GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Përmbytet nënkalimi i TEG/ Korrupsion me 13.7 mln euro, përfituesit

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytet nënkalimi i TEG/ Korrupsion me 13.7 mln euro, përfituesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkalimi i TEG që kushtoi sikur të ishte prej floriri, është kthyer në një pellg uji në vetëm pak orë shi. Mëngjesin e të dielës makinat që vinin nga Elbasani e kishin të pamundur të futeshin në nën-kalimin afër qendrës tregtare TEG, pasi ishte mbushur plotë me ujë. Sikur duket edhe në foton që është shkrepur mbrëmjen e së shtunës (10 dhjetor 2022) ky nënkalim nuk e zgjidhi ngërçin e trafikut në këtë nyje të rëndësishme. Por ka shtuar rrezikun për njerëzit dhe mjetet që e përdorin.

“Kështu që këtu kemi një frymëmarrje të re të trafikut. Koha do të shkurtohet për të aksesuar të gjitha degët e tjera të unazës së madhe. E cila ka një kompleksitet të shtuar për shkak dhe të shpronësimeve”,  u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku me datë 3 shtator 2022, kur sëbashku me kryeministrin Edi Rama inauguruan punimet e veprës.

Në foto duket qartë që shoferi ka dalë dhe po përpiqet që të hipë në barrierat ndarëse të rrugës, për të shpëtuar të paktën jetën e tij.  Këto fakte tregojnë se, vepra miliona euro është bërë sa për propagandë, pasi cilësia lë shumë për të dëshiruar.

Kujt shkuan miliona euro?!

Dokumentet e siguruara nga Gijotina.com tregojnë se shpenzimet, të paktën ato të deklaruarat, për këtë projekt arrijnë mbi 13.7 milionë euro.  Kujtojmë se, me 15 tetor 2020 Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur tenderin e parë për këtë projekt me objekt “Ndërtim Rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij”. Sipas dokumentit, shuma që u shpenzua për këtë tender ishte 1 479 800 354,00 lekë të reja.

Bie në sy fakti që kontrata me fituesin është firmosur me datë  31 dhjetor 2020. Kur të gjithë janë pushim dhe nuk e kanë mendjen se çfarë abuzimi bëhej në atë zyrë të shtetit. Fakti tregon qartë se ky projekt është firmosur në fshehtësi, për t;a dhënë paratë e mbikalimit biznesmenit të paracaktuar.

Nga ana tjetër, përveç se në fshehtësi,  ky prokurim është zhvilluar në shkelje të ligjit. Sipas të dhënave të publikuara nga Open Data Albania, tenderi është mbyllur pa një garë të mirëfilltë.

Në tender kanë paraqitur oferta 7 kompani, por gara u zhvillua vetëm me firmën “Alb Building” me pronarë Odhise Bresha dhe Pëllumb Beta. ARRSH skualifikoi menjëherë nga gara kompanitë e tjera me justifikimin se nuk kanë paraqitur disponibilitetin e makinerive. Edhe pse të gjitha të tjerat ishin me më shumë përvojë dhe ofruan ta mbyllin këtë projekt me vetëm 9 miliardë lekë, Balluku vendosi t’i përjashtonte. E mbetur e vetme në “garë”, Alb Building xhiroi në llogarinë e saj 12.5 milionë euro.

 

1.2 milionë euro për supervizim punimesh

Pasi i thurën mirë planet në natën e ndërrimit të viteve, Balluku dhe Rama mbyllën një tjetër tender në shkurt të 2021. Ky prokurim ka si objekt “Supervizion punimesh, ndërtim rruga mbikalimi TEG dhe rrugët lidhëse të tij”. Sigurisht duhej një supervizor që do të shihte këtë projekt dhe të legalizonte abuzimin.

 

Kështu,  ARRSH i dha tenderin me vlerë 11. 694 025,00 milionë lekë të reja bashkimit të operatorëve P.C.S COMPANY” & “Engineering Consulting Group” & “ERALD –G”, & “INVICTUS”. Pronarët e tyre respektivë Xhevahir Ali, Ermir Çupi, Gëzim Islami dhe Regi Domi firmosën kontrollin e punimeve për nënkalimin e TEG.

Me këtë skemë korruptive, janë vjedhur nga buxheti i shtetit 13.7 milionë euro për një punë kaq të dobët. Kush do të mbajë përgjegjësi? Fillimisht SPAK i ka të gjitha indiciet të arrestojë pronarët e këtyre kompanive. Dhe më pas të çojë pas hekurave edhe ministren! Nuk ka nevojë për hetime të mëdha, prova materiale e krimit është vetë mbikalimi i zhytur në ujë!

Esmeralda Hida

Lexo edhe: ARRSH: Ndryshon lëvizja e trafikut të makinave te mbikalimi i TEG-ut

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: 13.7 milione euroBallukunenkalimi TEGRamatenderVeliajm abuzim

Lajme të lidhura

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?
Breaking Views

Fasadat 416 MLN lekë, Sako favorizon milioneren nga Fieri/ Kush është afaristja që merr tendera me “Flamur të kuq” nga kryebashkiakët?

18:03 - 12/07/26
Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve
Breaking Views

Anulohet tenderi i Anuelës 1.5 MLD lekë që ia dha Florit të Gramshit/ Sherr në KPP, anëtari nën hetim nga SPAK del kundër kolegëve

13:00 - 12/07/26
Para
Rëndohet bilanci, 3 nga fëmijët që ranë në liqen kanë humbur jetën

Rëndohet bilanci, 3 nga fëmijët që ranë në liqen kanë humbur jetën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin
Aktualitet

Berisha nga Brukseli: Narkoshteti i Ramës është kthyer në rrezik të madh për Shqipërinë dhe rajonin

11:14 - 14/07/26

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi nga Brukseli kryeministrin Edi Rama për lidhjet me kartelet e drogës dhe krimin...

Lexo më shumë
UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

UEFA Champions League/ Egnatia synon kualifikimin në shtëpi, kampionët presin Petrocub në “Arena Egnatia”

10:57 - 14/07/26
Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

Ndahet nga jeta aktori i njohur Todi Llupi, ikona e humorit dhe teatrit fierak

10:40 - 14/07/26
“Nuk do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji reagon për deklaratën e Berishës: Shpifje! PD dhe PS janë bashkë

Salianji: Deputetët demokratë ishin kundër bojkotit, por Berisha nuk i lejoi të hynin në Kuvend

10:17 - 14/07/26
Shqiptarët i bëjnë paratë ilaçe, financuan nga xhepi 160 mln euro produkte farmaceutike më 2024

Afro 74% e shpenzimeve shëndetësore nga xhepi i shqiptarëve shkojnë për ilaçe

10:04 - 14/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com