GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përplasjet në PD, Alibeaj: Ka vetëm një Kuvend, pse nuk më shqetëson “Foltorja”

15:53 - 20/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasjet në PD, Alibeaj: Ka vetëm një Kuvend, pse nuk më shqetëson “Foltorja”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në një intervistë për News 24, ka folur ndër të tjera, edhe për “përplasjen e Kuvendeve” në PD.

Sipas Alibeajt, ka vetëm një Kuvend, ai i vendosur nga kryesia e PD më 18 dhjetor, ashtu siç e përcakton statuti.
“Nuk është se e themi ne që ka vetëm një Kuvend. Ka vetëm një Kuvend sepse procedura është e tillë. Janë disa rregulla procedurale që na bëjnë bashkë dhe na ndajnë nga çdo lloj bashkimi kaotik njerëzish. Statuti, kushtetuta e partisë përcakton mënyrën e organizmit të një formacioni politik. Kuvendi është më 18, i thirrur nga kryesia e Partisë siç e përcakton Statuti. Nuk ka të dytë”, tha ai.

Ai komentoi edhe 4200 firmat e mbledhura nga ish-kryeministri Sali Berisha për thirrjen e Kuvendit më 11 dhjetor, duke vënë në pikëpyetje vërtetësinë e tyre.
“Statuti parashikon që nga momenti i dorëzimit të kërkesës do duhet të kalojë një periudhë jo më pak se një mujore deri në mbledhjen e Kuvendit. U refuzua ky proces dhe nuk pati një kërkesë zyrtare, solemne, të protokolluar dhe rend dite për të mbledhur Kuvendin. Nuk e di nëse i kanë ato firma. Nuk e di se çfarë kanë brenda ato letra. Është e çuditshme që kur ndërmerr një aksion të tillë të mbledhjes së firmave dhe vullneteve të shkosh dhe t’i mbyllësh në kasafortë e të mos i bësh publike. Për më tepër ka të dhëna që procesi i mbledhjes së këtyre vullneteve nuk ka qenë serioz”, deklaroi Alibeaj.

Ndër të tjera, deputeti demokrat tha se nuk e shqetëson “Foltorja” e Berishës, pasi tek çdo lëvizje duhet parë moraliteti politik.
“Nuk më shqetëson aspak. Sepse çdo lëvizje do duhet parë se çfarë moraliteti politik ka. Lëvizjet partiake apo brenda partiake duhen parë se çfarë moraliteti kanë. Nuk duhet të largohemi nga motivi i kësaj lëvizjeje. Ka një datë të caktuar, 9 shtatori. Data kur kryetari i partisë brenda të gjitha kompetencave që ka mori një vendim për të pezulluar nga grupin parlamentar deputetin Sali Berisha. Deri më 8 shtator nuk kishim as lëvizje, as fjalë, as akuza”, tha Alibeaj.

I pyetur nëse 11 dhjetori do kishte mbështetje të madhe, çfarë do ndodhte, ai tha se më 10 nëntor ishte momenti juridik dhe procedural kur të gjithë këto kërkesa mund të verifikoheshin, tani nuk ka vlerë.

Etiketa: Enkelejd AlibeajPD

Lajme të lidhura

Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe
Aktualitet

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat
Aktualitet

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Para
Austri, kreu i opozitës dënon vaksinimet e detyrueshme

Austri, kreu i opozitës dënon vaksinimet e detyrueshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici është paraqitur sot në GJKKO. Siç shihet në pamjet, Bici ishte e vetme teksa hynte...

Lexo më shumë
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Makinat nga Shqipëria çojnë në rekord konsumin e naftës në Maqedoni, kjo e fundit ul sërish akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26
Hetimet ndaj Ballukut, SPAK kontrolle në disa subjekte qe lidhen me tenderat mbi Unazën e Madhe

Sot seancë në Apelin e GJKKO, shqyrtohet ankimimi i Ballukut kundër masës së pezullimit nga detyra

09:33 - 07/04/26
Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez,  ja sfidat e  sotme

Champions League/ Nga “klasikja” Real Madrid-Bayern te dueli anglo-portugez, ja sfidat e sotme

09:18 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com