GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Përplasjet në PD, kë mbështesin diplomatët? Bardhi zbardh negociatat

12:41 - 04/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Negociata për bashkimin e grupit të PD, ja si janë ndarë palët…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi kanë vijuar edhe sot përplasjen mes tyre, ndërkohë që ka një tentativë për të unifikuar qëndrimet e deputetëve demokratë, pavarësisht vendimeve të mëparshme për përjashtime apo ngrirje të tyre nga Grupi Parlamentar.

Dy ditë më parë, Lulzim Basha, përmes delegatëve të një Kuvendi të thirrur prej tij, miratoi ndryshime statutore që i japin të drejtën Kryetarit të partisë që të jetë edhe kryetar i Grupit Parlamentar.

Gazment Bardhi dhe mbështetësit e tij, të paktën 18 deputetë, nuk njohin as Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Basha dhe as statutin e ri, që po tentohet të zbatohet në atë që njihet si PD e vulës.

Në anën tjetër, Sali Berisha ka konfirmuar pjesëmarrjen në një takim të thirrur nga Bardhi për të bashkuar qëndrimet e deputetëve demokratë, kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Po sa e mbështesin ndërkombëtarët apo diplomatët në Tiranë tentativën e Gazment Bardhit, në një kohë kur Lulzim Basha në anën tjetër ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë bashkëpunim me “non grata-t”, duke pasur parasysh këtu Berishën, i cili ka rreth vetes 16 deputetë dhe shumicën e anëtarëve të PD-së?

Sipas Bardhit, ndërkombëtarët kërkojnë një opozitë të fortë dhe të qëndrueshme dhe ai personalisht shkon në linjë të plotë me qëndrimet pro amerikane dhe pro perëndimore.

“Qëndrimi im në raport me partneritetin strategjik të Partisë Demokratike, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian ka qenë dhe do të mbetet i palëkundur.

Gjatë gjithë këtyre ditëve kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me partnerët për situatën në të cilën ndodhet opozita. Interesi i partnerëve strategjikë të Shqipërisë është që Shqipëria të ketë një opozitë të fortë.

Kush mendon që qëndrimi i partnerëve tanë strategjikë është që opozita të jetë e copëzuar, jo e fortë, jo funksionale gabon rëndë sepse është duke çuar vendin në frymë jo perëndimore.

Nuk ka vend perëndimor që ka një opozitë jo funksionale”, u shpreh Bardhi.

Etiketa: BardhiBASHADiplomatetKryesore1

Lajme të lidhura

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli
Aktualitet

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Para
Cikalleshi: Do japim maksimumin për të marrë fitoren ndaj Çekisë

Bajrami: Sylvinho na ka dhënë qetësi, në Çeki shkojmë për fitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com