GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

Përgjimi/ Ja kush ishin 5 shqiptarët që u takuan në Aruba, gazetari: Ishte edhe një ish-ministër i Ramës

23:35 - 29/09/25
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Përgjimi/ Ja kush ishin 5 shqiptarët që u takuan në Aruba, gazetari: Ishte edhe një ish-ministër i Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje rreth takimeve të zhvilluara në Aruba, ku ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar se ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Hoxhës, Rama nuk ka qenë i pranishëm, por zyrtarë të tjerë, ish-anëtarë të kabinetit të qeverisë.

Në takimin e zhvilluar në Aruba kanë marrë pjesë disa persona me prejardhje shqiptare, përfshirë një shtetas amerikan me origjinë shqiptare, si dhe dy të tjerë nga Evropa, konkretisht nga Gjermania dhe Spanja.

“Në takim thuhet se ka qenë një me origjinën shqiptare por shtetas amerikan, i cili ka ardhur nga SHBA në Aruba. Kanë ardhur edhe dy të tjerë me origjinë shqiptare, por jo nga Republika e Shqipërisë, kanë ardhur nga Evropa, njëri nga Gjermani, tjetri nga Spanja. Ka pasur në takim dhe 5 të tjerë, dhe dy persona që në na interesojnë. Dhe mua këta më interesojnë. A ka qenë Rama aty? Nuk ka qenë Rama. Ka pasur takim? Po. Nuk ka pasur përgjim në takim, por janë përgjuar bisedat e njëri-tjetrit të atyre që kanë qenë në takim dhe ata e pohojnë takimin”, tha Hoxha.

Ndër personazhet kryesore që përmenden si pjesë e takimit janë vëllezërit Bashkim dhe Qazim Osmani, të njohur për përballjet e tyre me autoritetet gjermane dhe investimet në rrjetet e kazinove dhe hoteleve në disa vende.

Nga ana tjetër, Hoxha citoi zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila sipas tij, “pa dashur” ka mohuar çdo lidhje të personave nga kabineti qeveritar me këto takime, duke përjashtuar përfshirjen e zyrtarëve aktualë shqiptarë.

“Kanë qenë dy nga Republika e Shqipërisë atje dhe Belinda Balluku pa dashje e tha sot “në atë takim nuk ka qenë asnjë nga ne këtu”, nga ata në kabinet. Asnjë nga ky kabinet nuk ka qenë”, tha Hoxha.

Artan Hoxha: Unë kam takuar dy nga persona që kanë qenë në takim në Aruba. Njëri në Majami dhe në Pragë dhe janë marrë në vitin 2022. Operacioni “Black eagle” në Belgjikë, drejtohet nga i njëjti prokuror që ndjek çështjen “Toyota Yaris”, dhe operacioni në Spanjë titullohet “Kazino” dhe synonin Majorkën, ku dhe rrinin vëllezërit Osmani. Në takim thuhet se ka qenë një me origjinën shqiptare por shtetas amerikan, i cili ka ardhur nga SHBA në Aruba. Kanë ardhur edhe dy të tjerë me origjinë shqiptare, por jo nga Republika e Shqipërisë, kanë ardhur nga Evropa, njëri nga Gjermani, tjetri nga Spanja.

Ka pasur në takim dhe 5 të tjerë, dhe dy persona që në na interesojnë. Dhe mua këta më interesojnë. A ka qenë Rama aty? Nuk ka qenë Rama. Ka pasur takim? Po. Nuk ka pasur përgjim në takim, por janë përgjuar bisedat e njëri-tjetrit të atyre që kanë qenë në takim dhe ata e pohojnë takimin.

Po të kishte përgjim, FBI e ka krehur 100 herë Artur Shehun, është biznesmen dhe shtetas amerikan, është kaluar në filtra me dhjetëra herë. E dimë se çfarë ka bërë ai në Shqipëri, para, pas dhe gjatë 97-tës. Figuron që ka të paktën 20 vite që nuk ka shkelur këtu, po ama ka interesa të mëdha këtu dhe është aktor shumë i madh, operator i madh imobilar në jug të Shqipërisë. Dy të tjerët janë vëllezërit Osmani, janë 4, por dy janë më aktiv, Bashkim dhe Qazim (Feliks) Osmani, janë personazhe shumë të njohur, janë ndeshur me dhjetëra herë më autoritetet gjermane dhe kanë mbijetuar. Njihen për aftësinë për t’u përballur me procese të gjata për vite, në rrjetet kazinosh, kanë invesitme ne hotele, e te tjera, në disa vende…

Kanë qenë dy nga Republika e Shqipërisë atje dhe Belinda Balluku pa dashje e tha sot “në atë takim nuk ka qenë asnjë nga ne këtu”, nga ata në kabinet. Asnjë nga ky kabinet nuk ka qenë, është ish ai që ka qenë atje dhe tjetri është siç mundohet ta shpjegoj gazetari italian. Ai takimi atje nuk është marrëveshje kokaine në Aruba, është një lloj marrëveshje, kontakti, për projekte investimesh dhe për pastrimin e parave. Takimi është në kohën kur funksiononte Sky Ecc. Përgjime direkte nuk ka, ndryshe do ishte bërë hataja.

Etiketa: arubaKryesore1

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik
Breaking Views

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule
Breaking Views

Mishi me probleme në KMY, AKU bllokon 738 kg fileto pule

21:04 - 11/03/26
Para
Ditë e ngrohtë dhe me diell…parashikimi për të premten

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2025

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com