GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Përplasjet Besa-Erzeni, drejtori i shijakasve: Nuk duam karamele, ngjitemi me meritë në elitë

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Përplasjet Besa-Erzeni, drejtori i shijakasve: Nuk duam karamele, ngjitemi me meritë në elitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori sportiv i Erzenit, Altin Keçi i është kundërpërgjigjur presidentit të Besës, Nexhat Bizhdilit pasi ky i fundit theksoi se skuadra si shijakasit po marrin penallti si karamele.  

“Klubi, stafi dhe lojtarët e Erzenit janë të përqendruar te përgatitjet për ndeshjen e radhës, të cilën e luajmë në transfertë me Tërbunin. Nuk do të doja të zgjatesha shumë te deklarata e Nexhat Bizhdilit, por diçka dua t’ia them mikut tim. Presidenti i Besës të mos merret me Erzenin, por të shohë skuadrën e tij. Lexova mes rreshtave që përmendeshin 11-metërshat që marrin ne, që gjoja na favorizojnë…

Dua vetëm të them: Sa shumë qenke preokupuar për skuadrën tonë, madje deri te penalltitë. Asgjë nga këto nuk është e vërtetë, përkundrazi. Në të gjitha rastet është zbatuar vetëm rregullorja. Çdo faull brenda zonës së rreptësisë është penallti, apo jo?! Gjithsesi, nëse ju keni fakte për të kundërtën, drejtojuni instancave përkatëse dhe me siguri do të merrni sqarimet e rastit.

Së fundi, ju rikujtojmë se Erzeni është formuar në të gjitha drejtimet për të siguruar me meritë ngjitjen në Kategorinë Superiore. Si asnjë skuadër e Kategorisë së Parë, Erzeni është i kompletuar në çdo aspekt. Nuk kemi nevojë për karamelet që thoni ju. Shpresoj që edhe ju me Besën të keni bërë përgatitjet e duhura. Faleminderit miku im Bizhdili”, theksoi drejtori i Erzenit.

Etiketa: FutbollSport

Lajme të lidhura

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares
Breaking Views

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve
Sport

Zyrtarizohet arbitri i Shqipëri-Finlandë, UEFA i beson gjyqtarit portugez sfidën e rëndësishme të Ligës së Kombeve

15:08 - 10/11/26
Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
Para
Rama emëron në postin e rëndësishëm ish-deputeten e Dibrës

Rama emëron në postin e rëndësishëm ish-deputeten e Dibrës

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com