GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pezullohen zgjedhjet në Tiranë/ PS mesazh strukturave: Mos e ndalni fushatën

19:37 - 09/10/25
në Aktualitet, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Fushata për zgjedhjet e 14 Majit,  Rama mbledh kryesinë e PS-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Edhe pse Gjykata Kushtetuese ka vendosur pezullimin e dekretit presidencial për mbajtjen e zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës më 9 nëntor, kjo nuk i ka ndalur dy forcat kryesore politike në vend, PS dhe PD, të cilat po vijojnë punën në terren me strukturat dhe mbështetësit e tyre.

Partia Socialiste, sipas burimeve nga selia rozë, u ka kërkuar strukturave në kryeqytet të mos ndalin asnjë aktivitet, duke theksuar se vendimi i Kushtetueses nuk përbën anulim, por pezullim të dekretit deri më 31 tetor, kur pritet të merret vendimi përfundimtar për vlefshmërinë e tij.

Në një mesazh zyrtar drejtuar strukturave të PS-së në Tiranë thuhet:

“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor.”

Burime nga brenda PS-së thonë se organizimi në terren nuk do të ndalet, dhe të gjitha takimet e planifikuara do të zhvillohen si normalisht, për të ruajtur moralin elektoral dhe përgatitjen logjistike në rast se votimi zhvillohet.

Edhe Partia Demokratike, që për garën në Tiranë po mbështet kandidatë të pavarur në kuadër të një koalicioni të gjerë opozitar, ka konfirmuar se do të vijojë mobilizimin dhe kontaktet me qytetarët, duke e konsideruar vendimin e Kushtetueses si një fazë teknike, jo politike.

Megjithatë, nga pikëpamja praktike, mbajtja e zgjedhjeve më 9 nëntor duket gjithnjë e më pak e realizueshme. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i cili pritet të botohet së shpejti në Fletoren Zyrtare, ndalon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të vijojë përgatitjet për procesin: nuk mund të regjistrohen parti, koalicione apo kandidatë, të ngrihen komisione votimi apo të përgatitet logjistika zgjedhore, përfshirë edhe printimin e fletëve të votimit.

Në pritje të 31 tetorit, situata mbetet pezull, ndërsa partitë përpiqen të ruajnë ritmin elektoral dhe të mbajnë strukturat “në gatishmëri”.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE
Breaking Views

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit
Breaking Views

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Para
Shtatori 2025, muaji i treti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Shtatori 2025, muaji i treti më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në botë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com