GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përgjimet për të rënë në gjurmët e kriminelëve, kreu i SPAK jep paralajmërimin për vitin 2022

16:36 - 19/04/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgjimet për të rënë në gjurmët e kriminelëve, kreu i SPAK jep paralajmërimin për vitin 2022
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rreth 5 mijë persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale, janë përgjuar gjatë vitit 2021, një numër ky rekord krahasuar me statistikat e viteve të mëparshme. Rreth 1500 persona janë përgjuar gjatë vitit të kaluar vetëm nga SPAK, ku si rezultat i përgjimeve është arritur në arrestimin e 179 personave të dyshuar për kryerjen e veprave penale që janë në kompetencë të SPAK, siç është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Bilanci reflektohet në raportin veprimtarisë së SPAK për vitin 2021, raport i cili do të paraqitet për shqyrtim në Kuvend dhe në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Në raportin e SPAK thuhet se, në datën 24 mars 2021, në SPAK ka nisur të funksionojë Zyra e Përgjimit bashkë me Bërthamën Komanduese Elektronike. Gjithashtu, 9 oficerëve të Policisë Gjyqësore që punojnë për llogari të SPAK vetëm për përgjime, u janë bashkuar edhe 7 hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit. SPAK thotë se dekonspirimi gjatë vitit 2021 ka qenë zero.

“Në periudhën që analizojmë nuk ka ndodhur asnjë rast dekonspirimi i të dhënave të përfituara nga interceptimi. Oficerët e policisë gjyqësore/Hetuesit e BKH të Strukturës së Përgjimit të Komunikimeve Elektronike, krahas detyrimit për kalimin e informacionit në kohë dhe në dinamikë dhe përgatitjen në kohë të transkripteve të shkruara të materialit të përgjuar, garantojnë dërgimin e menjëhershëm të tyre prokurorit që ka kërkuar përgjimin. Numri i personave, të cilët mund të njihen me materialin e përgjuar është i kufizuar. Materiali i përgjuar nuk i vihet në dispozicion asnjë personi, i cili nuk ka kërkesë zyrtare ose nuk është i autorizuar për të marrë këtë informacion”.

Ndërkaq, për llogari të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm, gjatë vitit 2021, janë përgjuar 3412 persona, të dyshuar për kryerjen e veprave penale, në kuadër të 655 procedimeve penale. Këta persona kanë përdorur 3664 telefona. Vetëm dy raste, gjykata ka refuzuar kërkesën e prokurorit për vendosjen e dy personave nën hetim. Ndërkaq, në 58 raste, prokurori ka vendosur të ndërpresë vetë përgjimin me vendim të motivuar.

Gjatë vitit 2020, SPAK ka përgjuar rreth 1 mijë persona, ndërsa prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm rreth 3 500 persona.

Së fundmi, SPAK paralajmëron përshkallëzimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit gjatë vitit 2022.

“Prokuroria e Posaçme është e vendosur të forcojë dhe konsolidojë arritjet e saj dhe gjatë vitit 2022. Prokurorët, hetuesit dhe stafi administrative janë të përkushtuar në maksimum në objektivat e vendosura dhe arritjen e tyre. Lufta kundër korrupsionit, krimit të organizuar, terrorizimit, pastrimit të parave dhe konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga aktiviteti kriminal do jenë prioritete kryesore në punën tonë”.

Etiketa: Bilancnga SPAKSpakvepra penale

Lajme të lidhura

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare
Aktualitet

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon
Aktualitet

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Para
Kërcënoi me sulme në Mal të Zi dhe u dëbua nga Rusia, ekstremisti rus fshihet në Shqipëri

Kërcënoi me sulme në Mal të Zi dhe u dëbua nga Rusia, ekstremisti rus fshihet në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26

Kryeministri Edi Rama doli në mbledhjen me tregtarët e naftës duke i përgëzuar për “çmimet e lira” në vend, ndërkohë...

Lexo më shumë
Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

Përplasen dy makina në aksin Korçë-Maliq, raportohet për disa të lënduar

13:51 - 18/03/26
Lleshaj kundër Ramës: Të sulmosh Kurtin tani është antikombëtare

Çështja ‘Balluku’/ Ish-ministri socialist sulmon Ramën: Imuniteti nuk mund të kthehet në privilegj

13:38 - 18/03/26
Meta flet për punëtoret: Shqipëria vendi me pagat më të ulta në Europë dhe Rajon

Dosja kaloi për gjykim, reagon Meta: Drejtësi me regji, mezi presim që të zbardhim mashtrimet e akuzës

13:19 - 18/03/26
Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

Opozita në Bundestag, Bardhi: Korrupsioni i qeverisë mbetet sfida kryesore që pengon Shqipërinë drejt BE

12:54 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com