GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Përsëritet skema e abuzimit në Spitalin e Traumës, fryn fondin për kompaninë e privilegjuar

në Ekonomi & Sociale, Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Përsëritet skema e abuzimit në Spitalin e Traumës, fryn fondin për kompaninë e privilegjuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spitali i Traumës në vendin tonë po shërben si një “lavatriçe” nga qeveria për të vjelë paratë e taksapaguesve. Pak ditë më parë Gijotina.com ka denoncuar një tender abuziv të këtij institucioni për blerje oksigjeni, i cili më pas u anulua na KPP për konstatimet që u evidentuan. Por, kjo nuk ndikoi aspak që enti kontraktor, sigurisht me lejen e Ministrisë së Shëndetësisë, që të hap një tjetër tender, i cili iu siguron para të vjedhur për katër vitet e ardhshme. Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Shërbim pastrimi, për Spitalin Universitar të Traumës”, i cili kap vlerën e 137,991,275 lekëve. Të gjitha faktet ndër vite, si dhe dokumentet e publikuar pak ditë më parë për ketë tender,  tregojnë se fituesi është i paracaktuar dhe procedurat janë krejtësisht abuzive.

Kjo pasi, tenderi është publikuar me procedurë të hapur mbi kufijtë monetar, çka do të thotë se çdo gjë në kontratë është e paracaktuar, duke përfshirë këtu edhe kompaninë pse jo. Pasi prej vitesh këtë tender vazhdon ta fitojë  i njëjti konkurrent “Sori –al SHPK’.  Ky tender zhvillohet çdo 3 vjet, pasi aq është afati i kontratës, pikërisht këtu kthemi 3 vjet pas.

 Abuzim që përsëritet dhe fond që fryhet

Në 2018, për këtë shërbim në Spitalin e Traumës u hap një garë, por në fund të gjithë konkurrentët u përjashtuan pa asnjë motiv  dhe tenderi iu “dhurua” kompanisë “Sori –al SHPK’. Që, sipas dokumenteve të mbledhura nga Agjencia e Prokurimit Publik, do të jetë sërish fituese, duke vjelë para edhe për katër vitet e ardhshme. Pra, shkeljet përsëriten, Ministria e Shëndetësisë zhvillon  për të dytën herë tender me vlerë marramendëse pa garë  dhe me fond limit të fryrë. Kjo shkelje është evidentuar edhe nga “Open Procurement Albania”, që e cilëson si një projekt me risk të lartë.

“Ligji shqiptar i lejon këto lloj procedurash. Shpesh këto procedura më shumë se mungesë konkurrence në treg shfaqin opsione të formulimit të kritereve dhe afateve për dorëzim dokument në favor të një kompanie të paramenduar klienteliste. Këto tenderë meritojnë të konsiderohen të ekspozuara dhe me risk”, thuhet në një sqarim të faqes. Këtë gjë Open Procurement Albania e ka theksuar edhe në 2018, por jo vetëm që nuk u mor parasysh nga ministria përgjegjëse, por këtë herë ka vendosur t’ia shtojë fondin kompanisë që merret me pastrimin e spitalit.  Këtë her  kompania fituese do të marrë 350 mijë euro më shumë, pasi tenderi i parë ishte vetëm 97 milionë lekë.

Ndërkohë skandali thellohet, pasi Gijotina.com ka evidentuar se pavarësisht fondit që shtohet, kontrata përfshinë vetëm pastrimin e  ambienteve të brendshme dhe jo atyre të jashtme. Ndërsa në hartën e publikuar nga APP, bie në sy se nga ky projekt mund të përfitojë shërbim pastrimi edhe një spital privat, konkretisht Spitali Amerikan. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë në kohën kur do të publikohet dokumenti final i tenderit.

Kompania e privilegjuar

Kompania e parapërcaktuar për këtë tender, që fitoi edhe 8 vite më parë pa garë, është “Sori –al SHPK’. Kjo kompani administratohet nga Alma Tafanin, e cila njihet edhe si ish-bashkëshortja e Nikolin Jakës, kryetari i Dhomës së Tregtisë, i përfolur vazhdimisht si një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderëve publikë.

Esmerlada Hida/ Gijotina.com/

 

Etiketa: abuzimFAKTEkontratekryesore2Spitali i Traumestender

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Të dhënat e INSTAT: Një milion shqiptarë vuajnë nga një formë e rëndë e varfërisë
Aktualitet

Shqipëria vazhdon të shënojë rënie, e parafundit në rajon për rritjen ekonomike

08:18 - 21/10/26
Para
Kush janë 3 gjyqtarët që do të vendosin për “fatin” e ish-ministrit Tahiri

Mesazhet telefonike dhe dhuratat, ja si implikohet Tahiri në dosjen me Habiljat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve
Breaking Views

Lëvizja Studentore Kombëtare po ngrihet, gati organizimi politik i të rinjve

21:51 - 26/10/26

“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë në shesh për...

Lexo më shumë
Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com