GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Përplasjet e ligjit me Kushtetutën dhe të drejtat ndërkombëtare, roli i gjyqtarit

10:43 - 16/11/21
në Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Përplasjet e ligjit me Kushtetutën dhe të drejtat ndërkombëtare, roli i gjyqtarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Anila Hoxha

Mund të themi se në një prej vendimeve më të fundit, Gjykata e Lartë sapo ka shënuar një nga gjurmët më domethënëse në jurisprudencën vendase, që do orientojë jo vetëm gjykatat por edhe Kuvendin. Kolegji Administrativ I Gjykatës së lartë ka folur për herë të parë me një qëndrim njehsues nisur nga padia e një qytetareje mbetur “peng” në gjyqësorin shqiptar, për t’i dhënë kuptim gjyqtarit të zakonshëm ashtu si në cdo vend tjetër, i cili me vendime mund të dalë kundër çdo institucioni të rëndësishëm. Gjykata u nis nga padia e shtetases M. Sh. , e ngecur në shkallët e drejtësisë prej 2010, një grua që kundërshtoi vendimin e Komisionit të Caktimit të Aftësive për Punë dhe kërkoi prej Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore pagimin e pensionit të invaliditetit.
Aktet e fashikullit të gjykimit tregojnë se si gruaja prej vitesh e diagnostikuar me një sëmundje, u deklarua e paaftë nga KMCAP për punët e lehta.
Por ky vendim i organit administrativ, u pa i pabazuar nga paditësja që nisi betejën duke kërkuar të shpallet e paaftë për punë sipas ligjit. E trajtuar me pension invadiliteti prej 2004 deri në 2010 , kërkesa e saj nuk u dëgjua nga Komisioni i caktimit të aftësive për punë epror, ndaj ajo ju drejtua gjykatës duke kërkuar trajtimin si invalide e grupit të dytë dhe kthimin e pensionit në masën që e kishte kur ju ndërpre. Institucionet u ndeshëm me padine e paditëses duke ju referuar ligjeve që vendimet KMCAP epror i trajtojnë të formës së prerë dhe të pagoditshme gjyqësisht.
Por gjykata kushtetuese dhe ajo e lartë u ndeshën për kazusin në mars 2021 nisur nga kontradikta midis gjykatave që referuar rastit Dauti ( dëmtuar në punë), vazhdojnë të japin vendime të ndryshme. Disa gjyqtarë nuk e njohin kontrollin gjyqësor mbasi këmbëngulin të dëgjojnë legjislacionin vendas që urdhëron vështrimin e KMCAP epror si quasi (pothuajse) gjykatë.
Të tjerët respektojnë vendimin e GJEDNJ që mbasi dëgjoi edhe pretendimet e qeverisë shqiptare në atë kohë, vendosi pro të drejtave civile të ankuesit. Nisur nga kazusi i gruas gjykata e lartë pyet gjykatën kushtetuese:
i) A mundet gjykata në zgjidhjen e çështjes të refuzojë ligjin, duke zbatuar drejtpërdrejtë Kushtetutën dhe të drejtën ndërkombëtare, duke shmangur zbatimin e nenit 145/2 të Kushtetutës, apo thënë ndryshe, duke shmangur nisjen e kontrollit incidental kushtetues të ligjit nga ana e Gjykatës Kushtetuese?
ii) Çfarë fuqie juridike kanë konkluzionet e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës që konstatojnë përmbushjen e masave të përgjithshme që GJEDNJ ka lënë si detyrë ndaj shtetit në një nga vendimet e saj që ka marrë formë të prerë, nëse pas rezolutës konstatohet se në të vërtetë masat ligjore të marra nga shteti nuk e kanë zbatuar jurisprudencën e GJEDNJ dhe sërisht ka shkelje të dispozitave të KEDNJ?
iii) A e kanë respektuar jurisprudencën “Dauti kundër Shqipërisë” të GJEDNJ-së ndryshimet e ligjit nr. 7703/1993 në vitin 2011 dhe, a e kanë shndërruar ndryshimet e ligjit për sigurimet shoqërore të vitit 2011 KMCAP Epror materialisht në një gjykatë me të gjitha elementet e nenit 6 të KEDNJ-së?
iv) A munden të krijohen organet quasi gjyqësore me ligj me shumicë të zakonshme, duke pasur parasysh rregullimin e nenit 81 të Kushtetutës?
v) A mundet të rregullohet organizimi, funksionimi dhe procedurat e shqyrtimit të organeve quasi gjyqësore me ligje me shumicë të zakonshme apo me akte nënligjore normative
Në mars çështja refuzohet nga gjykata Kushtetuese dhe në këtë pikë gjyqtarët e lartë vendosin të njesojnë praktikën dhe të kujtojnë gjyqtarët për fuqinë që kanë, por edhe politikën që s’mund të ngrejë organe quasi gjykata
Urdhërat e gjykatës së lartë në këtë vendim që jep një qëndrim domethënës janë

  1. Kur ligji bie në kundërshtim me një marrëveshje ndërkombëtare të ratifikuar (ose vendim të GJEDNJ), ai nuk zbatohet.
    Pra shmanget ligji dhe zbatohet drejtpërdrejtë marrëveshja ndërkombetare/vendimi i Gjykatës së Strasburgut;
  2. Efekti jo detyrues i Rekomandimit të Komitetit të Ministrave te KiE ndaj shteteve anëtare, në raport me efektin e drejtpërdrejtë të vendimit të Strasburgut. Ndërkohe që rekomandimi i KM të KiE i ka
    thënë Shqipërisë se e ka zbatuar vendimin e GJEDNJ, është Gjykata e Larte qe i ka thënë Shqipërisë se nuk e ka zbatuar vendimin e GJENDJ.
  3. Ka orientuar Kuvendin se ngritja e një organi publik që barazohet me “quazi gjykatën” nuk mund të bëhet me ligj me shumicë të thjeshtë nga mazhoranca, por me shumicë të cilësuar, me 3/5 e deputeteve. Kjo është thelbësore, sepse pengon cdo mazhorance të krijojë artificialisht “quazi gjykata” me organet administrative që ka në varësi.
Etiketa: gjyqtaretKushtetutalgjite drejtat nderkombetare

Lajme të lidhura

Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

‘Rilindja’ e Piktorit, si shkollë për trajnimin praktik të hajdutëve!

08:27 - 11/11/25
“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”
OP-ED

“Bela Mafia“ bëhet “belaja Rama”

13:47 - 10/11/25
Shqipëria bën hapa pas në arritjen e standardeve të BE! Penalizohet nga infrastruktura e dobët
OP-ED

Alibitë e ‘Palloshit’ për të fshehur vjedhjen dhe grabitjen e pasurive publike!

22:38 - 09/11/25
Para
12 të arrestuar nga tregtia e kokainës mes Italisë, Shqipërisë dhe Holandës

12 të arrestuar nga tregtia e kokainës mes Italisë, Shqipërisë dhe Holandës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së, por realiteti tregon të kundërtën
Aktualitet

Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE-së, por realiteti tregon të kundërtën

16:15 - 13/11/25

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni u shpreh ditën e sotme gjatë konferencës së përbashkët me Edi Ramën se “Shqipëria po sillet si...

Lexo më shumë
Rama: Shqipëria gati për marrëveshje me BE-në pa të drejtë vetoje!

Rama: Shqipëria gati për marrëveshje me BE-në pa të drejtë vetoje!

16:02 - 13/11/25
DW: Kosova ende në udhëkryq

DW: Kosova ende në udhëkryq

15:50 - 13/11/25
Hetimi në supermarkete zbulon skandalin në “CONAD”: Po shitet mish pule me sëmundje!

Hetimi në supermarkete zbulon skandalin në “CONAD”: Po shitet mish pule me sëmundje!

15:43 - 13/11/25
Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

Shqipëria rrezikon të mbetet pa port, Rama-Balluku shtyjnë sërish ndërtimin e Porto Romanos

15:41 - 13/11/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com