GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 1 min
A A
Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit. Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e larta drejtuese të partisë, por mbetet anëtare e thjeshtë.

Ndërkohë, vetëm dy deputetë, Erion Braçe dhe Bledi Çuçi, kanë abstenuar.

Vendimmarrja vjen pas përplasjeve të forta mes ish-kryetares së Kuvendit dhe kryeministrit Edi Rama.

Vendimi vjen pas kritikave të saj ndaj mënyrës së drejtimit të Partisë Socialiste dhe qeverisë, ku deputetja ka kërkuar ndryshim të modelit të drejtimit.

Ndërkohë vetë Spiropali nuk ka qenë prezente në mbledhje.

Mësohet se në mbledhje se nuk është paraqitur asnjë arsye për përjashtimin e Spiropalit. Klosi ka deklaruar në mbledhje që “morëm vendim në Asamble dhe quhet e përjashtuar”.

Kujtojmë që në Asamblenë e PS që u mbajt në Gjirin e Lalzit,  Rama kërkoi përjashtimin e Spiropalit, po ashtu edhe të Plarent Ndrecës.

Në atë mbledhje, kërkesa për përjashtimin e Spiropalit nga vetë Partia Socialiste nuk u hodh në votim. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, sqaroi më pas se ajo do të vijonte të ishte anëtare e partisë, por nuk do të ishte më pjesë e forumeve drejtuese.

Por përjashtimin e Spiropalit dhe të Ndrecës, e konfirmoi edhe Rama në Asamblenë e PS së Tiranës.

“Avokati i Veliajt i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është një nga dy të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi, ku s’do të tolerohet më askush që sillet me popullin si e ëma e Zeqos në majë të thanës”, tha Rama.

Etiketa: grupiperjashtimSpiropali

Lajme të lidhura

Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist
Aktualitet

Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

10:27 - 24/11/26
Operacion në kryeqytet, shoqërohet ish-drejtori i Policisë
Aktualitet

Gjykata shpall të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtari i policisë: Drejtësia u vu në vend

10:01 - 24/11/26
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!
Aktualitet

Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat

09:51 - 24/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan
Aktualitet

Grupi Parlamentar i PS voton pro përjashtimit të Elisa Spiropalit, vetëm 2 deputetë abstenuan

10:51 - 24/11/26

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste ka votuar pro përjashtimit të Elisa Spiropalit. Spiropali është përjashtuar nga të gjitha forumet e...

Lexo më shumë
Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

Nga Beogradi në Tiranë, “fuqia e të pafuqishmëve” modeli që mund të rrëzojë pushtetin e pakontrolluar në Shqipëri

10:44 - 24/11/26
Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

Postimi i Taulant Ballës, reagon Mitropoliti Anastas: Mos i përdhosni klerikët ortodoksë me filma të realizmit socialist

10:27 - 24/11/26
Operacion në kryeqytet, shoqërohet ish-drejtori i Policisë

Gjykata shpall të pafajshëm Erzen Breçanin, ish-zyrtari i policisë: Drejtësia u vu në vend

10:01 - 24/11/26
Rama tenton të kalojë pr/buxhetin 2027 pa transparencë e debat, PD: Nuk bëhemi pjesë e farsës!

Raporti i KE për Shqipërinë, Konferenca e Kryetarëve cakton datën e mocionit me debat

09:51 - 24/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com