GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Zhvillimet politike, Meta: Skenar i zi, synohet që Shqipëria të mbetet pa opozitë

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhvillimet politike, Meta: Skenar i zi, synohet që Shqipëria të mbetet pa opozitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Komisioni i Venecias në 14 tetor pritet të japë një vendim për shkarkimin nga detyra të presidentit Ilir Meta.

Ai ka qenë i pranishëm në qytetin e  Pogradecit, ku në një prononcim për gazetarët, i pyetur nëse i druhej një vendimi të tillë Meta përgjigjet se kjo çështje është politike dhe se çdo sjellje e tij ka qenë pro kushtetutës.

“Jam krenar për gjithë veprimtarinë time në mbrojtjen e Kushtetutës, e cila është sulmuar në mënyrën më armiqësore, më tradhtare nga faktorë të jashtëm dhe të brendshëm për të pasur Shqipërinë sot një situatë aspak të dëshirueshme, në raport edhe me BE. Kuvendi duhet të kishte çelur negociatat me kohë nëse do dëgjohej presidenti mbi zgjedhjet vendore apo Gjykatën Kushtetuese”, është shprehur ai.

Presidenti ka folur gjithashtu edhe për zhvillimet dhe tensionet aktuale brenda selisë blu. Edhe pse pritej që nga reagimi i tij të mbante një qëndrim të njëanshëm, Meta është shprehur i rezervuar lidhur me zhvillimet në Partinë Demokratike, ku ish-lideri i saj Sali Berisha ka nisur aksionin për të shkarkuar Lulzim Bashën.

Për këtë çështje ai është shprehur se nuk dëshiron të komentojë çështjet e brendshme të një partie politike, ndërsa këshilloi se të gjithë duhet ti përmbahen parimeve bazike të demokracisë.

“Nuk dëshiroj të komentoj zhvillimet e brendshme në asnjë forcë politike. Duhet ti zhvillojnë debatet e tyre në mënyrë demokratike. Demokracia nuk është e vënë njëherë e përgjithmonë, ka ulje-ngritjet e saj. Shpresojmë të gjithë t’i përmbahen parimeve më bazike të demokracisë,”tha ai.

Sakaq lidhur me akuzën e fortë të Sali Berishës se ka një marrëveshje mes Bashës dhe Ramës, ai është shprehur se kjo çështje do të gjykohet pas 24 korrikut, sipas kushtetutës.  

“Nuk dëshiroj të bëhem pjesë e këtyre debate, do ti keni kohë ti gjykojmë pas 24 korrikut. Janë çështjet e tyre për mua ka rëndësi të gjithë të respektojnë kushtetutën dhe dinjitetin e çdo qytetari”, është shprehur ai.

I pyetur se a e ka parë ndonjëherë vendin me një opozitë kaq të dobët, Meta nuk heziton të përmendë skenarë.

“Jam i bindur se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë atë skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë. Një skenar që luhet prej shumë vitesh dhe jam i sigurt që shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë të kthehen në modele që nuk janë as në kontinentin ton, shqiptarët kanë potencial të jashtëzakonshëm për të ecur përpara,” tha Meta.

Sipas tij skenari në fjalë luhet prej shumë vitesh dhe ka si qëllimtë lërë vendin pa opozitë.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaSali Berisha

Lajme të lidhura

Rama vuri imazhin e një flamingoje si foto profilin në Facebook, Koçeku i sugjeron kullën në Tiranë
Breaking Views

Rama vuri imazhin e një flamingoje si foto profilin në Facebook, Koçeku i sugjeron kullën në Tiranë

18:08 - 25/06/26
Pjesë “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim ish-oficeren e BKH-së dhe biznesmenin
Aktualitet

Pjesë “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim ish-oficeren e BKH-së dhe biznesmenin

17:10 - 25/06/26
Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin
Breaking Views

Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin

16:52 - 25/06/26
Para
Covid/ Prezantohet plani deri në 2023, paralajmëron Tomini: Nëse përshkallëzohet situata, hapim spitalet rajonale

Covid/ Prezantohet plani deri në 2023, paralajmëron Tomini: Nëse përshkallëzohet situata, hapim spitalet rajonale

TË FUNDIT

Rama vuri imazhin e një flamingoje si foto profilin në Facebook, Koçeku i sugjeron kullën në Tiranë
Breaking Views

Rama vuri imazhin e një flamingoje si foto profilin në Facebook, Koçeku i sugjeron kullën në Tiranë

18:08 - 25/06/26

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar ditën e sotme foton e profilit të tij në Facebook, duke vendosur imazhin e një...

Lexo më shumë
Pjesë “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim ish-oficeren e BKH-së dhe biznesmenin

Pjesë “Toyota Yaris”, GJKKO kalon për gjykim ish-oficeren e BKH-së dhe biznesmenin

17:10 - 25/06/26
Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin

Kërcënime dhe ofendime ndaj një zyrtareje/ Pezullohet drejtori i policisë së Shkodrës, AMP nis hetimin

16:52 - 25/06/26
“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

“Motra” e ish-gjeneralit të Teheranit, shpallet “non-grata” Igballe Huduti, merrte pjesë në protestë

16:22 - 25/06/26
Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

Rubio viziton Bahreinin duke kërkuar mbështetjen e Gjirit për marrëveshjen me Iranin

15:28 - 25/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetnakitbahisUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetUltrabetcasibom girişmeritbetjojobet girişcasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet