GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasja në kampin e MEK/ Noka: Terror policor, Çuçi një gënjeshtar (Debatet)

21:48 - 20/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasja në kampin e MEK/ Noka: Terror policor, Çuçi një gënjeshtar (Debatet)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dhunë e terror policor, e ka cilësuar deputeti Flamur Noka, ndërhyrjen e Policisë së Shtetit, në kampin e MEK në Manzë. Gjatë debatit në emisionin “Open”, Noka tha se policia veproi si bandë, ndërsa e cilësoi ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi si gënjeshtar.

Noka është përfshirë në një debat me gazetarin Mentor Kikia, i cili ka deklaruar se MEK është një ish-strukturë terroriste dhe minë me sahat që vetëm Shqipëria ka pranuar t’i strehojë.

Duke iu drejtuar deputetit demokrat, ai tha se është e padrejtë dhe jo e denjë që të përbaltë vendin në lidhje me ndërhyrjen e policisë për hir të opozitarizmit.

Noka iu kthye duke u shprehur se nuk po e përbalt vendin dhe duke thënë “ta tregoj unë dinjtetin”, teksa shtoi se veprimi i policisë është “terrorist”.

Pjesë nga debati:

Kikia: MEK është ish-strukturë terroriste. Është mina me sahat që nuk e pranoi asnjë shtet në botë dhe e pranuam vetëm ne. Këta nuk janë opozita. Opozita qëndron në Paris dhe është tërësisht legale. Është e padrejtë të përbaltni vendin tuaj për hir të opozitarizmit si politikan që jeni.

Noka: Nuk po përbalt vendin tim unë.

Kikia: Nuk është e denjë dhe e drejtë.

Noka: Ta tregoj unë dinjitetin ty tani.

Kikia: Mos ma trego mua dinjitetin.

Noka: Dëgjo këtu, veprimi i policisë është terrorist.

Kikia: Ju qofshi!

Noka: Nuk është tallava këtu. Më lër ta mbaroj. Unë u kam thënë se nuk kemi pasur kushte për t’i mbajtur. Policia ushtron dhunë dhe këtë e kemi parë.

Kikia: Padyshim.

Noka: Dhunë e terror si të jenë banda. Ministri Çuçi është gënjështar. Nuk kemi pse konsultohemi me SHBA tha. Konsulta e parë që është bërë dhe e vetme që qeveria Berisha ka bërë ka qenë me SHBA-në. Me kërkesën e tyre kemi marrë 220 muxhahedinët e parë.

Etiketa: ÇuçiDebatetMEKNoka

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Pse është mirë të flini pasdite?

Pse është mirë të flini pasdite?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com