GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në PD, Isufi: Rikthimi i Bashës thellon ndarjen, Ramës po i dhurohet pushtet

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Thellohen përplasjet në PD zyrtare/ Njerëzit e Bashës në Kryesi nuk lejojnë mbledhjen e Këshillit Kombëtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha po tenton të marrë sërisht nën kontroll PD-në zyrtare dhe pikërisht kjo ka sjellë përçarjen e fundit në këtë parti, u shpreh aktivisti Ardian Isufi, në studion e Neës24, duke komentuar përplasjet më të fundit në këtë pjesë të opozitës.

Isufi u shpreh se rikthimi i Bashës nuk do sillte asgjë të re në PD, duke theksuar se zgjedhjet për kryetarin e ri të PD-së po bëhen “lëvizje skematike” që Lulzim Basha të mbajë peng vulën.

“Përçarja e Partisë Demokratike ka ardhur në një moment shumë të rëndë ku e djathta dhe PD nuk frymëzojnë më. Basha po tenton të marrë sërish PD-në e vulës. Një nga problemet themelore është se nuk dihet anëtarësia në këto palë, dhe nga këtu nis edhe manipulimi i votës. Flitet për këto Këshillat Kombëtarë. Kuptohet se ky zhvillim po bëhet që të vijë Basha në krye të PD-së së vulës.

Është shumë e qartë se një pjesë e vogël e PD-së kërkon të vijë sërish Basha që të jetë në shërbim të një grupi të vogël dhe jo shoqërisë shqiptare. Sot nuk ka më nevojë për Parti Demokratike. E djathta kërkon një alternativë të re. Rikthimi i Bashës nuk do sillte asgjë të re, pasi në zgjedhje do kishte sërish humbje të votës së demokratëve.

Përmes këtij mediokriteti të PD-së, PS-së dhe Ramës po i dhurohet pushteti. Pozita përfiton shumë nga kjo luftë e brendshme, pasi opozita nuk merret me problemet e rëndësishme, por me këtë luftë provinciale. Duhet të kishte një frymë të re, për të ardhur personazhe të reja në parti. Po të shohim edhe kushtet e vendosura për kryetarin, nuk i jepet hapësirë prurjeve të reja.

Unë mendoj se gjithë këto lëvizje janë skematike për zgjedhjen e kryetarit. Ka emra që bëjnë sikur, për të legjitimuar zgjedhjet. Shoqëria sot ka avancuar dhe kjo klasë politike po e mban peng. Individi po ecën me shpejt se kjo strukturë politike nga të dyja kahet. Të gjithë flasin për Evropën, por ka kontradiktë me realitetin. Alternativa e re duhet të jetë larg PD-së. Shoqëria nuk mund të mbahet peng nga disa njerëz të ezauruar politikisht”, u shpreh ai.

 

 

Etiketa: BASHAisufiPDPercarja

Lajme të lidhura

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi
Aktualitet

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26
I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale
Aktualitet

I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

09:21 - 18/10/26
“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët
Aktualitet

“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

09:04 - 18/10/26
Para
Përbërësit natyralë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegies nga dielli

Përbërësit natyralë që mund të ndihmojnë në lehtësimin e djegies nga dielli

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi
Aktualitet

Rama reagon për protestën: Kjo është marrëzi

09:43 - 18/10/26

Kryeministri Edi Rama shënjestroi dhe etiketoi studentët, të cilët kanë dalë në protestë prej rreth një jave, duke i kërkuar...

Lexo më shumë
I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

I biri u bë simbol i protestës, gazetarja: Fëmijët i presim në shtëpi, jo ti kërkojmë në spitale

09:21 - 18/10/26
“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

“Protesta, sfida më e madhe për Ramën”, Reuters: Policia shqiptare qëllon me plumba gome studentët

09:04 - 18/10/26
“Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome dhe flakë”, DW: Përplasjet në ditën e pestë të protestës, më të ashprat! Dhjetëra të lënduar

“Molotovë, gaz lotsjellës, plumba gome dhe flakë”, DW: Përplasjet në ditën e pestë të protestës, më të ashprat! Dhjetëra të lënduar

08:44 - 18/10/26
“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

“Kërkohet gjak!”/ Rama u kujton shqiptarëve “21 Janarin”: U vranë me plumba 4 persona që nuk dëmtuan asnjë institucion

08:20 - 18/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com