GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përplasje tek selia e PD-së në Fier, grupi i “Foltores” kërkon të pushtojë zyrat

16:23 - 26/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje tek selia e PD-së në Fier, grupi i “Foltores” kërkon të pushtojë zyrat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, i cili ka qenë edhe ish-kryetar i degës së PD në Fier, bashkë me disa anëtarë të kësaj dege, janë çuar në protestë pasi kryetari i komanduar Agron Kapllanaj ka ndërruar bravat e dyerve që kur mori detyrën.

Në një prononcim për mediat, Baçi ka thënë se ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë, pasi sipas tij  sekretari i degës dhe sekretari organizativ erdhën të kryenin disa veprime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici.

“Sot ka ardhur momenti që të denoncohet ky veprim i turpshëm dhe ofendues për të gjithë. Sekretari i degës dhe sekretari organizativ erdhën të kryenin disa veprime, për të marrë disa karta dhe gjendën dyert e mbyllura. Për këtë arsye u bë dhe denoncimi në polici. Nuk ka punë mirëkuptimi, dega vazhdon aktivitetin e vet. PD nuk është aty ku janë zyrat, por aty ku janë njerëzit. Më 11 dhjetor do të ketë një pjesëmarrje të madhe delegatësh, është dëshira e vetë delegatëve e të gjithë anëtarëve që të jenë pjesë. Ju e keni parë vetë, foltorja që u bë e dyta ishte Fieri pas Tiranës dhe e patë se çfarë pjesëmarrjeje kishte. Bashkërisht do t’ia dalim mbanë pasi unë nuk jam për ndarjen e PD-së. Zyrat i ka uzurpuar një ekip që erdhi nga Tirana, u futën me kaçavida e ndërruan bravat. I gjithë problemi i degës së Fierit është me qendrën. PD janë anëtarët, nuk janë as zyra dhe as vula. Mund ta merrni dhe ju vulën dhe të thoni që jeni PD-ja, por nuk jeni, ju jeni gazetarë” – është shprehur Baçi.

Kujtojmë se ditën e djeshme, kryetari i ri degës së PD-së në Fier, Agron Kapllanaj ka pranuar se janë ndryshuar bravat e dyerve të degës së Partisë Demokratike në Fier. Në një prononcim për mediat, Kapllanaj ka thënë se nuk ka asgjë të çuditshme pasi atij i janë dorëzuar çelësat e zyrës së bashku me një procesverbal.

Etiketa: FierfoltorjagrupiKryesore1PDperplasjeSeliazyrat

Lajme të lidhura

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve
Breaking Views

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti
Breaking Views

Salianji paralajmëroi kandidim për drejtimin e PD, Mërtiri: Ja hapi që do ndjekë ish-deputeti

20:19 - 20/03/26
Tabaku dhe Bardhi, takime në Bundestag: Koha për një luftë reale kundër korrupsionit
Breaking Views

Tabaku dhe Bardhi, takime në Bundestag: Koha për një luftë reale kundër korrupsionit

19:37 - 20/03/26
Para
Iliri dhe Donaldi i japin fund “betejave”, valëvisin flamurin e bardhë

Çfarë po ndodh? Dikur debatonin, sot Iliri falënderon Donaldin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë
Breaking Views

Igli Tafa pajton Ermal Beqirin me Gerond Meçen, njërit Thesarin, tjetrit Burgjet, ikin 5 MLD lekë

23:28 - 20/03/26

https://www.youtube.com/watch?v=TTowY7PNlmo Qysh nga 12 shkurti, kryeministri Edi Rama, nën goditjet e SPAK, është detyruar të riformatojë AKSHI-n. Pas zbulimit të...

Lexo më shumë
Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

Barazim spektakolar në Bournemouth-Manchester: Nga golat tek penalltia dhe kartoni i kuq

23:15 - 20/03/26
Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

Egnatia ndal Elbasanin, barazim pa gola dhe me dy kartona të kuq

22:48 - 20/03/26
“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

“Kilometri i fundit”: opozita zbret në protestë, Korreshi thirrje qytetarëve

21:18 - 20/03/26
Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

Pas marrëveshjes me Kurtin për serbët, Sorensen takohet në Washington me zyrtarin e lartë amerikan

21:15 - 20/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com