GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përgjimet që fundosën Elsa Lilën/ Ja si u zbulua grupi (Emrat)

19:21 - 17/03/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimet që fundosën Elsa Lilën/ Ja si u zbulua grupi (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me flokët e mbledhura brenda një kapuçi, e me një shami për të mbuluar fytyrën, teksa Policia e shoqëron në godinën e Komisariatit, Elsa Lila futet në makinë. Shumë ndryshe nga vajza shqiptare, e cila debutoi në festivalin e Sanremos në vitin 2003 dhe më pas u rikthye në të njëjtën skenë katër vite më vonë. Me këngët e saj (Valeria dhe The Meaning of Life) ajo nuk pati shumë sukses. Në vend të kësaj, në organizatën kriminale të mundur dje nga Antimafia, këngëtarja kishte fituar një pozicion të respektueshëm. Ajo kujdesej për paratë, organizonte rrjetin dhe mbi të gjitha mbante kontabilitetin e bandës tek një libërth ku regjistronte të gjitha transaksionet e bëra me shitjen e kokainës, dhe marihuanës. Elsa Lila ishte një lloj “këshilltareje”.

“Si mund të gjesh një mik brenda shtet? Kjo është zgjidhja… E di që nuk ke besim, por një lidhje në shtet është e dobishme… si në Shqipëri… sepse të shpëton, duhet ta kesh edhe atje. Nëse na kapin këto biseda do të duhet të hapet burg i ri në Romë,”– këto janë fjalitë e zbardhura nga përgjimet. Në fund u “hapën” celularët, por nuk u hap një “burg i ri edhe pse gjyqtari Tomaselli vendosi masën e sigurisë në burg ndaj 14 personave (tetë shqiptarë dhe gjashtë iralianë). Mes tyre ishte dhe Arindit Boci të njohur, si Rindi (35 vjeç); Glend Burhanaj i njohur si Qorri (32), Fabrizio Capogna (37), Petrit Bardhi i njohur si Titi (47), Gianluca Fantozzi (51), Leonard Vacaj (48), Simone Laurenti (42), Elsa Lila (40), Gjino Lleshaj (39), Manolo Monterisi (44), Alessio Nardini (47), Francesk aka Cesk Ndreka (28) dhe Manuela Rizzo (46).

Pesë persona janë gjetur të pagjurmueshëm, ndëraa njëri ka vdekur. Në 197 e raportit të Prokurorisë, del në pah angazhimi i të arrestuarve, të cilët me kalimin e kohës ishin organizuar në mënyrë të thjeshtë por efikase. Kishin një shtëpi në Torrevecchia dhe një garazh në Acilia për të mbajtur drogën, makina në emër të të tjerëve për ta lëvizur drogën dhe dy bare fikse ku takoheshin për “samite”.

Midis Vivas Caffè dhe Antica Sapori di Acilia, Fabrizio Capogna dhe Petrit Bardhi, kryetarët e grupit, takonin klientë dhe personalitete të kalibrit të rëndësishëm kriminal. Vetë Bardhi, thotë policia, është një copëz e viteve 90. “Titi”, siç njihet në rrugët e kryeqytetit, është një “figurë lider në botën e krimit shqiptar të përkushtuar ndaj trafikut të drogës, i lidhur me Arben Zogun dhe Dorian Petocun. Të paktën kështu pretendon prokurori Mario Palazzi duke iu referuar atyre shqiptarëve që kanë bërë historinë e fundit të krimit në Romë, e që janë të lidhur me Fabrizio (Diabolik) Piscitelli, lideri i Irriducibili të Lazios i vrarë më 7 gusht 2019 në parkun e ujësjellësve.

Dhuna duket se nuk është me interes të veçantë për Bardhin dhe bashkëpunëtorët. Ata preferojnë biznesin! Kështu më 23 shkurt 2019 disa të dyshuar janë parë në një lokal, pranë Tor Vergata, në shoqërinë e Leandro Bennato. Ndërsa vetëm pesë muaj më parë u fol për një marrëveshje me rivalin e Bennatos, Fabrizio Fabietti, krahu i djathtë i Diabolik, “për të cilin Bardhi duket se ka njëfarë vlerësimi. Në telefon, në tetor 2018, “Titi” flet me një burrë që nuk është i bindur për idenë e kontaktit me Fabiettin.

“Ata flasin keq për këtë”, thotë bashkëbiseduesi. Dhe Titi i përgjigjet: Kush flet keq? Ai e qëllon në kokë … më besoni … Fabietti është Fabietti … askush nuk mund të flasë keq …. ai heq njëqind pako në muaj … të betohem.

Të dyshuarit nuk komandonin Romën, nuk kishin aspirata të mëdha, por një aftësi të shkëlqyer marrëdhëniesh. Përveç Fabietti-t dhe Bennato-s, ata kishin vulosur një “lidhje mes grupit të kriminelëve shqiptarë, përmes Arind Bocit, dhe personazheve të krimit të organizuar në Romë, të afërt me familjen e të njohurit Michele Senese. Camorristi më i famshëm nga Roma. Dhe më pas ata folën në telefon për marrëdhëniet me Antonio Pelle, nga Ndrangheta.

Kanë aq shumë bono dhe kilogramë drogë sa i quajnë “Ikea”, “Htm” ose me emrin e filmit vizatimor “Spongebob”. Fitonin të paktën gjashtë shifra, të gjitha të shënuara në librin e mbajtur nga këngëtarja Elsa Lila, e cila e fshihte brenda asaj që e quanin “kutia e Santa Claus”, një kasafortë.

Marrë nga Repubblica

 

Etiketa: BurgdrogeElsa LilaEmratpergjime

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Dështon tenderi/ KESH dhe OSHEE blejnë energji në shkelje të ligjit

Dështon tenderi/ KESH dhe OSHEE blejnë energji në shkelje të ligjit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com