GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Përplasja për ujësjellësin në Vlorë, Shkëlqim Leskaj nuk liron karrigen: Jam në krye të detyrës

09:59 - 21/09/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Përplasja për ujësjellësin në Vlorë, Shkëlqim Leskaj nuk liron karrigen: Jam në krye të detyrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkëlqim Leskaj, ish drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, nuk liron zyrën e drejtorit, ndonëse ka dhënë dorëheqjen.

Përmes një deklarate për mediat, “UKV” deklaron se Shkëlqim Leskaj vijon që të jetë në krye të detyrës, dhe puna po ecën normalisht në qytetin bregdetar.

“Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Vlorë ju bën me dije se nuk ka asnjë ndërprerje të veprimtarisë së Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë, duke vijuar realizimin normalisht të të gjitha detyrave në shërbim të qytetarëve dhe klientëve tanë, si familjarë ashtu edhe privatë. Drejtori Shkëlqim Leskaj është në krye të detyrës, duke ushtruar kompetencat e tij.”.

Sipas njoftimit, Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë dhe të jetë i regjistruar pranë QKR si subjekt si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë.

“Zoti Shkëlqim Leskaj vijon të qëndrojë në detyrë, brenda të gjitha tagrave që i atribuohen sipas legjislacionit në fuqi. Zoti Leskaj, vijon të jetë i regjistruar pranë QKR, si subjekt i legjitimuar në cilësinë e Administratorit të Shoqërisë”.

Ndër  të tjera, ata kanë hedhur poshtë akuzat për tendera, duke thënë se Leskaj e ka drejtuar punën me përkushtim.

“Gjatë kësaj periudhe nga ana e Shoqërisë Ujësjellës Kanalizime Vlorë dhe administratorit të saj, nuk janë nënshkruar kontrata tenderuese për kontratorët matës së ujit (sahatët), klorinimin dhe uniformat e punonjësve. Gjatë një viti në krye të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, Zoti Shkëlqim Leskaj ka drejtuar me përkushtim të plotë në drejtim të shërbimit ndaj qytetarëve, duke qenë maksimalisht i angazhuar dhe i pranishëm kudo në terren, edhe jashtë orarit zyrtar, përfshire edhe orët e vona të natës, për tu dhënë zgjidhje efektive dhe në kohë sa më të shkurtër të gjitha problematikave të shfaqura në rrjetin e ujësjellësit dhe të kanalizimeve”.

Konflikti nis më 6 gusht, datë kur Shkëlqim Leskaj ka firmosur dorëheqjen nga detyra e drejtorit të Ujësjellësit të Vlorës. Por disa ditë më pas, Leskaj është penduar duke kërkuar që ta kthejë mbrapsht, por kryetari i bashkisë së Vlorës nuk e ka pranuar, duke i qëndruar vendimit të parë të drejtorit të UKV-së.

Por, Leskaj pavarësisht se dha dorëheqjen nuk mund të largohej në gusht pasi mori lejen vjetore dhe për këtë arsye është pritur data e rikthimit për t’i komunikuar procedurën.

Në datë 15 shtator, drejtorit iu kërkua që të lironte zyrën, por Leskaj e ka refuzuar kërkesën duke mos pranuar madje duke e kyçur derën.

Kjo ka bërë që konflikti mes palëve të përfundojë në drejtorinë e policisë së Vlorë, që ditën e djeshme ka thirrur Lelin dhe Leskajn për t’u marrë dëshminë mbi ngjarjen.

Etiketa: Shkelqim Leskajujesjelles

Lajme të lidhura

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit
Aktualitet

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist
Aktualitet

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26
Para
Vlora zgjohet me lajme të rënda, shkrumbohet një tjetër makinë në qytet

Vlora zgjohet me lajme të rënda, shkrumbohet një tjetër makinë në qytet

TË FUNDIT

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit
Breaking Views

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26

Gjykata Kushtetuese nuk ka pranuar të shprehet për mënyrën se si u arrestua kreu i PL-së, Ilir Meta, duke qenë...

Lexo më shumë
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

15:15 - 08/04/26
Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

Berisha: Nesër Sadushi merr vendimin për të liruar Veliajn, ky vendim kërcënon sigurinë e vendit dhe rajonit

14:59 - 08/04/26
“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

“Bordi i Transparencës legjitimon abuzimin me çmimet”, PD: Qeveria po favorizon tregun klientelist

14:40 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com