GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Pezullimi i START-it/ Stoltenberg fton Putinin për rishqyrtim

14:24 - 21/02/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Pezullimi i START-it/ Stoltenberg fton Putinin për rishqyrtim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensionet mes Rusisë dhe perëndimit nuk duket se do marrin fund të paktën për sa ipërket periudhës aktuale me Putin që duket se kërkon të rikthehet në epokën e luftës së ftohtë që karakterizoi shekullin e 20-të.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), Jens Stoltenberg, i ka kërkuar Rusisë që ta rishqyrtojë vendimin e saj për pezullimin e pjesëmarrjes në traktatin me Shtetet e Bashkuara që kufizon arsenalin strategjik bërthamor të të dyja palëve.

Në fjalimin e kësaj të marte (21 shkurt), presidenti rus, Vladimir Putin, tha se është i detyruar të njoftojë se shteti i tij është duke e pezulluar pjesëmarrjen në traktatin për armët strategjike. Ai ka thënë se Rusia nuk po tërhiqet nga marrëveshja, mirëpo vetëm po e pezullon pjesëmarrjen.

I ashtuquajturi START-i i Ri, është traktati i vetëm për armët bërthamore në mes të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, i cili është zgjatur për pesë vjet më 2021.

I nënshkruar fillimisht më 2010, ky traktat i kufizon amerikanët dhe rusët në posedimin e kokave bërthamore me rreze të gjatë në 1.550, shifër më e vogël sesa ajo që ka qenë në marrëveshjen fillestare.

Stoltenberg tha se Rusia po përgatitet për eskalim të luftës, e jo për paqe.

Ai tha se NATO po planifikon që të mbajë një takim me ekspertë të prokurimit të armëve për t’u siguruar që Ukraina do t’i ketë armët që i nevojiten.

Diplomatët e lartë të Bashkimit Evropian paralajmëruan të hënën se duhet të gjenden mënyra për të ofruar shpejt mijëra predha artilerie për Ukrainën ose BE-ja do të duhet të përballet me mundësinë e humbjes së luftës kundër Rusisë.

Javën e kaluar, Stoltenberg tha se koha e pritjes për furnizimin e “municioneve të kalibrit të madh është rritur nga 12 në 28 muaj”.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje aleatëve të tij perëndimorë që të shpejtojnë mbështetjen e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se vonesat do të jenë në dobi të Rusisë tani që po afrohet përvjetori i parë i nisjes së luftës në Ukrainë më 24 shkurt.

NATO beson se Rusia ka nisur një ofensivë të re në javët e fundit, duke rritur intensitetin e sulmeve në Ukrainën lindore, ndërkohë që edhe po shton forcat në pjesën jugore. Zyrtarët kanë thënë se Ukraina ka të ngjarë të nisë kundërofensivën e saj në pranverë.

Etiketa: NATORusiaStoltenberg

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë
Aktualitet

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale
Breaking Views

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
Para
Ja sinjalet që nuk duhen nënvlerësuar në lidhje me plakjen e trurit

Ja sinjalet që nuk duhen nënvlerësuar në lidhje me plakjen e trurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar për The Telegraph se po konsideron seriozisht të tërheqë SHBA-në nga NATO, pas refuzimit...

Lexo më shumë
Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

Klevis Qose shkarkohet si drejtues i Burgjeve, në vend të tij emërohet ish-drejtori i Tensionit të Lartë

15:48 - 01/04/26
Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

Administrata pa letra/ Ibrahimaj: Kalojmë te firmat online dhe proceset digjitale

15:35 - 01/04/26
PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

PD, letër ambasadave: Në Gjykatën e Lartë po tentohet lirimi i të arrestuarve për korrupsion

15:26 - 01/04/26
Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

Përjashtimi nga partia, anëtarët e PD Durrës në seli, kërkojnë ballafaqim me Berishën

15:17 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com