GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përmbytjet/ Ushtria vendoset në Lezhë dhe Kurbin, 100 shtëpi nën ujë

18:54 - 18/11/25
në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Përmbytjet/ Ushtria vendoset në Lezhë dhe Kurbin, 100 shtëpi nën ujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, i shoqëruar nga prefekti Tauland Malshi, zhvilloi një takim me Shtabin e Emergjencave në Lezhë për të analizuar situatën e reshjeve dhe masat që do të merren në orët në vijim.

Në Bashkinë e Lezhës janë evakuuar 4 familje, të strehuara në konviktin e shkollës profesionale. Në lagjen “Sake” disa banesa mbeten të rrezikuara, por ndërhyrja kërkon miratim nga Ministria, pasi zona është e mbrojtur.

Situatë kritike paraqitet edhe në Kallmet, ku rezervuari ka arritur nivelin maksimal. Probleme raportohen edhe në Dragushë e Dajç, ku kanalet e ujërave të larta mund të shkaktojnë përmbytje nëse reshjet vazhdojnë.

Në Kurbin është evakuuar një familje në fshatin Gjorm, ndërsa në Mirditë situata është më e qetë, me rrëshqitje dhe prani inertesh në disa rrugë rurale, ku është ndërhyrë gjatë ditës.

Drejtoria Rajonale e Ujitjes dhe Kullimit njoftoi se hidrovoret po punojnë me kapacitet të plotë dhe pa probleme.

Ndërhyrje janë kryer në kanalet kulluese të Kurbinit dhe në ato të Zadrimës për të shmangur përkeqësimin e situatës. OSHEE raportoi ndërprerje të energjisë mëngjesin e sotëm, por furnizimi është rikthyer pas ndërhyrjeve teknike.

Ndërkohë, Policia e Lezhës ka shtuar patrullat në akset me rrezik për të kufizuar qarkullimin dhe për të siguruar mbarëvajtjen e lëvizjes.

Ministri Vengu kërkoi vijimin e gatishmërisë së plotë të të gjitha strukturave, pasi reshjet pritet të vazhdojnë. Mungesë energjie dhe qindra banesa nën ujë, gjendja nga moti i keq në vend sipas Emergjencave Civile, deri në orën 15:00:

Qarku Dibër

Në bashkinë Dibër raportohet mungesë e energjisë elektrike në njësitë Kala e Dodës, Sllovë, Zall Dardhë, Reç, Lurë si dhe pjesërisht në Arras e Fushë Çidhën. Grupet e OSHEE po punojnë për riparimit e defekteve. Intensiteti i reshjeve në qark është në rënie.

Qarku Durrës

Në Sukth janë prekur disa banesa në fshatrat Kullë, Hamallë dhe Rrushkull, ku ka edhe rrugë të bllokuara. Në Manzë raportohen rreth 48 shtëpi me prani uji.

Në bashkinë Krujë, në Thumanë, Borizanë dhe Mazhë po punohet për hapjen e kanaleve dhe zhbllokimin e rrugëve, ndërsa në lumin e Drojës po forcohet argjinatura për të shmangur daljen nga shtrati. Niveli i ujit ka nisur të bjerë.

Qarku Lezhë

Në bashkinë Kurbin vijojnë ndërhyrjet për shkak të rritjes së nivelit të ujit në Mamurras, ku raportohen 50 banesa me prezencë uji dhe 12 të tjera në njësinë Milot. Po punojnë strukturat e bashkisë dhe mjetet e Drejtorisë Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve.

Në bashkinë Mirditë ka ndërprerje të energjisë elektrike në disa fshatra të njësisë Rubik. Nivelet e lumenjve Drin dhe Mat janë brenda kuotave. Qarku Kukës

Në disa akse rrugore ka pasur rënie inertesh, ndaj kompanitë kontraktore po punojnë për pastrimin. Në zona të thella malore ka mungesë energjie, dhe ekipet e OSHEE-së po punojnë për rikthimin e furnizimit. Qarku Shkodër

Nuk raportohen problematika. Vijojnë punimet në kanalin e Gurit të Zi dhe në segmentin pranë urës së Dajçit për garantimin e qarkullimit të ujërave. Në zonën e “Harkut të Berdicës” po kryhet pastrim i depozitimeve që pengojnë rrjedhën. Bashkitë e tjera nuk raportojnë probleme.

Në qarqet e tjera si: Gjirokastër, Vlorë, Fier, Elbasan, Berat, Tiranë nuk raportohen problematika nga reshjet. Në Korçë po punohet për rikthimin e energjisë në disa njësi.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1permbytje

Lajme të lidhura

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë
Breaking Views

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë

12:18 - 15/02/26
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë
Aktualitet

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

11:48 - 15/02/26
Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00
Breaking Views

Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00

11:40 - 15/02/26
Para
Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin

Komisioni për Reformën Zgjedhore, Murrizi: Opozita dhe mazhoranca bashkë për të mbajtur pushtetin

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë
Breaking Views

PD e Lezhës zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri, ja kush garojnë

12:18 - 15/02/26

Partia Demokratike në Lezhë po zhvillon zgjedhjet për kryetarin e ri të degës lokale. Në këtë garë elektorale marrin pjesë...

Lexo më shumë
Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

Transportonte 5 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 35-vjeçarja në Lezhë

11:48 - 15/02/26
Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00

Sot derbi Partizani – Tirana në kryeqytet, policia tregon rrugët që do bllokohen që prej orës 14:00

11:40 - 15/02/26
Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

Kush shpëton tjetër nga “pezullimi” i SPAK përveç Ramës? Nisma përfshin edhe Begajn, Sejkon….

11:11 - 15/02/26
Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

Plagosja e 18-vjeçares në hotel në Tiranë, në pranga Erisjaldo Gjuta

11:00 - 15/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com