Nga Kreshnik Myftari
Më 26 Shtator 2024, mbas një gjyqi maratonë në Gjykatën e Apelit, me të pandehur z. Ervin Salianji, deputet i Republikës së Shqipërisë, erdhi dhe vendimi, i cili nuk pritej prej askujt, juristë dhe qytetarë – dënimi me 1 vit burgim për veprën penale të parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal, atë të “Kallzimit tërremë”.
Në përvojën time modeste nëntëmbëdhjetë vjeçare si jurist, katërmbëdhjetë prej të cilave pedagog efektiv i të Drejtës Penale, nuk më kishte mbetur në memorie asnjë rast dënimi me burgim dhe mospezullimi i këtij të fundit për vepra penale kundër drejtësisë, me përjashtim të dy veprave realisht shoqërisht të rrezikshme gati në kufijtë e bashkëpunimit, siç janë përkrahja e autorit të krimit dhe fshehja ose asgjësimi i kufomës të parashikuara respektivisht nga nenet 302 dhe 303.
Pa bërë asnjë koment dhe pa shfaqur asnjë mendim me tipare politike mbi arsyet e këtij vendimi, nëpërmjet këtij shkrimi do të përpiqem të bëj një analizë juridiko – penale mbi elementët e kësaj vepre penale, mënyrat e kryerjes, elementët juridikë dhe krahasimin e saj me vepra të ngjashme.
Analiza është vazhdim i publikimeve të mëparshme lidhur me këtë çështje në rrjetin tim LinkedIn.
Vepra penale e parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal është një nga 38 (tridhjetëetetë) veprat penale të Kreut IX “Vepra kundër drejtësisë”.
Veprat penale kanë objekt grupor të përbashkët marrëdhënien juridike të sipërcituar. Ato kryhen nga subjekti i përgjithshëm me të dyja format e sjelljes (veprim/mosveprim) sipas parashikimeve specifike në dispozitat përkatëse.
Ky element thelbësor e bën personin përgjegjës ose jo. Në rastin e kryerjes së veprës me veprim, subjekti vepron në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të tij. Në rastin e mosveprimit subjekti qëndron pasiv, nuk kryen atë veprim që ligji e detyron ta kryejë dhe për të cilin ai ka dijeninë dhe përfytyrimin e plotë.
Por le t’i kthehemi veprave penale kundër drejtësisë dhe të analizojmë dhe krahasojmë kur dhe ku lind ky detyrim, dhe kujt duhet t’i drejtohen këto njoftime, informacione ose sinjalizime për të mbrojtur drejtësinë si marrëdhënie juridike.
Për të kuptuar një marrëdhënie juridike nuk mund të lexojmë një vepër penale dhe të themi Eureka.
Marrëdhënia juridike kuptohet duke lexuar kreun ose seksionin ku është parashikuar vepra penale, si dhe duke lexuar e kuptuar dhe vepra të tjera të përfshira strukturalisht.
Për të qenë më konkret, kur misioni inkriminohet tek moskallzimi i krimit me bazë vendin, autoritetin e ndjekjes penale ose organin e rendit, përse kallzimi rremë mund të konsumohet kudo?!
Kur detyrimi për të kallzuar provën që e bën subjektin e pafajshëm konsumohet si mosveprim, mungesë iniciative drejtuar organit kompetent, përse kallzimi i rremë konsumohet kudo dhe për ato që ligjërisht as nuk e kanë tiparin e provës dhe as nuk mund të klasifikohen ose pranohen si të tilla?!
Për të pasur përgjegjësi penale për veprën penale të ekspertimit të rreme (i cili është një nga provat më të forta të procesit penal sipas nenit 178 e vijues të K. Pr. Penale) duhet detyrimisht që eksperti t’ia dorëzojë aktin e ekspertimit organit të ndjekjes penale ose gjykatës, duke theksuar se eksperti në këtë rast është funksionar publik.
Kjo nuk vlen tek kallzimi i rremë i cili mund të konsumohet kudo, me çdo veprim, në çdo vend.
Për të vijuar krahasimin dhe logjikën me vepra të tjera penale, përmendim deklaratën e rreme përballë OPGJ-së/prokurorit, dëshminë e rreme dhe refuzimin për të dëshmuar dhe mosparaqitja e dëshmitarit/ekspertit.
Refuzimi për të dëshmuar nuk e përmend gjykatën si vend ekskluziv kur nuk përmbushet detyrimi, por a mund të konsumohet kjo vepër në nje vend tjetër?
Në të gjitha veprat penale ligjvënësi ka përcaktuar vendin ku konsumohen ose ai nënkuptohet logjikisht. Çfarë ka të ndryshme në logjikë dhe frymë kallzimi i rremë?!
Por le t’i kthehemi analizës juridiko – penale me bazë mënyrat e kryerjes së veprës penale, si i ka parashikuar këto mënyra dispozita në fjalë, dhe ku qëndron dallimi dhe dobishmëria e tyre.
Vepra penale parashikohet si e konsumueshme në dy mënyra, nëpërmjet kallzimit të rremë dhe nëpërmjet krijimit tëprovave të rreme.
Kjo e dyta me shumë gjasa do të jetë dhe rrethana mbi të cilën do të bazohen argumentet e dënimit.
Por cili është subjekti që mund ta kryejë fabrikimin e provave, si qëndron kjo rrethanë, mënyrë konsumimi në raport me mënyrën kryesore, kallzimin si veprim?
Cila është sintaksa juridike që ka përdorur ligjvënësi kur ka konceptuar veprën penale?
Sikurse e përmenda më sipër, vepra konsiston në dy mënyra kryerjeje me në qendër lidhësen “si edhe”. Zakonisht Kodi në shumicën e veprave penale me këtë lloj strukture përdor lidhësat ”ose”,“dhe”.
Lidhësen “si edhe” Kodi e përdor specifikisht vetëm nëkatër vepra penale konkretisht në nenet 283, 283/a, 300 dhe 305. Por përse janë të rëndesishme lidhësat në leximin, kuptimin dhe interpretimin e veprave penale.
Praktika e Gjykatës së Lartë ka argumentuar qëllimin, dobishmërinë dhe dallimin që sjellin lidhësat në interpretimin e rrethanave të parashikuara brenda sënjëjtës normë. Konkretisht vendimi nr. 1/2008 ka sqaruar se kur dy rrethana/mënyra që qëndrojnë brenda të njëjtës dispozitëpenale lidhen me lidhësen “dhe”, ato konsiderohen rrethanakumulative dhe e bëjnë situatën një të vetme.
Kur mënyrat lidhen me lidhësen “ose”, ato quhen të pavaruara, secila qëndron si mënyrë më vete dhe konsiderohen alternative. Veprat penale me këtë parashikim gjuhësor quhen juridikisht vepra penale formale.
Rrethanat në veprën penale të parashikuara nga neni 305 “Kallzimi i rremë” lidhen më lidhësen “si edhe”.
Ky ështëmomenti jurdik për të cilin ligji nuk kërkon më vetëm interpretimin gramatikor ose tekstual të normës, por edhe intepretimin logjik të saj.
Për ta bërë analizën sa më tëkuptueshme do të marrim rastin e veprës penale të “Rrëmbimit dhe mbajtjes peng”, të parashikuar nga neni 109 i Kodit Penal.
Vepra në fjalë kryhet në dy mënyra, rrëmbim ose mbajtje peng. Vepra quhet juridikisht formale dhe nuk kërkohet që këto veprime/ ënyra të ndjekin domosdoshmërisht njëra-tjetrën.
Kjo do të thotë që vepra penale konsiderohet e kryer që në momentin e rrëmbimit pa qenë nevoja të vazhdojë me mbajtjen peng. Por në të njëjten kohë vepra mund të konsumohet drejtpërdrejtëvetëm me mbajtje peng, pa e rrëmbyer më parë subjektin, ose nëmënyrën më perfekte dhe më të rrezikshme, duke e rrëmbyer dhe duke vazhduar mbajtjen peng.
Edhe subjektet autorë të kësaj vepre mund të jenë sipas rolit dhe situatës (rrëmbyes ose pengmbajtës), por gjithmonë bashkëpuntorë me marrëveshje me njëri-tjetrin kur vepra realizohet plotësisht.
Për t’iu kthyer analizës juridike logjike të kallzimit të rremë, siçe theksova më lart, edhe ai kryhet me dy mënyra. Por a qëndrojnë ato të pavarua nga njëra-tjetra?
Cila është sintaksa e përdorur nga ligjvënësi dhe çfarë arsye ka?
Përse ligjvënësi ka parashikuar përkrah kallzimit dhe krijimin e provave të rreme kur dispozita mund të mjaftohej vetëm me kallzimin si mënyre kryerjeje?
A mund të ketë krijim të provave pa kallzim dhe nërast se kemi një kallzim përse shërben mënyra e dytë e krijimit,e cila në një lexim sipërfaqësor del e padobishme?
Dhe pyetja e fundit, cilin do të ketë për subjekt kjo rrethanë? Duke qenë seligjvënësi i ka konsideruar të dy mënyrat një situatë të vetmenëpërmjet lidhësës “si edhe”, mjafton ky fakt për të kuptuar që Ervin Saljanji pa qenë kallzues nuk mund të jetë autor, por ndërkohë duhet të kuptohet përse atëherë është e nevojshme rrethana e krijimit të provave.
Edhe pse vepra penale ka natyrë materiale, të dyja rrethanat nuk qëndrojnë më vete por mund të identifikojnë subjekte të ndryshëm bashkëpunëtorë ose jo, secili me qëllimin e inkriminit të padrejtë të dikujt.
Në rastin kur subjekti bën vetëm kallzim vepra penale konsiderohet e konsumuar dhe mjafton ky veprim për marrjen të pandehur e më pas dënimin, por në rast se përveçkallzimit depoziton edhe prova për ta bërë më të besueshëm mbetet subjekt i po të njëjtës vepër por konsumimi quhet perfekt ose absolut e për rrjedhojë shoqërisht akoma më i rrezikshëm.
Por a mund të ketë dhe subjekte të tjerë që konsumojnë veprën pa qenë kallzues, si dhe kur? Po vepra penale mund të konsumohet edhe vetëm me krijim të provave të rreme mbasi personi ka marrë dijeni mbi një kallzim të mëparshëm të bërë nga të tjerët dhe vepron duke dorëzuar ose krijuar prova të rreme me qëllimin që kallzimi të jetë sa më i besueshëm. Këto veprime mund të jenë frut i një marrëveshje bashkëpunimi paraprakemidis kallzuesit dhe fabrikuesit, ose ky i fundit mund të veprojënë mënyrë të pavarur mbasi ka marrë dijeni për veprimin, aktin kryesor, atë të kallzimit dhe duke ju bashkëngjitur atij.
Ky ështëi vetmi rast specifik në të cilin rrethana e fabrikimit të provave merr vlerë juridike dhe bën përgjegjës një subjekt të ndryshëm nga kallzuesi. Në të kundërt rrethana e krijimit të provave nuk do të kishtë asnjë kuptim pasi do të mjaftonte vetëm veprimi ikallzimit për ta quajtur të konsumuar veprën penale.
Z. Ervin Saljanji as nuk ka marrë ndonjë iniciativë njoftimi sipas procedurës së parashikuar taksativisht nga neni 283 i K. Pr.Penale dhe as nuk i është bashkëngjitur duke depozituar ose deklaruar prova ndonjë njoftimi/kallzimi të bërë nga të tjerët me qëllimin e inkriminimit të dikujt.
I gjithë denoncimi mund tëketë vlerë juridiko – proceduriale vetëm për të filluar ndjekjenpenale kryesisht me iniciativë siç e parashikon neni 280 i K. Pr.Penale dhe vetëm mbasi të jenë bërë verifikimet e nevojshmedhe vetëm nëse organi I akuzës do e cmoj faktin dhe elementët.
Në interpretim të nenit të sipërcituar organet e ndjekjes penale mund të marrin dijeni mbi veprat dhe autorët me iniciativën e tyre, ku përfshihet çdo informacion publik, sinjalizim me çdo lloj mjeti komunikimi ose rastet e flagrancës. Mënyra e dytëparashikon marrjen dijeni me njoftim të kryer nga të tjerët.
Ky njoftim duhet të ketë tiparet e një dokumenti procedurial tëpërpiluar nga vetë njoftuesi/denoncuesi ose akti procedurial tip të autoritetit procedues për t’u quajtur kallzim dhe të konkludojëme regjistrimin e faktit penal në regjistrin e veprave penale.
Vetëm në rastin e ekzistencës së një njoftimi/dokumenti/akti nëkuptimin procedurial mund të konsumohet vepra penale e kallzimit të rremë dhe jo kur fakti është regjistruar në regjistër kryesisht. Në kuptim të njoftimit si mënyrë e dytë e marrjes dijeni tipikisht do të hyjë vetëm ai informacion që paraqitet nëformën e kallzimit pasi të gjithë nenet 281 e vijues të Kodit tëProcedurës Penale e barazojnë njoftimin vetëm me kallzimin dhe nuk parashikojnë shprehimisht asnjë mënyrë tjetër në gamëne njoftimeve.
Rrethana e krijimit të provave të rreme nuk qëndron në sferën proceduriale të marrjes djeni me iniciativë tëparashikuar nga neni 280 i Kodit të Procedurës Penale, por qëndron ekskluzivisht në atë të njoftimit/kallzimit sipas rasteve specifike të parashikuara nga nent 281 e vijues.
Për të gjitha sa u mundova të shpjegoj fakti penal i kallzimit të rremë nuk ekziston as në rrethanën e krijimit të provave të rreme dhe z. Ervin Salianji nuk është subjekt i veprës në fjalë. /Syri
Discussion about this post