GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pistat e zhdukjes së Ervis Martinajt, Karamuço zbulon dy skenarët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Xhaxhai i Ervis Martinaj: E kanë vrarë, pasojat kanë ardhur nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ervin Karamuço, ekspert kriminalist, nga studio e emisionit Top Story, ka zbuluar dy skenarët ku është përqëndruar vëmendja e organeve ligjzbatuese në lidhje me fatin e Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si “mbreti i lojrave të fatit”.

Prej 9 gushtit të vitit të kaluar nuk ka asnjë gjurmë për Martinajn, ndërsa një ditë më parë kreu i SPAK tha se nuk ka prova që të tregojnë se ai ka vdekur, ndaj dhe Prokuroria Speciale po e heton si çdo person tjetër.

Por Karamuço referuar hetimeve të Policisë së Shtetit dhe SHISH lidhur me çështjen tha se dy janë mundësitë mbi zhdukjen e tij.

“Dëgjova sot kreun e Prokurorisë së Posaçme, i cili kur u pyet mbi Ervis Martinajn, dhe ajo që ai u përgjigj ishte diçka shumë fluide.

Dimë por nuk kemi të dhëna etj, etj. Sepse normalisht po nuk pate profil ADN-je në rastin më të keq dhe një foto me datat aktuale nëse është i gjallë, nuk thua dot asgjë as për njërin fat, as për tjetrin.

Por hetimet që janë bërë vjet nga policia e Shtetit, me informacione të Shërbimit Informativ të Shtetit, kanë qenë më së shumti, se dy janë mundësitë. Ose ky person ka ikur nëpërmjet Durrësit, ku është pritur nga një femër e pastaj ka ikur në Golem, e pastaj me një motoskaf ka shkuar në një anije në Radë, e që prej aty më pas është zhdukur.

Ose varianti i dytë është që nëse është zhdukur në Durrës, ka ardhur një furgon nga Vlora, dhe më pas nga aty është çuar në Vlorë e kanë ekzekutuar dhe e kanë hedhur në det. Pra këto janë të dy mundësitë, por asnjëra e as tjetra nuk është provuar se nuk ka asnjë lloj prove as për një version as për tjetrin,” tha Karamuço.

Etiketa: KaramucoMartinajpistat

Lajme të lidhura

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli
Aktualitet

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë
Aktualitet

Investigimi, nga atentati ndaj ‘Tanit të Ruzhdiut’ në Sarandë tek tonelatat e kokainës në Spanjë

19:21 - 26/10/26
Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë
Aktualitet

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë për kultivim kanabisi, sekuestrohen 220 kg marijuanë

19:07 - 26/10/26
Para
Abuzimet me fondet e IPARD, SPAK nis hetimet

‘Gërdeci’, shtyhet seanca për tre ditë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë
Breaking Views

Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur, Erjon Vishkulli meriton drejtësi, jo propogandë

20:17 - 26/10/26

Demokratët Evropianë kanë reaguar për rastin e 28-vjeçarit Erjon Vishkulli, i cili u plagos në sy me plumb gome gjatë...

Lexo më shumë
Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

Dënohet peshkatari shqiptar, transportoi me skaf 17 emigrantë në Angli

20:02 - 26/10/26
Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

Aktivistja: Nesër mbledhja para Fakulteteve në orën 13:00, më pas marshimi

19:51 - 26/10/26
Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

Rama për median greke: Nuk jap dorëheqje! Largimin tim e kërkojnë disa persona me kapuçë

19:41 - 26/10/26
Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

Presheva merr 2 mandate, Mehmeti: Mund të bëhemi pjesë e qeverisë së re

19:33 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com