GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Përralla me President!

09:39 - 06/04/22
në Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush vjen pas Metës? Nisin negociatat mes PD dhe PS për Presidentin e  ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Lutfi Dervishi

Lajmi se po nis procesi konsultimeve për të zgjedhur Presidentin e ri pas datës 1 prill më shumë duket si inerci i ditës ndërkombëtare të gënjeshtrave se një njoftim që duhet marrë seriozisht.

Në historinë e pluralizmit në Shqipëri vetëm një kryetar shteti është zgjedhur me konsensus: Alfred Moisiu në vitin 2003. (Arsyeja ka qenë teprimi me vjedhjet e votave të shumicës socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001).

Çdo tentativë për konsensus më tej ka qenë vetëm konsum mediatik. Pas takimeve të shumta dhe dhjetëra lajme për negociatat, shumica në Parlament ka zgjedhur presidentin që ka dashur. Kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Alfred Moisiu ishte i vetmi nga 6 presidentët e zgjedhur që nuk ka qenë njeri politik dhe i vetmi që pas lënies së postit nuk pati ëndër të bëhej kryetar partie.

Z. Berisha pasi u bë President – u rikthye kryetar partie. Z. Mediani, pas postit të kryetarit të shtetit u fut në garë për t’u bërë kryetar partie. Z. Topi, pasi mandatit Presidencial krijoi dhe kryesoi parti politike. Z. Nishani- pas mbarimit të mandatit – ka vijuar aktivitetin politik.

Dhe presidenti në detyrë pas 24 korrikut, në fjalët e tij, mezi pret t’i kthehet politikës aktive, me shumë gjasë si kryetar partie.
Posti i Presidentit të Republikës në Shqipëri nuk ka qenë posti fundor i karrierës së një politikani, por trampolinë për t’u bërë kryetar partie!

Partia Socialiste i ka votat për të zgjedhur kryetarin e ri të shtetit. Nuk ka nevojë të bëj spektakël sikur po digjet e zhuritet për zgjedhur një figurë konsensuale. Ashtu si shumicat e mëparshme edhe kjo shumicë ka vetëm një detyrë të thjeshtë: të zgjedhë kë mendon se është më i miri/e mira me kusht që mëpas, të mos kërkojë falje. Falje po kërkon PS- (rasti Meta) “falje” ka kërkuar dhe PD-në (rasti Topi).

Do të ishte ideale që kryetari i ardhshëm i shtetit të përfaqësonte unitetin e popullit, – çka është edhe kërkesë e Kushtetutës.

Po cili do të jetë profili i Presidentit të Republikës?

Këtë do ta vendosë shumica në Parlament dhe më konkretisht kryeministri.

Zgjedhjet e mëparshme të kabinetit tij kanë patur gjithmonë si emërues të përbashkët: befasinë: kabineti me figura jo politike; kabineti me moshën më të re të minsitrave; kabineti me shumicë zonjash; kabineti që ka si anëtar qeverie zonja dhe zotërinj nga Kosova. Befasitë e kryeministrit shkojnë edhe tek emërimi në poste ekzekutive apo si ambasadorë të figurave të njohura politike të kampit tjetër.

Ideve ekstravante për një kryetar shteti nga diaspora, nga Kosova apo një figurë që jeton dhe punon jashtë- mbeten vetëm llafe kafenesh sa kohë që Kushtetuta është e qartë: “mosha 40 vjeç; shtetas shqiptar që nga lindja me qëndrim jo më pak se 10 vitet e fundit në Shqipëri”.

A do të jetë Presidenti i ardhshëm një befasi? Një zonjë? Një figurë nga kampi tjetër? Apo thjesht një kukull? (dhe kjo është befasi për të cilën duhet të jemi të përgatitur.) Ne kemi ndenjur 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese nuk u bë qameti po të rrimë edhe 5 vjet pa “President”.

A do të jetë presidenti i ri një figurë që rrezaton qetësi në vend dhe përfaqësim dinjitoz jashtë?Këtyre pyetjeve do t’i jap përgjigje vetëm një njeri:- kryeministri.
Si rregull liderët e kanë të vështirë të zgjedhin një lider.

Këtë radhë në vend të konsensusit le të lutemi që pasi ta zgjedhin – këdo që të zgjedhin – në fund të mos kërkojnë falje!

Etiketa: kryesore2Lutfi DervishiPresident

Lajme të lidhura

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve
OP-ED

Ceremonia për Ballukun, psikoza e nderimit të hajdutëve

12:31 - 07/03/26
Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26
Dervishi-Ramës: Pse nuk vendos Rrahjen ministër? Zgjidh problemin e Krujës…
OP-ED

Gazi lotsjellës nuk është deodorant, në vend të faljes publike kryeministri tallet!

11:14 - 21/02/26
Para
U raportua për përplasje më armë, Policia e Elbasanit: Është operacion në bashkëpunim me FNSH

U gjet brenda makinës i vrarë, zbulohet kush është 38-vjeçari (Foto+Emri)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë
Breaking Views

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

Seria historike e Bodo/Glimt në Ligën e Kampionëve u ndërpre nga skuadra e Sportingut, e cila luftoi shkëlqyeshëm nga një...

Lexo më shumë
Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

Evi Kokalari hyn në garë për kreun e PD-së: Do veprojmë përmes avokatëve amerikanë

20:05 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com