GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi

18:39 - 12/06/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 7 min
A A
Petrit Maho i fut paratë e pista poshtë vezëve “Beata”, lidhjet nga Tom Doshi dhe Dritan Prifti, tek Taulant Balla dhe Bledi Çuçi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Biznesmeni Petrit Maho është pjesë e strukturës mafioze që ka ngritur Tom Doshi, me shumë kompani që marrin tenderat përmes mbështetjes së tij dhe ndërkohë pastrojnë paratë e politikanëve të korruptuar.

Në këtë konkluzion dolëm pasi verifikuam pretendimet e shumë qytetarëve se veza “Beata” nuk garanton sigurinë ushqimore. Nëse një kompani e prodhimit të vezëve ka probleme dhe ndërkohë autoritetet e kontrollit të ushqimit mbyllin sytë, sigurisht pas saj ka mbështetje të fuqishme politike.

Më konkretisht, “Beata” shpk u themelua në Shkodër më 17 prill 2014 me kapitalin 100 000 lekë dhe aktivitetin do ta ngrinte në Koplik. Duket e çuditshme sepse Maho ishte i vendosur në Tiranë ku merrej me tregtinë e ilaçeve. Por pas disa muajve bëhet e qartë se Maho ishte një “prestanome’.

Më 10 tetor 2014, Petrit Maho bën shitjen e dyshimtë 70 % të kuotave të kapitalit themeltar tek ortakët e rinj Tom Doshi, ish-ministri i ndjerë Dritan Prifti (që do të nxirrte më pas videon e famshme me Ilir Metën) dhe Klodjan Mema.

Dritan Prifti bleu 25 % të aksioneve me 25 mijë lekë të vjetra, Klodjan Mema 10% dhe Tom Doshi 35% të aksioneve për të cilat pagoi 35 mijë lekë. Biznes i mirë po të kemi parasysh se kompania e ka xhiron mbi 3 miliardë lekë në vit.

Dinamikë shitblerjesh kuotave do të kemi edhe më vonë. Kështu, më 23 shkurt 2015, Dritan Prifti ia shiti aksionet Tom Doshi  dhe shoqërisë “Premiere Services” (20%).

Kjo e fundit (Premiere Service) ishte një kompani e ngritur nga i ndjeri Dritan Prifti në emër të fëmijëve të tij.

Rreth një muaj pas këtij transaksioni, nga “Beata” largohet me letra edhe Tom Doshi, zotërues tashmë i 40% të aksioneve, të cilat i kishte blerë në total 40 mijë lekë.

Dhe më 9 mars 2015, shoqëria “Premiere Services” e fëmijëve të Priftit, ua shet aksionet biznesmenit Ilir Bisha. Por shitja më e fuqishme vjen një ditë më pas.

Më 10 mars 2015, Tom Doshi ia kalon 40 % të kuotave të zotëruara në shoqërinë “Beata” kompanisë “Breçani- R.O.S.P” e Erzen Breçanit që bashkë me të birin u arrestuan vitin e kaluar për trafikim droge dhe pastrim parash. Për blerjen e aksioneve të “Beata”, Breçani i pagoi Doshit 250 mijë euro.

Ndërsa më 5 gusht 2016, ka ndodhur transferimi i kuotave te kapitalit të “BEATA-s” me ane të shitblerjes nga Ilir Bisha tek Petrit Maho. Këto duken si veprime të komanduara, sepse më 23 gusht 2016 edhe Breçani i ka kthyer mbrapsht aksionet tek Petrit Maho.

Pak më vonë më 7 tetor 2016, edhe Klodjan Mema i ka shitur aksionet Petrit Mahos.

Sipas dokumentit të mëposhtëm, kjo kompani ka xhiron mbi 3 miliardë lekë në vit. Mund të imagjinoni se çfarë vlerash fshihnin transaksionet e shitblerjes.

 

Lidhja me prefektin e Shkodrës

Paralelisht me Tom Doshin, Petrit Maho ka bërë biznes me ish-prefektin e Shkodrës Paulin Radovani. Në vitin 1996 ai krijon kompaninë “Jona” shpk, me objekt prodhimet farmaceutike. Në vitin 2004, Maho i ndryshon emrin kompanisë, duke e quajtur “Intermed”.

Maho, në vitin 2013, krijon raporte biznesi me Paulin Radovanin, i cili, në tetor të atij viti, emërohet Prefekt i Qarkut të Shkodrës. Radovani ishte aksioneri kryesor i “Radofarma depo veterinare”, e krijuar në vitin 2011, e cila më pas u emërtua “Medica-Vet”. Kjo kompani ka si aktivitet të saj tregtinë e barnave për kafshët.

Paulin Radovani, në vitin 2005 zgjeron aktivitetin e tij, duke qenë aksioneri kryesor i shoqërisë “Noval”, së bashku me tre ortakë të tjerë, dy prej të cilëve shtetas italianë.

Në vitin 2013, kur Radovani po përgatitej të merrte postin e prefektit të Qarkut Shkodër, ai vendos të shesë kompanitë e tij. Blerësi ishte i një person i garantuar, Petrit Maho i kompanisë “Intermed”.

Petrit Maho, ortak me vëllain e Taulant Ballës, merr me koncesion kontrollin e ushqimeve

Kompania “Noval Laboratory”, e cila, me firmë të ish-Ministrit të Bujqësisë, Bledi Çuçi, ushtron kontrollin e cilësisë ushqimore, ka lidhje indirekte me vëllain e Taulant Ballës, George, përveç Tom Doshi, si edhe me ish-prefektit socialist të Shkodrës, Paulin Radovani.

Në bazë urdhrit të Çuçit më 2020 autorizohet kompania “Noval Laboratory” që të kryejë analizat e mostrave të ushqimeve të marra gjatë kontrolleve të inspektorëve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU). Pra nxirret jashtë loje laboratori i AKU dhe i varen mëlçitë ujkut në qafë.

Në urdhrin e Çuçit jepen edhe argumentet se përse ai vendosi që kompetencën për kontrollin ushqimor t’ia heqë institucionit shtetëror, AKU, dhe t’ia kalojë një kompanie private, duke përmendur faktin se laboratorët e “Noval” janë certifikuar nga autoritete ndërkombëtare. Po kur u krijua dhe dhe u certifikua kaq shpejt ky laborator.

“Noval Laboratory” është regjistruar si biznes me emëer të ri në korrik të vitit 2018 nga Petrit Maho. Për më tepër, nuk mundet që prodhuesi i vezëve të bëjë analizat e produkteve të tij se është në konflikt interesi.

Megjithatë, ka një shtysë të fuqishme, që e ka detyruar Çuçin të firmosë këtë urdhër. Le të kthehemi pak në kohë. Në tetor të vitit 2013, Viktor Jaso, një tjetër personazh i lidhur me Petrit Mahon regjistron kompaninë “Pharma Next”, me aktivitet tregtimin me shumicë dhe pakicë të artikujve farmaceutikë dhe kozmetikë. Një muaj më vonë, më 14 nëntor 2013, kompania i shitet Stela Pazarit, e cila nuk ka një rol të thjeshtë episodik në këtë histori.

Një muaj më pas, rikthehet Jaso këtë radhë bashkë me Petrit Mahon dhe riblejnë kompaninë.  Më 20 janar 2014 është miratuar shitja e kuotave te zj.Stela Pazari në masën 70% në favor të z.Petrit Maho dhe 30% tek Viktor Jaso, ndërsa Stela qëndroi administratore.

Por në 17 qershor 2014 ndodhi afrimi më i madh që do ta gjallëronte këtë kompani. Petrit Maho i shiti 10% të aksioneve në favor të George Ballës, vëllait të deputetit dhe ministrit Taulant Balla.

George Balla bëhet ortak në “Pharma Next” për vetëm 60 lekë, por ka përfitime të tjera.

Megjithëse kompania ishte në gjendje të shëndetshme (realizonte fitime falë shitjeve) pronarët kishin idenë që ta mbyllnin, sepse u krye “misioni” i George Ballës. Kështu, më 7 shtator 2015 është vendosur pushim i përkohshëm pa afat i aktivitetit. Në dokumentin më poshtë shohim se kompania ka xhiro rreth 1.3 miliardë lekë.

Dhe kthesa ndodh shpejt. Tri javë më vonë, më 28 shtator 2016 është ndryshuar statusi i kompanisë nga i “Pezulluar” në “Aktiv”. Ndërsa lëvizja tjetër është e çuditshme! Më 10 tetor 2016 është vendosur likujdimi i shoqërisë. Pastaj ky është një proces që ka zgjatur shumë. Deri në vitin 2022 ka vazhduar “likujdimi”! Madje njëra nga likujdatoret ka dhënë dorëheqje dhe procesin e ka vazhduar një person tjetër.

E habitshme është se megjithëse në likuidim, kompani kishte shumë para dhe kapitale aktive.

Pra, kjo është një mënyrë perfekte që politikanët të fshihnin paratë e trafikut të influencës. Me sa duket nga Balla mësoi edhe Erion Veliaj, që hapte kompani në emër të vëllait.

Ndërkohë personazhet e këtij transaksioni vazhdojnë të njëjtin biznes. Jaso më parë ishte aksioner me 40 % i kompanisë “Vinpharma”, ku sërish i shiti aksionet. Ndërsa Stela Pazari hapi dy kompani konsulence.

Tenderat e ilaçeve, ku Petrit Maho dhe e motra marrin pjesën e luanit

Në këmbim të fshehjes së parave të politikanëve, Tom Doshi dhe eksponentë të tjerë të PS-së, do ta ndihmonin që të merrte para me lopatë nga tenderat e shëndetësisë. Këtë vazhdon ta bëjë përmes tri kompanive që ka hapur në emër të tij dhe në njërën që e ka në emër të motrës. Dyshohet se një pjesë e tenderave merren për llogari të Tom Doshit, i cili është operatori kryesor i prodhimit dhe i tregtimit të ilaçeve në drejtim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë pandemisë, në QSUT kompania “Intermed” ka përfituar numrin më të madh të tenderave me vlerë 12 miliard lekë. Motër e vëlla të lidhur me rrethin e ngushtë të PS-së, kanë marrë 78.8% të tenderave pa garë dhe në mungesë konkurrence.

Petrit Maho dhe Merita Sheqi, motër e vëlla favorizohen nga lidhjet e ngushta me deputetët dhe ministrat e PS-së.

Deri në fund të vitit të kaluar, kompania e Mahos ka marrë 217 tendera nga Institucionet e Shëndetësisë në vlerën e mbi 3 miliardë lekëve ku pjesa dërrmuese janë me “Flamur të kuq” për mungesë konkurrence. Petrit Maho dyshohet se mbulon vilat e disa politikanëve të korruptuar, ndërsa lidhjet e tij më të forta janë me Tom Doshin, Taulant Ballën, Flamur Nokën, Vullnet Sinën.

Korrupsioni është bërë haptazi dhe në sytë e zyrtarëve. Po e ilustrojmë me këtë rast më poshtë. Ky prokurim me vlerë 170 milionë lekë pa tvsh është marrë nga “Intermed” e Petrit Mahos në bashkëpunim me “EVITA SHPK” të Majlinda Fetiut (kompania që ka fituar koncesionin e Hemodializës me vlerë rreth 8.6 miliardë lekë). Përballë tyre “konkurronte” kompania e të motrës së Petrit Mahos “REJSI Farma”. Domethënë  paratë do futeshin ose në xhep të Meritës ose Petritit.

Nga ana tjetër ‘Rejsi Farma’ ka marrë 610 tendera nga Ministria e Shëndetësisë. Një pjesë tenderave të majmë Merita Shqi i ka marrë nga QSUT, kur drejtore ishte Alabana Fico, kunata e Bledi Çuçit. Ky pasurim është i mundur vetëm nëse je pjesë e zinxhirit të korrupsionit mes kompanive, dëputetëve, ministrave, vëllezërve, motrave, kunatave, baxhanakëve të tyre.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Bledi ÇuçiMerita SheqiPetrit MahoTaulant Ballatom doshi

Lajme të lidhura

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave
Aktualitet

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë
Aktualitet

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Para
Ekstradohen në Shqipëri 2 persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar

Ekstradohen drejt Italisë 3 pjesëtarë në organizata kriminale - Emrat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë
Breaking Views

Kapitullon Partizani: Penallti e humbur nga Skuka dhe gol i pësuar në shtesë

23:24 - 17/07/25

Partizani është skuadra e parë e Superiores që e ka mbyllur me Europën për këtë edicion. Të kuqtë u eliminuan...

Lexo më shumë
“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

“Kamerat fiken natën, të dënuarit dalin dhe kthehen në mëngjes”, flet ish-drejtoresha e Burgut të Grave

22:35 - 17/07/25
Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

Gramsh, fuoristrada del nga rruga, 3 të plagosur dërgohen tek Trauma në Tiranë

21:45 - 17/07/25
Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

Zbulohet kundërshtari i Dinamos në turin e dytë të Conference League, e eliminoi Partizani para 2 vjetësh

21:24 - 17/07/25
Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

Situatë alarmante me zjarret, Drenova dhe Lura nën flakë, dyfishohet numri vatrave aktive

20:34 - 17/07/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com