GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasje në KLP për zgjedhjen e kreut të SPAK, ndërhyjnë ndërkombëtarët

14:15 - 17/09/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLP cakton drejtuesit e përkohshëm në prokuroritë e Durrësit, Lezhës dhe Vlorës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Anila Hoxha ka hedhur dritë mbi një përplasje të brendshme brenda Këshillit të Lartë të Prokurorisë, e cila sipas saj u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve.

Në një lidhje direke me emisionin “Breaking” me Fiori Dardhën në Top News, Hoxha tha se gjithçka nisi nga një propozim i anëtarit të KLP, Erind Mërkuri, i cili u dërgoi një email kolegëve ku sugjeronte ndryshime në rregulloren për mënyrën e votimit të kryeprokurorit të SPAK.

Ligji parashikon që kreu i SPAK të zgjidhet me shumicë votash, por Mërkuri kërkoi që kjo shumicë të diskutohej nëse duhet të ishte “e cilësuar” apo jo.

“Ky sugjerim ndezi një debat të brendshëm dhe u mbajt jashtë rendit të ditës në mbledhjen e sotme të KLP-së. Në fakt, nuk u diskutua fare në seancë, çka do të thotë se mbetet në fuqi rregullorja aktuale”, deklaroi gazetarja.

Ajo shtoi se Mërkuri nuk ishte i vetëm, pasi jozyrtarisht flitet se kishte edhe tre mbështetës, mes tyre edhe anëtari i KLP, Vat Staka, i cili ishte pro ndryshimeve. Por presioni i ndërkombëtarëve, sipas Hoxhës, ishte vendimtar.

“Mesazhi i ndërkombëtarëve ka qenë shumë i qartë. Nëse do të ndryshohej mënyra e votimit dhe kërkohej shumicë e cilësuar, procesi do të rrezikonte të hynte në ngërç. Historia ka treguar se si Arben Kraja dhe Altin Dumani e fituan me vështirësi drejtimin e SPAK, madje vetëm me një votë diferencë nga kundërshtarët. Një shumicë e cilësuar do ta bënte pothuajse të pamundur zgjedhjen e kryeprokurorit”, theksoi Hoxha.

Etiketa: KLPSpak

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

Hovenier: Deklaratat e Kurtit kundër Gjykatës Kushtetuese çuan në pezullimin e Dialogut Strategjik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com