GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Personeli Italian lë qendrat e emigrantëve në Lezhë, anija Libra pezullon operacionet

10:12 - 23/11/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Personeli Italian lë qendrat e emigrantëve në Lezhë, anija Libra pezullon operacionet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa marrëveshja për emigrantët mes Romës dhe Tiranës ka ‘frenuar’ për momentin për shkak të pengesave nga gjykatat italiane, një pjesë e madhe e personelit italian në qendrat e paraburgumit në Shëngjin e Gjadër, po rikthehet në Itali.

La Repubblica shkruan se të gjithë operatorët socialë të Medihospes – kooperativa që menaxhon qendrat për mbajtjen dhe riatdhesimin e emigrantëve – do të kthehen deri nesër në Itali.

“Në anën tjetër të Adriatikut kanë mbetur vetëm disa shqiptarë që kujdesen për shërbimin shëndetësor dhe pastrimin, si dhe shtatë italianë: drejtori dhe disa punonjës administrative. Askush nuk është aty për të menaxhuar emigrantët. Dhe, në fakt, emigrantë nuk ka. Që nga 11 tetori, kur këto qendra u bënë funksionale, ato pothuajse nuk kanë pasur fare të strehuar”, – raporton media italiane.

Po ashtu, La Repubblica njofton rikthimin e 50 policëve, duke reduktuar numrin e forcave italiane të sigurisë në këto qendra, nga 220 në 170.

Anija Libra e Marinës Ushtarake italiane është ndaluar përkohësisht, zyrtarisht për shkak të motit të keq. Ekuipazhi mund të rikthehet brenda 24 orësh, por për momentin nuk ka udhëtime të planifikuara.

Edhe funksionarët e komisioneve territoriale për mbrojtjen ndërkombëtare, që duhet të shqyrtonin rastet e emigrantëve, janë caktuar për detyra të tjera.

Shpresat e qeverisë janë tani të lidhura me ndryshimet ligjore që synojnë zëvendësimin e seksioneve të imigracionit në gjykatat italiane me Gjykatat e Apelit, duke shpresuar që gjyqtarët të vendosin ndryshe nga Gjykata Evropiane.

Gjithashtu, më 4 dhjetor pritet që Gjykata e Kasacionit të japë një vendim mbi ankesat e Ministrisë së Brendshme kundër mosmiratimit të ndalimeve në Shqipëri dhe kundër kompetencës së gjykatave për të kontrolluar listën e vendeve të sigurta.

Por gjyqtarët mund ta shtyjnë sërish çështjen në Gjykatën e Drejtësisë së BE-së, ku tashmë janë në pritje disa çështje të tjera. Edhe me procedurë urgjente, do të duheshin disa muaj të tjerë.

Etiketa: EmigrantëKryesore1Lezhëmarreveshja rama

Lajme të lidhura

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj
Aktualitet

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO
Aktualitet

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Para
EMRI/ 33-vjeçari gjendet i vdekur brenda makinës së tij, çfarë dyshon policia

Kurbin/ 61-vjeçari bie në makinerinë e përpunimit të inerteve, humb jetën te Trauma

Discussion about this post

TË FUNDIT

Të rrisësh taksat është më e lehtë se sa t’i ulësh! Si po luan qeveria me akcizën e karburanteve
Aktualitet

Rritja e çmimit të karburanteve, Konfindustria i paraqet 3 kërkesa qeverisë: Nuk keni marrë asnjë masë…

11:13 - 07/04/26

Konfindustria i ka bërë thirrje qeverisë Rama që të ndërmarrë pa vonesë një rishikim të plotë të politikës fiskale dhe...

Lexo më shumë
Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Dy deputetët e PD thirren si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

11:03 - 07/04/26
Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

Ish-drejtoresha e IKMT-së, Dallëndyshe Bici paraqitet në GJKKO

10:20 - 07/04/26
Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin e Ballukut, lë në fuqi masën e pezullimit nga detyra

10:06 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com