GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

PL denoncon: Rama i dha 100 milionë euro brenda një dite…

15:10 - 30/12/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
PL denoncon: Rama i dha 100 milionë euro brenda një dite…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar pas “Pakos së Madhe” që miratoi qeveria Rama për familjet në nevojë, pensionistët dhe të tjera kategori, të cilët do të përfitojnë këtë fundvit një shumë monetare.

Në një postim në rrjetet sociale, Blushi thotë se Rama ka dhënë “100 MILION EURO për “5” oligarkë” dhe “nga 8 MIJË LEKË për 695 mijë pensionistë”.

“Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri”, shkruan Blushi.

Duke bërë një krahasim me shumën e ndarë për pensionistët, Blushi sjell në vëmendje të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave që tregojnë se “më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro”.

“Prioritet i Edi Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë!”, thekson Blushi.

 REAGIMI I PLOTE

“Pakoja e Madhe” e Edi Ramës:
100 MILION EURO për “5” oligarkë.
Nga 8 MIJË LEKË për 695 mijë pensionistë.

Lëmosha e mjerimit është kartolina e Edi Ramës për qytetarët në nevojë në prag të Vitit të Ri. Ndërkohë që për 695 mijë pensionistë në mbarë vendin Qeveria ka vendosur të ndajë 8 mijë lekë shpërblim, të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se më datën 27 dhjetor 2022, brenda një dite, Edi Rama ka kaluar në llogaritë e një grushti oligarkësh rreth 100 milion euro.

Prioritet i Edi Ramës nuk janë shtresat në nevojë, që me rritjet abuzive të çmimeve në këtë dimër të vështirë nuk kanë mundësi të ushqehen, të ngrohen dhe as të festojnë!

Sepse një qytetari (67% e popullsisë) që jeton me 5.5 dollarë në ditë të ardhura, i duhet të mos prishë asnjë qindarkë për 12 ditë të muajit që të ketë mundësi të blejë gjelin e Vitit të Ri, që sot në treg kushton nga 6 deri në 7 mijë lekë.

Padrejtësia, pabarazia dhe ndasia kriminale ka arritur kulmin ndaj dhe shqiptarët duan të ikin çdo ditë, pse nuk kanë shpresë kur shohin se me taksat e tyre majmen oligarkët, ndërkohë të pamundurit as nuk blejnë dot gjelin dhe as e mbushin dot tryezën e Vitit të Ri.

 

Etiketa: Edi RamaPartia e LiriseTedi Blushi

Lajme të lidhura

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…
Breaking Views

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15
Breaking Views

“U neveritën me Ramën”, Berisha për negociatat me BE: Dy javë më parë ishin 4 vende që bllokonin Shqipërinë, do të jenë 15

21:21 - 06/04/26
Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Berisha sfidon Ramën: Le të vijë në gjykatë të ballafaqohemi, edhe shqiptarët do mësojnë të vërtetën

11:08 - 06/04/26
Para
6 pyetje të zgjuara që duhet t’i bëni vetes në fund të vitit

6 pyetje të zgjuara që duhet t’i bëni vetes në fund të vitit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26

Kryendeshja e javës së 31-të të Serie A mes Napolit dhe Milanit shkon në favor të vendasve të cilët arrijnë...

Lexo më shumë
Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

Rregulla të reja për udhëtimet drejt vendeve të BE, çfarë ndryshon nga 10 prilli

23:07 - 06/04/26
Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

Vlora nesër pa ujë, lagjet ku do të ketë ndërprerje nga Ujësjellësi

22:57 - 06/04/26
Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

Zgjedhjet në PD, Evi Kokalari paralajmëron Berishën dhe Shkëlzenin…

22:12 - 06/04/26
Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

Rrezik për kursimet e shqiptarëve, Opozita ngre alarmin për Jet Bank

22:00 - 06/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com