tjera në parlament”, u shpreh Berisha.

Teksa u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen Partisë Demokratike në mosbindje civile, Berisha pohoi se deputetët e opozitës, në takimet që do të kenë në selitë e institucioneve ndërkombëtare, do të kërkojnë edhe ngritjen e të ashtuquajturit Komision i së Vërtetës.

“Do të jetë një nga kërkesat që do të paraqesim në Bruksel, në Strasburg, në Kongresin e SHBA-së dhe në Senatin e këtij vendi. Në të gjitha parlamentet e Evropës”, tha kreu i PD.

Sa i përket pranisë në seancat gjyqësore gjatë procesit për çështjen “Partizani”, Berisha pohoi se ende nuk kishte marrë një vendim nëse do të merrte pjesë apo jo.

Etiketa: Gjykata KushtetueseKryesore1Sali BerishaSky ECC

Lajme të lidhura

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë
Aktualitet

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Para
“Absurdi me shtëpi”/ Partitë opozitare, pa komisionerë në shumë QV

Vota e emigrantëve, Celibashi letër partive politike: Duhet realizuar vetëm me postë ekspres

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26

Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra ditën e sotme ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Në vend të tij, në...

Lexo më shumë
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com