GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Peticioni i pedagogëve, PL kërkon seancë urgjente me ministren e Arsimit

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Peticioni i pedagogëve, PL kërkon seancë urgjente me ministren e Arsimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia e Lirisë kërkon seancë urgjente me Ministren e Arsimit Evis Kushi për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë, të cilët janë në protestë prej disa javësh.

Në një reagim në rrjete sociale, deputetja Erisa Xhixho shkruan se nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, për këtë arsye është kërkuar me urgjencë seancë pyetjeje-përgjigje me ministren e Arsimit.

Statusi:

Seancë urgjente pyetje-përgjigje me ministren e Arsimit për peticionin e pedagogëve të Shqipërisë!

Prej disa javësh, pedagogët janë në protestë dhe nëpërmjet një peticioni të përpiluar nga Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH ) i janë drejtuar institucioneve përgjegjëse, nga të cilat kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre të drejta.

Nisur nga fakti që nisja e vitit akademik fillon pas dy javësh dhe mund të vihet në rrezik për shkak të përshkallëzimit të protestës, kam kërkuar urgjent seancë pyetjeje -përgjigje me ministren e Arsimit , për t’u informuar jo vetëm unë, por pedagogët dhe gjithë opinioni publik se kush janë hapat që po ndiqen për plotësimin e kërkesave të drejta të tyre.

Kërkesat kryesore që ata kanë, janë:

Rritje e pagave për pedagogët, stafin ndihmës-akademik dhe administrativ, për të arritur të paktën nivelin e pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20% në tetor 2023.

Rritje e financimit për kërkimin shkencor, të paktën në 0.3% e GDP, më 2023.

Si deputete e Kuvendit, e vlerësoj të domosdoshme së pari transparencën dhe adresimin e menjëhershëm të kësaj problematike dhe së dyti plotësimin e kërkesave të drejta të stafit akademik nga ana e Ministrisë së Arsimit.

Vetëm duke vlerësuar mësuesit e pedagogët garantojmë arsim cilësor.

Vetëm duke e kthyer arsimin në prioritet kombëtar, mund t’u kthejmë shpresën të rinjve dhe intelektualëve të zgjedhin Shqipërinë dhe jo largimin nga vendi!

Etiketa: pedagogePLproteste

Lajme të lidhura

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

Para Parlamentit dhe Kryeministrisë/ Sot dita e 128 e revoltës qytetare: Asgjë nuk na ndal deri në largimin e kësaj bande kriminale

08:09 - 05/10/26
“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në
Aktualitet

“Askush nuk është i paprekshëm”, Hofreiter mesazh Ramës: Korrupsioni mbetet pengesë për BE-në

07:53 - 05/10/26
Para
Tiranë/ Qëlloi me plumb në bark punonjësin e IMT-së, ky është autori (EMRI)

U dhunua e u mor peng në mes të autostradës/ Kush është Beqiraj, i arrestuar 9 vite më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Studentët nuk do të jenë më numra, ky do të jetë brezi që do të sjellë ndryshimin

10:05 - 05/10/26

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa e ka cilësuar vitin e ri akademik si “vitin e revolucionit studentor”, duke u...

Lexo më shumë
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!

Piktori nuk e ndërtoi Shqipërinë me budallenjtë dhe hajdutët e tij, por e rrënoi atë

09:21 - 05/10/26
Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

Aksident tragjik në Greqi! Motori përplaset me monopatinën, humbin jetën dy të rinj shqiptarë (Emrat)

09:11 - 05/10/26
Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

Nis viti i ri akademik/ 120 mijë studentë në auditorët e Universiteteve, 20 mijë ulen për herëv të parë

08:49 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com