GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PL: Akuadromi me qira, aferë e re korruptive e Erion Veliajt

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PL: Akuadromi me qira, aferë e re korruptive e Erion Veliajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës, Endrit Braimllari, deklaroi sot se dhënia me qira e kompleksit të pishinave të Tiranës, biznesmenëve, është një aferë e re korruptive e kryebashkiakut socialist Erion Veliaj ndaj, grupi i këshilltarëve të PL në bashkinë e Tiranës do të kërkojë do të ndërmarrë çdo nismë ligjore për të zhbërë këtë vendim korruptiv.

“Dhënia me qira e Akuadromit ose kompleksit të pishinave të Tiranës tregon qartë vullnetin e Erion Veliajt për të zhbërë çdo mundësi që qytetarët kanë për të shfrytëzuar një hapësirë publike më një çmim të lirë, – tha sot Braimllari. –  Teksa 60% e qytetarëve shqiptarë nuk kanë mundësi të kryejnë pushime, as një javë të vetme, kryetari i bashkisë së Tiranës po i heq mundësinë e vetme argëtuese, shplodhëse qytetarëve të Tiranës me çmime të përballueshme në këtë verë të nxehtë.

Një vit më parë Erion Veliaj do të shprehej se Kompleksi i Pishinave po i kthehej në administrim bashkisë dhe se ajo do ta administronte më mirë se privati dhe me çmime më të lira.

Por sot, ai ka ndërruar mendje dhe një mundësi që duhet t’a kishin qytetarët e Tiranës, çlodhëse, argëtuese në kushtet e një krize të thellë ekonomike po ia heq duke ja dhënë biznesmenëve të lidhur me të, me një çmim qesharak, duke zhdukur një herë e përgjithmonë çdo hapësirë publike në kryeqytet.

Është e qartë që Erion Veliaj është një kryetar bashkie i cili sot nuk përfaqëson interesin qytetar por vetëm atë të oligarkëve ku ai vetë është i lidhur në biznes.

Teksa Bashka e Tiranës menaxhon një buxhet 275 milionë euro në vit dhe 67% të tij e çon për paga dhe shërbime operative një pjesë e mirë këtij buxheti mund të përdorej për të administruar dhe mirëmbajtur pronat e bashkisë, që ato të aksesohen nga qytetarët me çmime të arsyeshme.

Për t’ia bërë të mundur përballimin në këto kohë krize ku çdo ditë e më shumë qytetarët po zhyten në varfëri për shkak të keqqeverisjes, keqmenaxhimit dhe korrupsionit të pushtetit qendror dhe lokal.

Erion Veliaj premtonte shtimin e hapësirave të gjelbërta, sportive dhe reakreative.

Në këto 9 vite ka zhdukur çdo hapësirë të mundshme të gjelbërt, sportive dhe reakreative për interesa të ngushta okulte në kurriz të qytetarëve të Tiranës.

Grupi i këshilltarëve të Partisë së Lirisë në bashkinë e Tiranës do të kërkojë transparencë mbi këtë aferë të Erion Veliajt dhe do të ndërmarrim çdo nismë ligjore për të zhbërë këtë vendim korruptim,” thuhet në përfundim të deklaratës.

 

 

Etiketa: akuadromVeliaj

Lajme të lidhura

“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja
Aktualitet

“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

12:17 - 25/07/26
Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë
Aktualitet

Tabaku zbërthen 10 vitet e “Ligjit të Investimeve Strategjike”: Parlamenti është përdorur si noter i qeverisë

10:02 - 25/07/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

Protesta hyn në ditën e 56, qytetarët zbresin përsëri sot në shesh për largimin e Ramës

09:20 - 25/07/26
Para
‘Ligji Gjinushi’, Fuga i shkruan presidentit: Mos e dekretoni…

'Ligji Gjinushi', Fuga i shkruan presidentit: Mos e dekretoni...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Legjendat Flasin” / Armando Sadiku rrëfen rrugëtimin e një karriere historike me fanellën kuqezi
Sport

“Legjendat Flasin” / Armando Sadiku rrëfen rrugëtimin e një karriere historike me fanellën kuqezi

12:22 - 25/07/26

Armando Sadiku është i ftuari i radhës në rubrikën “Legjendat Flasin”, ku ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare rikthen momentet më të...

Lexo më shumë
“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

“Askush nuk më ka nxjerrë jashtë!” Përplasja mes Ramës dhe Braçes, shpërthen deputeti: Dola vetë se nuk kisha më çfarë të dëgjoja

12:17 - 25/07/26
Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

Konflikti në Durrës, sekuestrohet arma e efektivit që dyshohet se shoqërohej me Denis Tafilin

11:57 - 25/07/26
Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua në duelin më të madh të boksit shqiptar

Sonte shkruhet historia, Kristian Prenga sfidon Anthony Joshua në duelin më të madh të boksit shqiptar

11:26 - 25/07/26
U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

U vranë nga ish-dhëndri, përcillet sot për në banesën e fundit çifti i bashkëshortëve Plaka

10:50 - 25/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com