GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, Balliu: Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtare është arrestimi i Belës dhe Ramës

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i Ballukut, Balliu: Kjo ishte goditja e parë, ajo përfundimtare është arrestimi i Belës dhe Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut, Klevis Balliu e konsideron këtë si “goditja e parë serioze ndaj regjimit dhe një fitore e pastër e rezistencës qytetare”.

Ai thekson se masa nuk është dhuratë e pushtetit, por rezultat i presionit popullor, denoncimeve mediatike dhe guximit të gazetarëve.

Balliu nënvizon se Lubi Balluku është vetëm një vegël e shefit të korrupsionit, Edi Rama, dhe se misioni i opozitës dhe qytetarëve përfundon vetëm me rrëzimin e plotë të sistemit, arrestimin e Ramës dhe Ballukut, konfiskimin e pasurive të vjedhura dhe çmontimin e “narkoshtetit”.

Ai kërkon dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit dhe krijimin e një qeverie teknike për të rikthyer ligjin dhe dinjitetin e shtetit.

Reagimi

Pezullimi i Lubisë është goditja e parë serioze ndaj regjimit dhe një fitore e pastër e rezistencës qytetare. Kjo nuk është rastësi dhe as dhuratë e pushtetit, por rezultat i drejtpërdrejtë i presionit popullor, denoncimeve të pandërprera të mediave dhe guximit të gazetarëve që nuk u përkulën.

Kallëzimi i Partisë Demokratike e vuri çështjen në shina ligjore, por hetimi u sabotua dhe u zvarrit qëllimisht nga segmente të kapura të drejtësisë. Vetëm përballë betejës politike të opozitës dhe shpërthimit të revoltës qytetare në protestat e fundit kombëtare, pushteti u detyrua të tërhiqet dhe të braktisë mbrojtjen e Lubisë.

Por askush të mos mashtrohet: Lubi Balluku nuk është as fillimi dhe as fundi. Ajo është vetëm një vegël e shefit të korrupsionit, Edi Rama. Kjo rezistencë nuk mbyllet me një pezullim formal, por vetëm me rrëzimin e plotë të sistemit të grabitjes.

Misioni ynë përfundon vetëm me arrestimin e Rama-Ballukut, konfiskimin e pasurive të vjedhura dhe çmontimin e narkoshtetit.

Sot u dha përgjigjja për të gjithë ata që pyesnin çfarë sjellin protestat: protestat detyrojnë pushtetin të lëkundet, të dorëzohet dhe të tërhiqet.

Edi Rama duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Shqipëria duhet të shkojë drejt një qeverie teknike, për të shpëtuar vendin nga kthetrat e regjimit Rama-Lubi dhe për t’i kthyer shtetit ligjin dhe dinjitetin.

Etiketa: ArrestimBalliubelaKryesore1Rama

Lajme të lidhura

Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama
Breaking Views

Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama

08:30 - 08/11/26
Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve
Breaking Views

Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve

08:05 - 08/11/26
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri
Aktualitet

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Real Madrid nuk e diskuton Valencian, presion Barelonës për kreun
Breaking Views

Real Madrid nuk e diskuton Valencian, presion Barelonës për kreun

09:07 - 08/11/26

Mes La Liga dhe Champions, ndaj Valencia-s, Real Madrid siguroi fitoren e 8-të radhazi, një ecuri e jashtëzakonshme që rikthehen...

Lexo më shumë
Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama

Ndiqte protestën, shoqërohet në polici gazetari holandez që denoncoi “Albanian Files” të kryeministrit Rama

08:30 - 08/11/26
Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve

Fotot e të rinjve në revoltë bëjnë xhiron e botës, Reuters raporton protestën e studentëve

08:05 - 08/11/26
Horoskopi i së dielës, këshillat e yjeve sot për secilën shenjë

Horoskopi i së dielës, këshillat e yjeve sot për secilën shenjë

07:45 - 08/11/26
Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela

Mot i paqëndrueshëm dhe reshje të lehta, ja si parashikohet e diela

07:31 - 08/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com