Institucioni i Presidentit të Republikës ka reaguar sot në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila pezulloi pjesërisht dekretin nr. 350, datë 01.10.2025, që caktonte datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës.
Në një njoftim për media, Zyra e Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun në Presidencë thekson se Presidenti respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe ndarjen e pushteteve.
“Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr. 350, datë 01.10.2025,” – thuhet në deklaratë.
Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankesave të ngritura mbi legjitimitetin dhe kushtetutshmërinë e vendimit presidencial për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në kryeqytet.
Institucioni i Presidentit nuk ka dhënë ende komente shtesë mbi hapat e mëtejshëm pas këtij zhvillimi.










Discussion about this post