GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbytja/ “Mora kryetarin e bashkisë në telefon nuk u përgjigj”/ Banori në Vlorë flet i përlotur…

18:42 - 05/10/24
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Përmbytja/ “Mora kryetarin e bashkisë në telefon nuk u përgjigj”/ Banori në Vlorë flet i përlotur…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëmet nga përmbytjet në Vlorë janë të shumta, dhe çdo qytetar i prekur kërkon një përgjigje dhe një zgjidhje për situatën e tyre emergjente. Të mbuluar nga balta dhe me banesat e papërshtatshme për jetesë, qytetarët janë në nevojë të madhe për ndihmë.

Remzi Limo, një prej banorëve të prekur, shprehet se banesa e tij është përmbytur për herë të pestë. Ai ka telefonuar kryebashkiakun, por nuk ka marrë përgjigje. Ndërsa zjarrfikëset dhe policia kanë arritur me shumë vonesë, duke e lënë atë dhe të tjerët të përballen me situatën të vetëm.

“Jam me dy invalidë, shtëpia është përmbytur, s’kam as motra as vëlla, asnjë njeri s’kam. Ku të vete, ku të mbytem. Shtëpia është e mbushur me ujë e llum. Kjo është e 5-ta herë që përmbytet dhe unë s’kam marrë asnjë majë gjilpëre,” tha Limo me lot në sy.

Ai vazhdoi duke përshkruar dëshpërimin e tij: “Kam marrë kryetarin e bashkisë, nuk më është përgjigjur. Dje morëm policinë dhe zjarrfikëset, na thonin se do vinin, por askush nuk erdhi. Uji jashtë ishte 1.5 metra, brenda ishte 50-60 cm, ne ishim në ujë, askush nuk vinte të na ndihmonte.”

“Jemi në qiell të hapur”

Rënia e gurëve ka shkaktuar dëme në disa banesa në zonën e ujit të Ftohtë, te Kalaja në Vlorë. Dy nga banesat janë shkatërruar tërësisht dhe tashmë janë jashtë funksionit. Banorët e prekur tregojnë se gurët dhe balta kanë hyrë brenda, duke krijuar kushte të papërshtatshme për të qëndruar në banesë.

Banorët tregojnë se në momentin e rënies, ata dolën jashtë për siguri dhe kanë kërkuan ndihmë nga institucionet, por deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim. Banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje urgjente dhe mbështetje nga autoritetet.

“Hyrja është mbushur plot me baltë, jam me qiell të hapur, nuk di ku të shkoj. Lutem shtetit të më ndihmojë, as rroba nuk kam, na janë tharë në trup”, tha një nga banoret, shtëpia e së cilës është shkatërruar.

Bllokohet Bypass-i i Vlorës

reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha edhe në Bypassin e Vlorës, ku ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes së dherave. Ky incident ka ndodhur pasditen e djeshme dhe ka bllokuar qarkullimin e automjeteve për orë të tëra.

Sipas raportimeve, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës, duke penguar kalimin e automjeteve. Pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes tregojnë masat e marra për të hapur qarkullimin, ndërsa autoritetet po punojnë për të riparuar dëmet e shkaktuara.

Shembja ka ndodhur në segmentin që lidh Vlorën me Kaninën dhe Orikumin, dhe për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit, rruga ka qenë e bllokuar për një kohë të gjatë. Autoritetet lokale po monitorojnë situatën dhe po ndërhyjnë për të siguruar kalimin e sigurt të automjeteve.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1permbytjaVlore

Lajme të lidhura

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës
Breaking Views

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet
Ekonomi & Sociale

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Para
Qeveria po krijon ministri për shkencën, ua merr të drejtën universiteteve

Qeveria po krijon ministri për shkencën, ua merr të drejtën universiteteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet
Aktualitet

Prokuroria nis hetimet për rastin e foshnjës që ndërrroi jetë në maternitet

18:13 - 25/02/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës. Një foshnje ka ndërruar jetë pak çaste pak lindjes. Familja ka pretenduar se...

Lexo më shumë
Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

Festimja e Bulqizës i jep 85 ha për park Ardit Kajës, ish-deputet dhe prefekt i Dibrës

18:03 - 25/02/26
Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

Ofensivë në industrinë ushtarake: Në prill dronët, në maj uniformat, në korrik municionet

17:44 - 25/02/26
Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

Si i shpëtoi sekuestros kazinoja e “investitorit strategjik” të akuzuar për vrasje?

17:27 - 25/02/26
Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

Aksident në Korçë, mjeti përplas të moshuarën në vijat e bardha

17:22 - 25/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com