GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbytjet, Tabaku akuzon: Shteti punon për klientët, jo qytetarët

10:45 - 10/01/26
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Tabaku kritikon projektligjin për investimet e huaja: I vonuar dhe pa garanci për sigurinë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj situatës së përmbytjeve në vend, duke akuzuar qeverinë për mungesë investimesh dhe për menaxhim të dobët të parandalimit të fatkeqësive.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se përmbytjet nuk janë pasojë vetëm e motit, por e politikave të qeverisë që sipas saj nuk ka vënë në fokus infrastruktura hidrike dhe mirëmbajtjen.

Sipas deputetes, më pak se 1% e buxhetit publik shkon për kanalizime dhe ujitje, ndërsa fondet për Emergjencat Civile janë “më të ulëta se tre kontrata inceneratorësh”.

Tabaku citon të dhëna të Emergjencave Civile, ku dëmet ekonomike nga fatkeqësitë natyrore vlerësohen rreth 2 miliardë dollarë, ndërsa financimi i qeverisë për katër vite ka qenë 140 milionë euro.

Reagimi i Jorida Tabakut:

Natyra si alibi e palezetshme

Shqiptarët, çdo vit, në verë dhe në dimër, dëgjojnë të njëjtën kasetë: “natyra e pabesë”. Shqipëria ose shkrumbohet, ose përmbytet.

Por natyra nuk mund të jetë më alibi, kur qeveria ka buxhetuar më pak se 1% të buxhetit për kanalizime dhe ujitje, dhe kur fondi për Emergjencat Civile është më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh.

Një shtet i përgjegjshëm nuk është ai që shfaqet pasi bie zjarri apo vërshon uji për të bërë “adetin”. Kur lexon deklaratat “bujare” të qeverisë pas fatkeqësisë, përballë dorështrëngimit kriminal për të parandaluar, kupton thelbin e këtij sistemi: nuk është ngritur për qytetarët, por për klientët.

Sipas vetë të dhënave të Emergjencave Civile, dëmet ekonomike nga fatkeqësitë kapin vlerën e 2 miliardë dollarëve. Ndërkohë, qeveria në katër vite ka dhënë vetëm 140 milionë euro për emergjenca. Paratë nuk shkojnë për kanale e kolektorë, por për fantazma luksi që nuk i interesojnë askujt përveç cirkut qeveritar.

Skenat me qeveritarë që zbresin në terren me çizme llastiku pasi gjithçka është shkatërruar, nuk janë arritje. Janë dëshmi dështimi. Nuk është sukses të shkosh aty ku nuk mban më uji.

Është tragjikomike: një qeveri që premton Inteligjencë Artificiale për prokurimet, që përdor “Diellën” për propagandë digjitale, kapet gjithmonë e papërgatitur nga një shi që çdo qytetar e sheh në telefonin e tij. Silleni fiks si një student ngelës që sajon barcaleta për të fshehur paaftësinë.

Sot janë mijëra hektarë tokë, prona dhe jetë të shkatërruara. Nesër do të jenë sërish. Sepse ky sistem punon për pakicën, dhe faturën e paguan shumica: me xhepin, pronën dhe të ardhmen e saj.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura
Aktualitet

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26
Para
Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë

Nga plagosja te droga, arrestohen 5 persona në Tiranë e Krujë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndoka: 11 Maji është dita e gjykimit për Ramën, shqiptarët nuk e durojnë dot talljen dhe mashtrimin
Aktualitet

Ndoka: Ramën e rrëzojnë vetëm ndërkombëtarët, opozita pret goditjen përfundimtare

22:48 - 10/01/26

Nard Ndoka, kreu i Partisë Demokristiane, deklaroi në studion e “Terminal” se kryeministri Edi Rama “rrëzohet vetëm nga ndërkombëtarët”. “Ky...

Lexo më shumë
Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

Kupa e Afrikës/ Egjipti eliminon Bregun e Fildishtë, Salah më i miri për ‘Faraonët’

22:31 - 10/01/26
Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

Stine vendos të largohet nga shtëpia e BBV, Arbër Hajdari: E kuptove që je i paaftë?

22:01 - 10/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

“Dëmi shkon në 1 milion euro”, Tabaku nga tregu i shkrumbuar i ‘5 Majit’: Askush nuk ka pyetur për familjet e prekura

20:50 - 10/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com